Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AKR kërkon amendament të përkohshëm për zgjedhjen e presidentit

Shko poshtë

AKR kërkon amendament të përkohshëm për zgjedhjen e presidentit Empty AKR kërkon amendament të përkohshëm për zgjedhjen e presidentit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 12, 2012 5:13 pm

AKR kërkon amendament të përkohshëm për zgjedhjen e presidentit


AKR kërkon amendament të përkohshëm për zgjedhjen e presidentit Largea_akr-logo1350048571
AKR-ja kërkon që të miratohet reforma kushtetuese në përputhje me të gjitha pikat e Marrëveshjes mes tre liderëve. Nëpërmjet një deklarate AKR-ja ka bërë të ditur se kërkon që të miratohet një amendament i ri i përkohshëm që të parashikojë zgjedhjen e presidentit nga populli, menjëherë pas reformës kushtetuese.

AKR-ja, mendon se respektimi i kësaj Marrëveshjeje, respektimi i Kushtetutës dhe institucioneve, sipas kësaj rruge, do të ishte kontribut për përmirësimin e klimës politike në kushtet e sotme.

Në kushtet kur një pjesë e opozitës kërkon dorëheqjen e Presidentes, Atifete Jahjaga, në kushtet kur dorëheqja e saj do të impononte zgjedhjen e kreut të ri të shtetit sipas Kushtetutës në fuqi, duke sjellë skenarë të rinj krize, në rrethanat në të cilat gjendet Kosova, kur vendit tonë i nevojitet ulja e tensionit politik të brendshëm për t’u përkushtuar në sfidat e shtetformimit, të marrëdhënieve të mira me fqinjët,, dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe me disponimin që klasa politike të respektojë marrëveshjet politike mes liderëve që të shtohet kështu besimi i popullit tek politikanët si njerëz që mbajnë fjalën, AKR kërkon që të realizohet një zgjidhje kompromisi në lidhje me mandatin e Presidentes.

”Kjo zgjidhje duhet dhe mund të bëhet sipas idesë së Kryetarit të Komisionit për reformën kushtetuese, Arsim Barjamit. Bashkë me amendamentet e tjera, të miratohet një amendament i ri i përkohshëm, me një tekst të ri, i cili të parashikojë gjithsesi mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale nga populli 6 muaj pas miratimit në parlament të amendamenteve kushtetues.

Nëse palët nënshkruese të Marrëveshjes do t’i mbahen këtij zotimi për t’i dërguar amendamentet drejt e në seance plenare, atëherë kjo reformë kushtetuese me rëndësi për fatet e vendit do të miratohet.

Zgjidhja që ne propozojmë i pajton pozicionet e palëve.
Kjo zgjidhje shmang mundësitë e zgjedhjeve të parakohshme që mund të vinin prej dështimit të zgjedhjes së presidentit nga parlamenti, nëse zonja Jahjaga do të jepte dorëheqjen.


Kjo zgjidhje ruan dinjitetin e Presidentes Jahjaga. Kjo zgjidhje ruan besueshmërinë e popullit tek politika, që din të mbajë fjalën e dhënë, din të respektojë premtimet dhe marrëveshjet politike.

Miqtë tanë ndërkombëtarë do ta mbështesnin çdo zgjidhje e cila jo vetëm që e ruan stabilitetin e institucioneve në kuadër të sfidave që ka Kosova, por dhe e forcon këtë stabilitet.

Kjo zgjidhje është një kontribut i AKR-së për Kosovën, e cila menjëherë pas mbarimit të Pavarësisë së mbikqyrur do të jepte prova se di të zgjidhë krizat dhe të përparojë drejt modernizimit të shtetit”, thuhet në dekalarën e AKR-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi