Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abdullah Prapashtica: Deklaratë absurde e kryetarit të PDK për zgjedhjen e Presidentit

Shko poshtë

Abdullah Prapashtica: Deklaratë absurde e kryetarit të PDK për zgjedhjen e Presidentit Empty Abdullah Prapashtica: Deklaratë absurde e kryetarit të PDK për zgjedhjen e Presidentit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 07, 2011 4:19 am

Abdullah Prapashtica: Deklaratë absurde e kryetarit të PDK për zgjedhjen e Presidentit U1_AbdullahPrapashtica


REAGIM


DEKLARATË ABSURDE E KRYETARIT TË PDK PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT


Nga Abdullah Prapashtica

Akoma pa u certifikuar zgjedhjet, Kryetari i PDK në deklaratën e vet të mbrëmshme për mjetet e informimit publik , kur flet për zgjedhjen liderëve për tri detyrat kryesore në institucionet e Kosovës, ai e emëron veten për kryeministër dhe i cakton vet kushtet për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe të presidentit, duke deklaruar se: “...PRESIDENTË DO TË JET VETËM AI PERSONALITET QË KA KALUA PËRMES PROCEDURAVE ELEKTROLALE TË VOTBESIMIT TË QYTETARËVE...”!

Mos njohuria elementare e procedurave prodhon
deklarata inkompetente?

Si dihet publikisht, deri me tani nuk ka pas kur far “...PROCEDURE ELEKTROLALE TË VOTBESIMIT TË QYTETARËVE...” për zgjedhjen as të Presidentit, as të Kryeparlamentarit dhe as të Kryeministrit, por vetëm zgjedhje të përgjithshme parlamentare për zgjedhjen e deputetëve të partive politike! Bile nuk kemi pas të zgjedhur as ndonjë kandidat të pavarur për deputetë, që do te ishte deputet i popullit! Presidenti, Kryeparlamentari dhe Kryeministri deri me tani janë zgjedhur me “...PROCEDURË ELEKTROLALE TË VOTBESIMIT...” TË DEPUTETVE në kuvend, e jo të qytetarëve. Prandaj ata nuk mund të thirren as njëherë në atë se në ato detyra kanë ardhur me votat e qytetarëve. Qytetarët kanë votua për deputet, por deri me tani nuk kanë pas rast as një herë që drejtpërsëdrejti të kandidojnë apo votojnë për zgjedhjen e Presidentit, të Kryeparlametarit apo Kryeministrit.

Por, nëse është e vërtet kjo që deklaroi kryetari i PDK se: “...PRESIDENTË DO TË JET VETËM AI PERSONALITET QË KALON PËRMES PROCEDURAVE ELEKTROLALE TË VOTBESIMIT TË QYTETARËVE...” atëherë Kosova është para ndryshimit të Kushtetutës dhe para zgjedhjeve të përgjithshme presidenciale! Ky do të ishte një hap demokratik. Mirëpo, kjo nuk është veçse loje demagogjike me fjalë. Në të vërtet ai, ashtu si e ka privatizua PDK, duke mbetur kryetari përjetshëm i saj, po përpiqet t i shndërron në pronë private edhe institucionet e Kosovës dhe vet emërimin e Presidentit në Kosovën.

Mbajtja formale manipulative e Kuvendit të PDK, ku nuk kishte as një kundër kandidat formal u ripërsërit me mbajtjen formale të zgjedhjeve të montuara te 12 Dhjetorit 2010, kur diku hapur e diku fshehur u synua që me vota të të vdekurve të merret pushteti nga qeveria që pak ma par u shkarkuar nga parlamenti për shkak të mosbesim ndaj saj. Si duket dëshira për të emituar Titon dhe kryetarët tjerë të përjetshëm monist, të ashtuquajtur “ kryetar historik”, me çdo kusht dhe me çdo çmim, është bërë synim më i madhe se dashuria ndaj lirisë, ndaj demokracisë dhe ndaj sovranitetit të vendit. Ky imitim i piramidave politike të mashtrimit në Tiranë, nuk qon as ku.

Q´është e vërteta kryetari i PDK nuk është kompetent as për të caktuar procedurën zgjedhore dhe as për të zgjedh e për të emëruar as Presidentin, as Kryeparlamentarin dhe as Kryeministrin e Kosovës ! Ekziston një procedurë si pas kushtetutës të mjerë në fuqi, si pas të cilës Parlamenti e zgjedh Kryesinë dhe Kryesuesin e Parlamentin mes deputeteve. Se Presidenti zgjidhet nga Parlamenti. Dhe se Presidenti e emëron Kryeministrin dhe Qeverinë, e te cilin pastaj e aprovon Parlamenti. Kryeministri dhe Qeveria për punën e vet përgjigjen para Presidentit dhe para parlamentit! Presidenti e emëron dhe e shkarkon Kryeministrin dhe Qeverinë, e jo anasjelltas si na e prezantoi Kryetari i PDK! Presidenti i zgjedhur nga populli është faktor kryesore në krye të shtetit, e jo kukull dekorative pseudodemokratike, si deri me tani.

Çka do të thotë kjo deklaratë e Kryetari i PDK?

Natyrisht se kjo vjen si përgjigjeje negative në kërkesat masive të qytetarëve për kandidimin dhe zgjedhjen e ADEM DEMAÇIT për President të Kosovës! Kjo deklaratë u dëgjua sikur fjala është për deklaratë të ndonjë zëdhënësit të Brukselit me të cilin Perandoria Globaliste e BE po tregojnë se ata nuk po e duan një President të Popullit të Kosovës, por një “president të partive politike” me të cilin munden të luajnë si me Fatmir Sejdiun! Deri kur mendon Brukseli me e caktua se kush mundet e kush nuk mundet me qen President apo Kryeministër në Kosdovë?

Kjo se : “...PRESIDENTË DO TË JET VETËM AI PERSONALITET QË KA KALUA PËRMES PROCEDURAVE ELEKTROLALE TË VOTBESIMIT TË QYTETARËVE...”, në të vërtet lidhet ngushtë me zgjedhjet e jashtëzakonshme të montuara të 12 Dhjetorit 2010, ku Adem Demaçi nuk ka qenë në listat e as një partie politike!

Tani del pyetja se kush janë ata që kanë: “…KALUA PËRMES PROCEDURAVE ELEKTROLALE TË VOTBESIMIT TË QYTETARËVE...” dhe sa për qind të qytetarëve ju besojnë atyre, që ata të vejnë në pikëpyetje “VOTBESIMIT TË QYTETARËVE...” ndaj Adem Demaçit!?
Përgjigjja u dha me 12 Dhjetor 2010. Dihet se shumica e votuesve prej 55% i bojkotuan zgjedhjet për shkak të mosbesimit ndajë këtij sistemi dhe ndajë partive politike që e kanë krijuar këtë lloj sistemi për vete. Të gjitha partitë politike se bashku i kanë 45% të votave të votuesve që kanë marr pjesë zgjedhje. Ky numër i përpjesëtuar në disa dhjetëra parti politike del se ato kanë përqindje miniaturëijale të votave dhe megjithatë ato po duan ta marrin pushtetin për 4 vitet e ardhshme. Vet PDK nuk i ka më shumë se 12% të votave të numrit të përgjithshëm të votuesve të vdekur dhe të gjallë që ia dhanë asaj votën. Pra, pakica po donë me sundua mbi shumicën!

Prandaj, duhet ta dije çdo parti politike se pos qe i ka kundër vetes përqindjen votave të partive tjera, kundër vetes i ka edh 55% te votuesve që i bojkotuan zgjedhjet .Ndërsa në Mitrovicën e Isa Boletinit, tera partitë politike i kanë kundër vetes 73% të votuesve të cilët i bojkotuan zgjedhjet e këtij sistemi destruktiv. Sisitim i cili e la Mitrovicën në mjerim dhe Kosovë e shndërroi në një vend ku të pasuritë po pasurohen duke i varfërua të varfrit, duke ua plaçkitur e stërshitur ndërmarrjet që janë pronë e punëtorëve !

Kryetarit të PDK mund ti thuhet se nëse“...PRESIDENTI DUHET TË JET VETËM AI PERSONALITET QË KALON PËRMES PROCEDURAVE ELEKTROLALE TË VOTBESIMIT TË QYTETARËVE...” atëherë hajde ti pyesim qytetarët në zgjedhje, duke kërkuar votën e tyre se a e duan Adem Demaçin për President apo ndonjë pion të partive politike? Kjo kur edhe Adem Demaçi do të kishte një kundër kandidat partiak për president, do të ishte demokraci !

Kosova nuk është pronë private e partive politike,
që kuadrot jashtë partive të mbesin edhe jashtë institucioneve

Jo vetëm Adem Demaçi por edhe shumë ekspert dhe njerëz meritor nga radhët e luftëtarëve dhe intelektualëve që nuk pranojnë anëtarësimin në parti politike, ata nuk kanë qasje dhe nuk marrin pjesë në institucione, sepse INSTITUCIONET i kanë uzurpuar dhe privatizuar partitë politike për vete. Deri me tani kemi pas emërime absurde në tera institucionet, prandaj edhe nuk funksionon as gjë si duhet! Merreni vetëm mjerimin në Shëndetësi ku për Ministër zakonisht emërohet ndonjë bujk, ndërsa për Ministër të Policisë emërohet ndonjë mjek, kurse oficerët policisë mund të punësohen kudo tjetër pos në profesionin e vet.

Ndërsa Republika e Kosovës ka nevojë për bashkimin e të gjitha energjive intelektuale në udhëheqjen me institucionet e vendit, besoj edhe me kuadro të merituara e profesioniste që për arsye parimore nuk duan të radhiten në parti politike. Koha është të hiqet dorë nga mentaliteti sektar e meskin i nepotizmit partiak, i trashëguar nga regjimi diktatorial i ish LKJ, si pas të cilit vetëm ata që janë anëtar të partive dhe servil të liderëve të tyre, mund të jenë edhe pjesë e institucioneve. Është koha të hapen portat për hyrje ne institucione edhe te ekspertëve e profesionistëve pa parti politike . Sepse Kosova nuk është pronë private e partive politike, që kuadrot jashtë partive të mbesin edhe jashtë institucioneve.
ADEM DEMAÇI është Mandella i aparthejdit jugo-evropian dhe Ai është lider shpirtëror i Kombit Shqiptar. Andaj përpjekjet e Brukselit dhe veglave të tyre vendore për anashkalimin për t`u zgjedhur Ai për President të Republikës Shqiptare të Kosovës është vazhdim i diskriminimit kolonial ndaj tërë Kombit Shqiptar dhe ndaj të drejtës së këtij populli në vetëvendosje.

Ballkani po flenë mbi vullkan dhe nëse vazhdohet me këtë mentalitet mospërfillës ndaj popullit ton, ndodhja e popullit në Egjipt do të arrin së shpejti edhe në Evropë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi