Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EVIDENTIMI I PROBLEMEVE, STAGNIMI I ZGJIDHJEVE

Shko poshtë

EVIDENTIMI I PROBLEMEVE, STAGNIMI I ZGJIDHJEVE Empty EVIDENTIMI I PROBLEMEVE, STAGNIMI I ZGJIDHJEVE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 18, 2009 12:04 am

EVIDENTIMI I PROBLEMEVE, STAGNIMI I ZGJIDHJEVE



Që nga fillimi i verës së vitit të kaluar ka filluar evidencimi i problemeve të rikonfigurimit që e ka konservuar situatën e proklamuar stabile të “konfliktit të ngrirë”. Konflikti politik nuk është i ngrirë, përkundrazi ai virtualisht vlon në 3000 gradë celsius, por është i ngrirë realisht ndonjë konflikt i llojit … mo’ zot, as ta përmendim nuk është e preferueshme. Pikërisht konflikti politik që ekskluzivisht në media diellandritet duke evidentuar probleme që i bëhen digë implementimit të Kushtetutës dhe fillimit të sanimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga ofensiva terroriste e shtetit policor serb, por kjo diellandritje e problemeve nuk bën asnjë ndikim në ato “trupa” administrative që do ta fillonin punën në zbatimin konkret për sanimin e situatës. Kemi shkruar njëherë gjerësisht, por këtu vetëm me një fjali po e përmendim tezën që sqaron faktin se politika ndërkombëtare që bëhet për Kosovën ka kohë me bollëk dhe asaj nuk i bëhet vonë, si duket nga ajo aksioma politike që thotë se një dekadë për historinë është vetëm një minutë e orës. Por problemet që evidentohen dhe nuk nisin së paku të zgjidhen në masën më të vogël të tyre, ngarkojnë mbi kurrizin e qytetarëve të Kosovës, e jo politikës komode ndërkombëtare, të cilës nuk i bëhet vonë në histori. Sindromi “i pritjes” edhe kur e stërvit ndërgjegjen e qytetarëve që besojnë në konstruktivitetin e politikës ndërkombëtare, duhet ta ketë fundin e tij. Por sa larg do të jetë ky fund, dhe a na e paralajmërojnë këtë fund opinioni publik që sondazhohet për çdo ditë nëpër rubrika dhe emisione televizive? Aq sa di të flasë populli që politikën e kupton nga nëntekstet e shkrimeve në media dhe nga bisedat e burrave në oda ose në kafene, shihet se durimi është diku kah fundi. Pikërisht këto opinione e bëjnë evidencimin e problemeve të cilat vetëm fakturohen dhe bankohen nëpër media, dhe nesër harrohen, askush nuk i merr para duarsh të mendojë çka të bëhet me to. Mbase fakti se ka kaq shumë probleme, ato nuk mund të mbesin tablloide nëpër media, se janë shumë, dhe media nuk i zë, për çdo ditë del nga një i ri, dhe harrohen problemet e vjetra. Mirëpo ekziston edhe makineria aparatçike e cila locon probleme artificiale për ta tërhequr vëmendjen e opinionit andej kah nuk duhet dhe duke u përpjekur kështu që opinionit t’i vihet perde para sysh. Deri kur? Askush nuk e di. Askush nuk tregon. Vetëm mediat prejudikojnë nganjëherë analiza që megjithatë e eliminojnë prej fakturës së tyre pesimizmin realist.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi