The Guardian: EULEX nis hetime ndaj Azem Syles, dajës së Hashim Thaçit
Faqja 1 e 1

“The Guardian” shkruan se si EULEX'i, i cili kohës së fundit është nën akuza për mbrojtje të politikanëve të fuqishëm lokalë, ka nisur hetime të premten për lidhjet e mundshme në mes të një vrasësi me pagesë [Nazim Bllaca] dhe ‘dajës’ së kryeministrit [Azem Syla].
Sipas këtij mediumi, siç transmeton Koha kjo është hera e parë që një pjesëtar i familjes së Hashim Thaçi është duke u hetuar në një hetim të madh. Madje, gjithnjë sipas “The Guardian”, ky hetim vjen në një kohë kur BE-ja pritet të dërgojë një ekspert ligjor për të hetuar operacionet e EULEX'it i cili është në krizë pas pretendimeve të fundit të informueses britanike, Maria Bamieh, se ky mision ka fshehur dëshmi për korrupsion.
Hetimet kanë nisur pesë vjet pasi Nazim Bllaca, vrasësi i rrëfyer me pagesë, kishte deklaruar në një video incizim se ka marrë pjesë në disa vrasje të kundërshtarëve politikë si pjesë e një skuadre vrasëse që punonte për SHIK-un, krahu i kundërzbulimit i partisë qeverisëse, PDK, shkruan “The Guardian”.
Hetimet e reja për grupin fantazmë të spiunazhit SHIK, siç shkruan mediumi britanik, mund të del turprues edhe për agjencitë perëndimore të inteligjencës, në veçanti për CIA'n dhe DGSE'në e Francës, mbështetja e së cilëve për Thaçin, PDK'në dhe SHIK-un daton që nga lufta në Kosovë (1998-9). Në atë kohë, shkruan “The Guardian”, amerikanët dhe francezët përkrahnin Thaçin si komandantin më të efektshëm të UÇK-së që ka luftuar kundër ushtrisë serbe, e cila kishte ndërmarr një “fushatë të spastrimit etnik”.
Disa hetues të Kosovës dhe të EULEX-it besojnë se këto lidhje të inteligjencës gjatë kohës së luftës kanë ndihmuar në mbrojtjen e udhheqësisë së PDK-së dhe kanë penguar përpjekjet e tyre që ta frenojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008.
“The Guardian”, shkruan se familja e Bllacës është larguar nga Kosova për mbrojtje të mërkurën.
“The Guardian” përmes një burimi brenda EULEX'i, i ka konfirmuar hetimet ndaj Sylës.
Sipas mediumit më të fuqishëm britanik, këto të dhëna për vrasjet e kryera nga SHIK-u mund të jetë të papërshtatshme edhe për agjencitë e huaja të inteligjencës të cilat kanë ndihmuar gjatë luftës në Kosovë për organizimin e kësaj agjencie të inteligjencës, transmeton Koha.net.
Kadri Veseli, shefi i SHIK-ut dhe person i afërt me Thaçin, më 2011 i pati thënë ueb-faqes amerikane të lajmeve “GlobalPost”: “Kemi pasur shumë partnerë – 25 agjenci të inteligjencës... SHBA-të na kanë ndihmuar shumë”.
Veseli kishte thënë se agjencitë e huaja të inteligjencës kanë ndihmuar SHIK-un “në çdo aspekt”, por ka mohuar që SHIK-u ka kryer vrasje sistematike politike.
Përveç CIA-s, SHIK-u ka pranuar mbështetje të veçantë edhe nga shërbimi i jashtëm i inteligjencës franceze, DGSE. Franca ka ofruar trajnime ushtarake për UÇK-në. Përgjimet britanike të komunikimeve mes ushtrisë serbe gjatë kohës së luftës kanë zbuluar edhe se zyrtarë të DGSE-së janë vrarë bashkë me ushtarë të UÇK-së në një pritë të forcave serbe.
Pranverën e vitit 1999, sipas hetuesve që kanë përcjellë aktivitetet e SHIK-ut, një grup prej 20 rekrutëve të SHIK-ut janë marrë me një anije nga porti i Durrësit dhe janë transferuar në një anije luftarake franceze. Ata kishin qenë të veshur në fanella të kaltra të errëta në mënyrë që të përziheshin me ushtarët francezë. Me të shkuar në Francë, ata kanë pranuar trajnime për armë specialiste si pjesë e asaj që mendohej të ishte një kurs për mbrojtje të afërt. Por sipas hetuesve, disa prej rekrutëve të trajnuar nga Franca më vonë janë bërë pjesëtarë të grupit të vrasësve.
Lidhja e Francës me SHIK-un është forcuar kur forcat franceze morën nën kontroll pjesën veriore të Kosovës pas intervenimit të NATO-s më 1999, ku përfshihej rajoni i Drenicës prej nga vjen edhe familja e Thaçit dhe rrethi i tij i ngushtë. Një ish-shef i operacioneve të DGSE-së, Xavier Bout de Marnhac, pati udhëhequr EULEX-in nga 2010 deri më 2012.
Një hetues nga Kosova, gjithnjë sipas “The Guardian”, vlerëson se skuadra e vrasjeve është përgjegjëse për së paku 30 vrasje dhe se lidhja me francezët ka ndihmuar që EULEX-i të ngurrojë t’i nis hetimet ndaj politikanëve më të mëdhenj të Kosovës.
“Këta vrasës nuk janë të rëndësishëm, por janë të lidhur me njerëz të mbrojtur”, thotë hetuesi. “Njerëz nga vende të ndryshme kanë një lidhje emocionale pas luftës”.
“Është e vërtetë se në fund të vitit ‘99, kontaktet franceze ishin më të afërta me PDK-në dhe SHIK-un pasi që trupat franceze të NATO-s ishin vendosur në zona ku ky grup ka qenë i fuqishëm”, thotë për “The Guardian”, një ish-zyrtar francez që ka shërbyer në Kosovë. “Por ky ‘bashkëpunim’ nuk ka shkuar aq larg sa pretendohet nga disa persona sot. SHBA-të shkuan edhe më larg! Është e vërtetë se Franca ka trajnuar disa persona, por ka qenë përbrenda kornizës së krijimit të Forcës Mbrojtëse të Kosovës”.
Agjencitë perëndimore deleguan zyrtarë në Njësitin Qendror të Inteligjencës (CIU) në UNMIK. Pas një varg arrestimesh policore të të dyshuarve të lidhur me SHIK-un më 2004, CIU insistoi për një sistem “të varur”, në të cilin policia e Kosovës do të duhej që paraprakisht të njoftonte për hetime dhe arrestimet. Kjo, sipas hetuesit, është bërë me qëllim të mbrojtjes së agjentëve dhe aleatëve gjatë kohës së luftës.
Më 2008, databaza e CIU-s është dashur t’i dorëzohet EULEX-it, por ajo u shkatërrua në një zjarr të pashpjeguar derisa po ruhej në një bazë ushtarake të NATO-s në Prishtinës.
Gazeta më me ndikim në Britani, “The Guardian”, ka botuar një shkrim me titull “Hapet rasti “Bllaca 4”, Azem Syla i dyshuar”.
Ky medium raporton se si familjarë të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Hashim Thaçi, janë të lidhur me një vrasës.“The Guardian” shkruan se si EULEX'i, i cili kohës së fundit është nën akuza për mbrojtje të politikanëve të fuqishëm lokalë, ka nisur hetime të premten për lidhjet e mundshme në mes të një vrasësi me pagesë [Nazim Bllaca] dhe ‘dajës’ së kryeministrit [Azem Syla].

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zvicra padi ndaj Azem Sylës
» Atentat ndaj Hashim Thaçit?
» WSJ: Shpifjet ndaj Hashim Thaçit
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
» Pritet arrestimi i Azem Sylës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi