Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafë Krasniqi:Bjerini kokës, sa s’është bërë vonë...

Shko poshtë

Mustafë Krasniqi:Bjerini kokës, sa s’është bërë vonë... Empty Mustafë Krasniqi:Bjerini kokës, sa s’është bërë vonë...

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 07, 2011 1:59 am

Bjerini kokës, sa s’është bërë vonë...
Nga Mustafë Krasniqi

Ne që pas luftës e këtej, disi sikur kemi qenë të prirur t’ia bëjmë vetës pusin në mes fushës me lule, sikur kemi humbur toruan, në vend se të ecim rrugës së ndërgjegjes, e të respektonim njërit-tjetrin. Ne, gjatë kësaj rruge, u bëmë ujq, që ta hamë njëri-tjetrin, ndërkohë që të tjerët na hanin dhe po na hanë si ujkonjat dhe shtihen para botës demokratike si engjëj.

Vallë, ç'po ndodh me kombin tonë!? Ne, sikur kemi harruar çdo gjë, sikur çdo gjë dhe ajo më tragjikja që i ka ndodhur kombit nëpër periudha të ndryshme, na është shlyer nga memoria, sikur jemi bërë të çartur, e qesharakë, sikur mbi fatin tonë krijohen idhuj, e ato deshëm apo s’deshëm duhet pranuar. Si kur kemi harruar fushat e lara, e të stërlara me gjakun e dëshmorëve edhe të pleqve, grave e fëmijëve, po edhe të atyre fëmijëve që nuk patën mundësi të dalin nga barku i nënës, që ende pa e parë dritën e kësaj bote, pësuan nga thikat e xhelatëve, greko-serbosllav, nëpër periudha të ndryshme.

Madje, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, sidomos gjatë vitit të kaluar dhe fillimit të këtij viti u thurën shumë situata të pakëndshme për popullin shqiptar në përgjithësi, duke filluar që nga Enciklopedia shovene maqedone, Raporti i Dik Martit, zgjedhjet 12 dhjetorin, e deri te demonstrata e këtij viti, në Shqipëri, që pësuan me vrasjen e tre vetave, e plagosjen e shumë demonstruesve të tjerë. Po në këto ditë edhe nga Maqedonia dolën zëra të përvajshëm, sulm mbi monumentet e lashta historike shqiptare, madje Enciklopedia nuk u harrua; tash më ajo po zbatohej në praktikë. Si mbi kalanë e Shkupit dhe mbi trojet e shqipes së vjetër po rrënohet gjithçka shqiptare, e po ndërtohen dhe ngritën kisha, përmendore sllave, me të vetmin qëllim që shqiptarët t’i trajtojnë si ardhacakë e të pakulturë, sikur dikur politika fashiste Greke, që bëri mbi Çamët.

Në këtë vështrim do të ndalem në tri çështje themelore që po përballet kombi ynë në përgjithësi, si:

Mustafë Krasniqi:Bjerini kokës, sa s’është bërë vonë... GetInline.aspx?messageid=19bb2c5b-323e-11e0-bcfc-00215ad82410&attindex=2&cp=-1&attdepth=2&imgsrc=cid%3aimage004.jpg%4001CBC64A.7EEE7F30&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.1.106
1. Maqedonasit përmes Enciklopedisë provokuan dhe i testuan shqiptarët se sa janë të prekshëm ndaj këtij provokimi, gjë që shfrytëzuan situatën dhe gjetën rrugën e hapur, atëherë kur shqiptarët në mes vete ishin bërë si ujq të uritur, madje edhe kishin harruar se kë e përfaqësojnë. Testi që bëri Akademia e Shkencave e Maqedonisë, e ushqyer me ndjenjat kriminale nga programi famëkeq i kriminelit Serb, Vaso Çubralloviqit, arriti qëllimin e vet të ndihmuar nga makineria politike e Maqedonisë, gjë që kinse kjo e fundit e ndaloi botimin, por përkundër kësaj gënjeshtre, kjo politikë i dha një shtytje kësaj Akademie që ta arrijë efektin e saj në heshtje.

Për keqardhje, në këtë rast faktori shqiptar, kudoqofshin, e hëngrën këtë gënjeshtër dhe pothuajse kaloi në heshtje, përpos disa shkrimeve të shkapërderdhura, apo ndonjë kritikë të ndonjë politikani e analisti. Kjo çështje nuk u mor si serioze nga faktori shqiptar, sepse ky faktor nuk kishin kohë për këto çështje madhore, sepse kishin të bënin luftë në mes vete, madje shkonin duke fyer njërin-tjetrin, se ti je ky..., apo ai... kurse politika fashiste e Maqedonisë fare nuk ndiente ndonjë trembje, edhe pse faktor kryesor shtetformues janë shqiptarët.

Ndërsa, kur flasim për Raportin e shumëpërfolur të Dik Martit, shoh një papjekuri tek faktori shqiptar i cili i dha një rëndësi të tepërt dhe nuk u mor me problemin që ta studionte me një urtësi, por të nxituar e të pastudiuar mirë i dhanë një flakë më të madhe që ajo ta merrte dhenë dhe të bëhet si një faktor kyç për situatat e ardhshme të Shqiptarëve. E, realisht, ky raport ishte dhe mbeti si pasojë e vetë elitës shqiptare, e cila me kohë nuk ia kishte ndërprerë hovin, por i kishte lënë hapësirë që të dalë në skenë mu në periudhën e parazgjedhjeve të 12 dhjetorit, me qëllim që përmes këtij Raporti të fusë ndër shqiptarët një përçarje të re. Faktikisht zgjedhje e 12 dhjetorit të udhëhequra nga vet shqiptarët, nuk ishin brenda standardeve Evropiane, por dhe jo ashtu siç pretendonte dikush dhe politika Serbe, që kjo e fundit e shfrytëzoi këtë si argument, se gjoja shqiptarët nuk janë të aftë të bëjnë,apo të udhëheqin shtet. Këta dy faktorë, si raporti dhe zgjedhjet u vu në dilema tek shtetet që nuk e kishin njohur shtetin e republikës së Kosovës, madje edhe në mungesë të një plani strategjik shqiptar, po ashtu edhe miqësia e vjetër me shtetin kriminal të Serbisë, disa shtete e kanë vështirë ta kuptojnë realitetin si duhet, sepse një strategji e re jashtë asaj strategjie që u kanë afruar Serbët, ende nuk kanë, apo e kanë si të dëgjuar.

Në fakt për Dik Martin dhe politikën serbe nuk do të çojë peshë, se a është reale apo i shpifur ky raport, por si synim kishin qëllimin që përmes këtij raporti famëkeq të përfitojë në kohë deri në një plan tjetër. E ne, deshëm apo s’deshëm, ky raport ka ndikuar për të keq në imazhin e kombit shqiptar. Madje edhe vetë ne i frymë këtij zjarri duke e akuzuar vetveten për vjedhje dhe mos respektim të zgjedhjeve deri na atë mas sa edhe vetë ndërkombëtarët nuk besonin , se si mund të ndodhë kjo ta vjedhë vetveten dhe të dalë e të thotë me miliona të zeza për veten, që siç thotë populli: “pështyj përpjetë, pështyma prapë të bie syve”. Zgjedhjet ishin apo nuk ishin të mira, kjo nuk do të kishte qenë e udhës nga faktori politiko-partiak, në këtë kohë, apo më mirë të themi që në hapat e parë të njollosim, me përshtypjen se shqiptarët nuk dinë pa të huajt të udhëheqin shtet.

Kjo është për t’u ardhur keq nga disa parti, që ishin zëdhënëse të popullit gjatë luftës së UÇK-së, si edhe nga ato parti, që në emër të bashkimit arritën të hynin në parlamentin e Kosovës. E sa i përket LDK-së dhe udhëheqësve të saj më së mirë flet e kaluara, jo fort moti, nga ta nuk do të ishte e çuditshme nëse do të krijohen këto mosqartësime, sepse që nga titizmi e deri më sot ata ishin dhe mbetën frymëzuesit e denjë të idealit për “bashkim-Vëllazërimin”, duke mos i përfshirë në këtë ideal të turpit një pjesë të madhe të anëtarësisë së saj.

Shtrohet pyetja, e pse ne, Shqiptarët, nuk u bëmë të mençur në këto zgjedhje dhe në anën tjetër ta shfrytëzojmë rastin për të gjetur një Dik Mart, të llojit të tij, që të marrë përsipër një çështje të natyrës së rëndësishme rreth gjenocidit dhe të ngrehim një raport kundër këtij gjenocidi, kur dihej se për këtë gjenocid shqiptarët kanë me miliona e miliona argumente të dokumentuar, që gjenocid ka pasur dhe është ushtruar mbi popullatën e pambrojtur, nga politika fashiste Serbe e si ajo Greke.

2. Etja për pushtet u shtua dhe mori një rrugë të tmerrshme në mes figurave qendrore të dala nga UÇK-ja, dhe në anën tjetër forcat titiste, të cilët me një politikë të pistë filluan të ngjiten dhe të futën nëpër parti duke krijuar përçarje, madje edhe duke i denoncuar në mënyrë të fshehur figurat e UÇK-së, siç ishte edhe rasti i Raporti dhënë nga LDK-ja, Inteligjencës amerikane të KFOR-it në vitin 2004. Që sipas Radio Kosovës së Lirë këtë raport e posedon edhe “Koha Ditore”.

Thjesht me këtë u injorua forca më frytdhënësja që mbajti gjallë çështjen kombëtare, ish- të burgosurit, dëshmorët e kombit, madje çështja e Mitrovicës, bashkimi i forcave atdhetare dhe vetë figura emblematike e kombit, Adem Demaçi. Me këtë u anashkalua vullneti për ta ndërtuar Kosovën sipas parimit të shëndoshë, pa korrupsion, mashtrime, pa probleme sociale e të punësimit. U anashkalua mendimi i paraluftës, se po të çlirohemi nga pushtuesi shekullor, popullit do t’ia kthejmë këngën, gëzimin, kënaqësinë dhe do ta ngushëllojmë për humbjen e më të dashurve të tyre, me shpresën për të jetuar të lirë dhe për t’i përkujtuar në një Kosovë të lirë në rrugën e bashkimit me Shqipërinë, me një Kosovë me të gjitha kushtet e plotësuara, apo me përpjekjet e sinqerta për plotësimin e këtyre kushteve.

3. Për fat të keq, sikur rrjedhja e situatës në trojet shqiptare është e sinkronizuar nga një dorë e fuqishme që të ndodhin këto ngjarje të tmerrshme dhe të padëshiruara për popullin shqiptar. Dikur në një pjesë të Kosovës bëhej luftë dhe diku në pjesën tjetër këndohej e pihej nëpër çajtore, madje në Shqipëri, sikur dikush, padashur ta emërtoj, e furnizonte armikun e përbetuar me derivate të naftës dhe me informacione të ndryshme kundër pjesës së popullatës që përpëliteshin për vdekje a jetë. Po ashtu të sinkronizuar edhe këto ditë, kur Kosova kishte nevojë për Shqipërinë, elita e saj politike si e egër përçarje në mes vete dhe një dëshmi për opinionin ndërkombëtar se shqiptarët kanë në kokë bajraktarizmin, primitivizmin dhe asgjë më shumë. Sot kur akuzohet tërë një komb nga njeriu famëkeq, Dik Marti, përmes armikut shekullor të shqiptarëve, Serbinë, Shqipëria u hodh në demonstrata të përgjakshme dhe me një kokëfortësi të liderizmit të saj, naiv, karrierist dhe antikombëtar vazhdojnë që ta tensionojnë situatën edhe më tutje, në emër të poshtërsisë së tyre morale dhe jonjerëzore.

4. Sipas rrethanave që po i ndodh popullit të pafat, nga liderizmi i tyre ka një emër, e ai emër është tek përfaqësuesit politik e partiak të të gjitha partive qofshin edhe në numër të vogël, Turp-turp!

Ky turp nëse nuk kuptohet me kohë, ne si komb do të përgjakemi prapë, por kësaj radhe nga mospërgjegjësia e atyre që i kemi zgjedhur vet për të na udhëhequr. Për t’i shpëtuar këtij turpi, edhe pse vonë, do të ishte mirë që forcat politike të vetëdijesohen dhe të flasin me një emër për problemet kombëtare, siç është rasti me Maqedoninë, që në çdo hap po tentohet t’i humben gjurmët e kombit të vjetër Shqiptar, madje i Çamërisë, i Luginës së Preshevës, Ulqinin dhe të Mitrovicës.

Për këtë në këto ditë në Kosovë po bëhej luftë për krijimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe njëkohësisht nga ana e ndërkombëtarëve, sipas raportit të Dik Martit, burgosjen e ushtarëve të UÇK-së. Këto dy qëllime aq të rëndësishme për fatin e mëtutjeshme të popullit shqiptar, disi po frymëzohen për të mos u realizuar qëllimi madhor i formimit të Qeverisë, ndërsa në anën tjetër sikur dikush i gëzohet kësaj burgosje.

Për fund, do të ishte mirë që Vetëvendosja, AAK dhe ca figura të AKR-së bashkë me PDK-në, të mendojnë për fatin e popullit, duke i lënë mënjanë teket dhe hidhërimet, sepse sikur na është ndarë Kosova në Parcela, kujt i takon, ajo pjesë, apo kjo pjesë. Sikur kemi filluar ta frikësojmë popullin, dhe t’i besojmë vetvetes. Thjesht nga këto parti kanë rrjedhë lumenjtë e gjakut për çlirimin e atdheut, e pikërisht këta njerëz që janë vendosur nëpër këto parti, duhet para partisë ta kenë atë ideal që kishin gjatë luftës, për ta shpënë Kosovën drejt rrugës së bashkimi të kombit. Po njëherë nëse kjo forcë do ta krijonin së bashku Qeverinë e Kosovës, besoj se do ta tremb përgjithmonë politiken Serbe. Përgjithmonë do t’i kishte mbyllur dyshimet se Kosova do të copëtohet prapë, ndërsa me këto përçarje këto parti të dala nga lufta dhe ato që u krijuan në emër të bashkimit kombëtar do të bartin një përgjegjësi morale, se nesër përgjegjësia do t’u bie mbi të gjithë spektrin politik.

Po ashtu edhe në Shqipëri, sot o kurrë intelektualët e saj të ndershëm të përkushtohen për qetësimin e situatës, sepse mjaftë i futëm këtij populli lepurin në bark, mjaft e ligësuam dhe i dhamë njolla të zeza në botë, gjë që këtë të keqe populli shqiptar nuk e meriton. .
Në Maqedoni të ngrihen të gjithë liderët e partive tok të bashkuar dhe të japin dorëheqje nga parlamenti famëkeq Maqedon dhe një zëri në zgjedhjet e mundshme të parakohshme të dalin me një zë të bashkuar, sepse pa këtë zë të bashkimit kurrë për mot nuk trembet fashizmi Maqedon (fundërrina Bullgare).


Me këtë sa shihet në skenën shqiptare, shqiptarët dhe partitë e tyre, si në Tiranë, Prishtinë dhe në Maqedoni, janë në një gjendje të mjerueshme politike, në një udhëkryq të rrezikshëm, që e nesërmja nuk do të dihej se ku do t’i shpjerë. Atëherë për t’i shpëtuar kësaj të keqe, këta politikanë duhet ta tejkalojnë vetën, të merren me problemin,hallin e kombit, të mos merren shumë me vetveten, po edhe të mos mundohet në emër të së keqes të fshihen. Apo edhe ta fajësojmë Perëndimin, apo Serbin, sepse disa vende perëndimore ishin dhe mbeten pothuaj pak a shumë besnike të Serbisë, meqë dorën në zemër, kohëve të fundit shihet interesimi që problemi i politikës shqiptare të tejkalohet me urtësi. Pra perëndimi duket se po bën jo më shumë se sa një përpjekje për të qenë një aktor ndërmjetësues, por edhe jo faktorë dominues për problemet madhore të shqiptarëve dhe vullnetit të tyre. Për këtë nuk mund ta fajësojmë Serbinë, sepse ajo i dëshiron këto situata të tilla të pakëndshme ndërshqiptare, për t’i arritur qëllimet e veta.

Andaj, shqiptarët është dashur të mendojnë mirë, apo së paku tashmë të mendojnë për të ardhmen e Kosovës dhe rrjedhjen e saj politike. Të mos ketë bisedime me politikën vijuese të Milloshoviqit, që udhëhiqet nga pasardhësi i tij Boris Tadiqi, apo të mos ketë bisedime derisa të sqarohet raporti famëkeq i Dik Martit, të kërkohet falje për gjenocidin që e ka krijuar në trojet shqiptare për afro një shekull dhe në fund ta pranon shtetin e Kosovës dhe gjenocidin e bërë mbi popullatën shqiptare.

Po qe se politika rrëshqet dhe hyn në bisedime çfarëdo-qofshin ato, teknike, apo humane, shqiptarët do të humbasin nga ky bisedim dhe dashur a padashur, do të pranojnë kompromise në dëm të çështjes kombëtare, që do të ishte e pafalshme. Me këtë për t’i dhënë grushtin e fortë politikës Serbe do të ishte mirë që partitë në fjalë të krijojnë një koalicion me në krye njeriun e pathyer, të çështjes kombëtare, humanistin, atdhetarin, apo legjendën e gjallë Adem Demaçin, sepse ardhja e tij si kryetar shteti, do t’i bënte nder kombit në tërësi dhe Republikës së Kosovës në veçanti.

E për këtë zotërinj të politikës, të shoqatave jopolitike dhe partive shqiptare të Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë, bjerini kokës sa s’është bërë vonë, se kur të bëhet vonë do të jetë tepër vonë.



Për redaksi dërgoj Asllan Dibrani

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi