Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meta: Dhuna në kuvend, vazhdim i dhunës së socialistëve në 21 janar

Shko poshtë

Meta: Dhuna në kuvend, vazhdim i dhunës së socialistëve në 21 janar Empty Meta: Dhuna në kuvend, vazhdim i dhunës së socialistëve në 21 janar

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 11, 2011 3:10 am


Meta: Dhuna në kuvend, vazhdim i dhunës së socialistëve në 21 janar


Meta: Dhuna në kuvend, vazhdim i dhunës së socialistëve në 21 janar Ilir-Meta-5-150x150

“Kjo ngjarje që keni parë sot është në vijimësinë e ngjarjeve që keni parë më 21 janar përballë forcave të rendit dhe kryeministrisë. Por askush nuk e priste sot, aq më tepër një ditë pas mesazheve të qarta të përforcuara nga përfaqësuesit e politikës amerikane. Ata apelonin për dialog, për përforcim të institucioneve, për bashkëpunim në interes të vendit dhe në interes të afirmimit të mëtejshëm të Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s, si një vend që aspiron të anëtarësohet në BE. Aq më tepër pas cenimit të imazhit të vendit pas ngjarjeve të dhunshme që ndodhën më 21 janar. Ajo që ndodhi sot është një tjetër tregues. Pamjet kanë qenë të qarta dhe të gjithë kanë dëgjuar kur ka folur përfaqësuesi i PS-së, askush nuk e ka ndërprerë, askush nuk i ka dalë përpara edhe pasi ka folur përtej kohës që përcakton rregullorja. Ndërsa sa herë që fliste një përfaqësues i maxhorancës kishte një reagim tërësisht anormal dhe primitiv, derisa ju patë reagimin agresiv ndaj deputetit Paloka, i cili thjesht po fliste”, kështu e ka komentuar kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i ftuar në ABC news.
Lidhur me pyetjen se si ka mundësi që nuk po dëgjohen mesazhet e qarta të Z. Kantrimen, z.Arvizu dhe përfaqësuesit të BE, z. Lajçak, zoti Meta tha se “ forcat politike duhet të dëgjojnë shqiptarët që janë më të qetë në jetën e tyre dhe bashkëpunues pavarësisht nga preferencat partiake, të cilët janë pjesë e së njëjtës familje. Shqiptarët punojnë bashkë pavarësisht preferencave politike. Dhe e gjithë kjo situatë artificiale, nuk ka lidhje me realitetin”, duke risjellë në vëmendje fillesën kësaj situate:
“Nuk mendoj se këtu kemi të bëjmë me një ngjarje. Mendoj se kemi të bëjmë me një strategji politike për të dëmtuar institucionet. Ngjarja është humbja e PS në zgjedhjet e 28 qershorit dhe mospranimi i kësaj ngjarjeje, dhe gjetja e një justifikim që lideri i PS-së të mbajë pozicionin që ka. Natyrisht ka dhe një ngjarje tjetër, është dhe 8 maji ku do të duhet që qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen duhet të zgjedhin dhe të votojnë për drejtuesit e tyre të ardhshëm për 4 vjet dhe në këtë segment kohor kryetari i PS-së së pari për të treguar se është kryetari legjitim dhe nuk humbi në zgjedhje ndoqi gjithë atë politikë destruktive ndaj parlamentit, ndaj reformës zgjedhore e cila duhej të ishte miratuar me kohë sipas rekomandimeve të OSBE-ODHIR, ndaj partnerëve ndërkombëtarë. Gjithë ajo politikë destruktive për të penguar liberalizimin e vizave duke i thënë Evropës se po të hiqen vizat 1 milion shqiptarë do të ikin dhe nuk do të kthehen më, për të tmerruar Evropën që të mos liberalizonte vizat. Por ne dimë që kanë 2 muaj që shqiptarët e kanë përfituar këtë të drejtë dhe gjithashtu kanë përmbushur të gjitha detyrimet qëp vijnë nga kjo në mënyrën më të civilizuar”.

Lidhur me koalicionin, kreu i LSI-së, tha për ABC news se “ Absolutisht koalicioni është tepër solid. Ka funksionuar dhe funksion në mënyrë tepër normale dhe efikase. Këtë e tregon më së miri përmbushja me shumë sukses dhe në kohë e liberalizimit të vizave. Janë përmbushur qindra kushte, kritere, standarde, janë bërë ligje, akte ligjore, investime teknologjike që u arrit kjo gjë kur të tjerët vinin bast që kjo nuk do të arrihej, aq më tepër brenda 2010. Dhe mendoj se iniciativat e ditëve të fundit për t’iu kthyer normalitetit të qeverisjes problemeve ekonomike që duhet ti kushtet më shumë prioritete unë jam i bindur se maxhornaca dhe e menaxhuar këtë situatë të provokuar në mënyrë të qëllimshme nga lidershipi i PS-së në mënyrë asimetrike, absolutisht do ta përballojë me sukses dhe jo vetëm do të përmbushë këtë mandat qeverisës por të jeni të bindur se askush nuk mund t’i besojë një opozite e cila në vend të fjalës në parlament, e cila në vend të mesazheve, në vend të zgjidhjeve, në vend të projektligjeve përdor grushtet, përdor shkelmat në mënyrën më të pajustifikueshme dhe pa asnjë lidhje me atë që ndodh në shoqëri tonë dhe me atë që kërkohet nga shqiptarët”.
I pyetur nëse për faktin që PS vazhdon të thotë se nuk do të hyjë në zgjedhjet lokale, kreu i LSI-së u shpreh se “Është vërtetë absurde kur dëgjon argumentet e lidershipit të PS-së, që në këto kushte vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje e 8 majit, por në këto kushte vendi mund të shkojë në zgjedhje të përgjithshme, të cilat janë zgjedhje edhe më të rëndësishme dhe që natyrisht mund të krijonin edhe më shumë tension. Sepse, në fund të fundit zgjedhjet e 8 majit janë zgjedhje ëpr bashkitrë komunat, për çdo komunitet sipas specifikave që ka. Pra, mendoj se e gjithë politika e tyre pra politika e dhunës nuk mund të shpërblehet dhe nuk do të shpërblehet, përkundrazi, dhe së dyti absolutisht që zgjedhjet e 8 majit do të mbahen. Është një detyrim kushtetues. Askush nuk mund të qëndrojë në zyrën e tij përtej mandatit kushtetues me idenë që të shtyjmë edhe ca muaj zgjedhjet me qëllim që të qëndrojmë edhe ca muaj në këto detyra, që të bëjmë ca muaj më shumë tendera apo të japim ca muaj më shumë leje ndërtimi, natyrisht që është shumë banale dhe nuk ka asnjë lloj lidhje me interesat e të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe aq më tepër me interesat e stabilitetit të vendit. Mendoj se është detyrë e mazhorancës të tregojë vullnetin maksimal për të krijuar kushte më të mira për zgjedhjet e ardhshme të 8 majit, për zgjedhjet e qershorit të viti 2013, por nëse një forcë politike vendos që të mos hyjë në zgjedhje kjo është një përgjegjësi e saj dhe shoqëria nuk mund të mbetet peng i saj”.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi