Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafë Krasniqi:Për pasaportë (të Serbisë) një darkë gëzimi

Shko poshtë

Mustafë Krasniqi:Për pasaportë (të Serbisë) një darkë gëzimi  Empty Mustafë Krasniqi:Për pasaportë (të Serbisë) një darkë gëzimi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 28, 2012 6:55 pm

Mustafë Krasniqi:Për pasaportë (të Serbisë) një darkë gëzimi
Shkruan: Mustafë Krasniqi -
Mustafë Krasniqi:Për pasaportë (të Serbisë) një darkë gëzimi  8036_0_0_300x228_images_stories_Artikuj3_patriotat-me-pasaporta-serb
Patriotat me pasaporta Serbe - Foto illustruese

Mustafë Krasniqi:Për pasaportë (të Serbisë) një darkë gëzimi  8036_0_0_100x141_images_stories_Autor_mustafkrasniqi
Mustafë Krasniqi

Po në atë kohë kur digjej Kosova në flak,ku zemra e atdhetarit qante, aty ku ishte; në arenën e luftës, nëpër diasporë duke mbledhur mjete furnizim për luftëtarët e lirisë, nëpër kampe të tmerrit, ku ishin vendosur shqiptarët, duke u munduar sado pak t’ua lehtësoi dhimbjen të ikurve shqiptar nga gjenocidi serbo-sllavë.

Ky mund i atdhetarit shkonte edhe përtej mundësive të tija, vetëm e vetëm që të gjente të mundurën për popullin e tij. Ta qetësonte shqiptarin nga frika, se përjetësisht do të jetë i dëbuar dyerve të botës, përjetësisht do të jetë i huaj në atdhe të huaj, apo dëbimi do të jetë përfundimi i ardhmërisë së tij. Për të gjitha këto iu dogj shpirti atdhetarit dhe me një zemër të përvëluar tha:- “O kurrë për jetë nuk do të zbrazej Kosova, së shpejti do ta kemi lirin-bashkimin me Shqipërinë, do të kthehem, e me afsh do ta puthim amnoren tonë; ne kemi mëmë Shqipërinë, Ushtrinë e Lavdishme me kryeheroin, Legjendën e Kombit, Adem Jasharin”.

Të nderuar lexues, këtë shkrim po e shkruaj pak sa me emocione, duke dashur të mos e përshkruaj periudhën e tmerrshme, sepse mbi 1 miljon shqiptar thua se e kanë përjetuar me lëkur këtë tmerr, ndërsa të tjerët e kanë ndier, e ndoshta të pakët janë ata që nuk kanë pasur shpirt e as ndjenja kombëtare.

Ndoshta pak sa provokues është titulli i këtij shkrimi, por në fakt është një realitet i hidhur. Deri sa në Kosovë, me protesta, e individualisht kundërshtohen mallrat e Serbisë, në diasporë te disa ”shqiptar” shtrohet darka e gëzimit për pasaportën e Serbisë. Derisa në Kosovë qajnë shumë nëna, fëmijë, e gra për të afërmit e tyre të humbur në luftë, në diasporë nga ca “shqiptar” hidhej kënga, gëzimi për pasaportën Serbe.

Derisa Ushtarët e lirisë gjykohen me proces të montuar të EULEX-IT-vazhdimësi e UNMIK-ut, në diasporë, ca “shqiptar” krenohen me pasaportën Serbe.

Vallë deri kur ne do të ndërgjegjësohemi!?

Për këtë ndërgjegjësim të ca "shqiptarëve", të nderuar lexues po ua ofroi një dëshmi, se si kanë qenë të etur për pasaportën Serbe. Derisa në mbledhjen e mbajtur diku mbi 10 vite më parë, më 17.03.2002, për ta kundërshtuar këtë pasaportë dhe mu për këtë qëllim ishin përgatitur pikat të veçanta dhe njëherë për ta kundërshtuar përmbushjen me shqiptar të diasporës, Konsultën famëkeqe Serbe, në anën tjetër ca “shqiptar” u kërcuan me një ton mjerues, se gjoja ne ishim policë që donim me dhunë t’ua merrnim pasaportat Serbe, ne ishim ata që po ua prishim lumturin, kënaqësinë për ta poseduar këtë pasaportë famëkeqe. Për këtë, këta mjeran të fryre si gjela Deti, koka e tyre iu ishte mbushur pasaportë dhe vetëm këtë e dua dhe nuk ka birë nëne që ma merr kush. O zot! Atdhetari thoshte; heshtja e tij u ndal për pak kohë, u ngritë në këmbë e tha:Ja pafshi hairin! Ushtarët e Lirisë, luftuan për liri, bashkimin në një Shqipëri Etnike, ushtarët e lirisë luftuan për ta larguar shkaun për mot e jetë nga trojet tona, për të pasur pasaportën tonë Shqiptare”.

Të nderuar lexues edhe pas 10 viteve, afro 12 vite liri, në saje të UÇK-ës, edhe pas tri viteve të Pavarësisë ende ky avaz i mjerë. I nderuar lexues për hir të respektit të gazetarisë (asaj profesionale-pakompetencë) nuk do të jap emra, por do të jap argumente se si këta “shqiptar” harxhojnë qindra euro për të siguruar Certifikata të Lindjes, nënshtetësi e çka jo tjetër, plus kësaj së pari për të gjetur avokatin, apo ndonjë serbë që ka lidhje për t’i siguruar këto dokumente, në qoftë në Rashkë, Nish, Kragujevcë, apo gjetiu, apo në qoftë se duhet dhënë edhe ndonjë nënshkrim se jam shtetas serb. O zot a përpihej kjo! Realisht jo, dhe jo më kaq, këta “Shqiptar” përpos pagesave dhe sigurimin e këtyre dokumente, të kënaqur shkojnë në konsullatën famëkeqe të Beogradit dhe me lajkat e tij, jo të njeriut, gjunjëzohet për ta marr pasaportën serbe. Të nderuar lexues deri para vitit të ri të gjitha pasaportat e vjetra ua kanë shitur, si në treg, shqiptarëve, Konsullata Serbe.

E pas vitit të ri për këta mjeran duhej tjera pasaporta, pasaporta Biometrike, o zot prapë këta mjeran, paguajnë të njëjtit njerëzit për t’ua siguruar dokumentet, prapë për të shkuar në konsullatën Serbe, tashmë atje me politikën e tyre u thonë: “ne do tua japin, por më parë siguroni dokumentet nga Nishi etj...dhe pagune pasaportën, e atëherë kur do t’u vijnë ne ju lajmërojmë”.

Për këtë, para ca ditësh dëgjova se nga gëzimi që i kishte thënë punëtori i Konsullatës serbe një shqiptarit se së shpejti do ta ketë pasaportën biometrike të Serbisë, ky... mjeran nga gëzimi e hapi zemrën dhe e shtroi darkë.

Eh sa çudi me ne shqiptarët!

Dikush qesh, e shtron darka për pasaportë serbe, dikush ende lotët si ka ndal për të afërmit e vet që i ka të humbur në luftë. Dikush si përgjithmonë përbishtohet me shkije, e në anën tjetër atdhetarët e lirisë ëndërrojnë për Shqipërinë Etnike.

Këto ditë apo më saktësisht para tre ditësh në Konsullatën tonë në Shtutgard mësuam se ka shumë që donë të aplikojnë për pasaporta, po me të aplikuar merr lajmin e hidhur se për një pasaportë mundësh të presësh më tepër se 7 muaj.

Lind pyetja, e pse kjo zgjatje aq shumë?

Përgjigjja vije, “nuk ka punëtor të mjaftueshëm” dhe realisht një punëtore tepër e sinqertë punonte me aq sa munde, por ajo që duhej t’ua plotësonte nevojën e mërgimtarëve dhe për të mos ua hapur gojëzive gojën se në Konsullatën Serbe i jep 500 euro a më shumë e ke për një javë Pasaportën në xhep.

Për këtë do të ishte mirë që qeveria të mos e injoron këtë fakt, të merrej me të si problem aktual dhe t’u thuhet qartë atyre që pranojnë shtetin dhe pasaportën serbe të mbesin në serbi si banorë të Serbisë, ndërsa Konsullatat Shqiptare t’i pajis me dokumente të duhura dhe të shton numrin e punëtorëve me qëllim që mërgimtarët të mos humbin kohë për t’u pajisur me pasaportën e shtetit të vet.

E më në fund lus qeverinë që t’ua ndërprenë gëzimin dhe darkën atyre që bëjnë për pasaportën e huaj Serbe, që për këtë paguajnë diku më shumë se 500-800 euro.

Uroi që këtë shkrim ta ketë lexuar edhe Kryeministri, parlamentari, deputetët që njëherë e përgjithmonë të mësohemi ta respektojmë ligjin, kombin-shtetin dhe përmes kësaj ligjërisht devijuesve dhe atyre që për interesa të veta shkelin mbi ligjin, kombin-shtetin t’i ndjekin sipas ligjit dhe ligjërisht t’u shqiptohen dënimet e merituara.

JO MË DARKA PËR PASAPORTA SERBE...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi