Viktimat e dhunës në famijle - 98% janë gra

Viktimat e dhunës në familjet kosovare, që sipas statistikave zyrtare të mekanizmave të sigurisë në vend, 98 për qind janë gratë, problem kyç e kanë ri-integrimin.
Gratë të cilat përjetojnë dhunë fizike dhe psikologjike në të shumtën e rasteve nga bashkëshorti, nuk gëzojnë përkujdesje të mjaftueshme institucionale.
Përfaqësues të qendrave që merren me mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, thonë se Kosova ka krijuar mekanizma legjislativ me standarde evropiane sa i përket mbrojtjes ndaj dhunës në familje, por e gjitha kjo mbetet vetëm një teori e cila nuk po zbatohet.
Naime Sherifi, nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Kosovë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se dhuna ndaj gruas mbetet një problem mjaft shqetësues në shoqërinë kosovare.
“Fakti që ne në strehimore kemi numër të njëjtë të viktimave të dhunës në familje nga viti në vit, fakti që brenda vitit minimumi kemi 18 deri në 20 raste të grave të strehuara që janë viktima të dhunës në familje dhe pavarësisht krijimit të kornizës ligjore ne nuk kemi eliminim të dhunës ndaj gruas apo zbutje të situatës”, thekson Sherifi.
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave e cila shënohet çdo vit më 25 nëntor, vazhdimisht bëhet thirrje që gratë viktima të dhunës fizike, seksuale dhe psikologjike të ngrenë zërin dhe të mos heshtin për dhunën që ushtrohet ndaj tyre.
Shifrat për rastet të dhunës në familje, asnjëherë nuk mund të dihen saktë për faktin se në shumë raste nuk raportohen.
Në Policinë e Kosovës thonë se në vit numri i rasteve të raportuara arrin në 1,000.
Zëdhënësja në Policinë e Kosovës, Sabrije Kamberi bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë raportuar 448 raste.
“Sa i përket vitit 2011 dhe vitit 2012 shihet një rënie e lehtë e rasteve të raportuara të dhunës dhe po ashtu edhe në bazë të numrit të përgjithshëm të rasteve në vitin 2012 dhe gjashtë mujorin e parë të këtij viti shihet një rënie e rasteve të raportuara”, thekson Kamberi.
Për mbrojtjen e këtyre viktimave të dhunës në familje, në Kosovë janë disa qendra të strehimit dhe përkujdesjes, por që sipas vetë përfaqësuesve të këtyre qendrave, mekanizmat shtetërore nuk iu afrojnë ndihmën e duhur viktimave.
Naime Sherifi nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Kosovë tregon se shumë gra të cilat kanë përjetuar dhunë në familje kanë qenë të detyrua të kthehen përsëri në atë shtëpi ku kanë përjetuar dhunë.
“Ajo çka nuk funksionon është procesi i ri-integrimit. Në këtë proces pothuajse në Kosovë nuk punohet fare edhe krejt çka bëhet në ri-integrim është puna që bëjnë strehimoret. Nga ana e shtetit në letër ekziston, por në praktikë farë nuk funksionon procesi i ri-integrimit".
"Nëse mendojmë se një grua në momentin që kthehet tek familja e burrit vetëm se nuk ka pasur ku shkon tjetër është ri-integruar gabojmë, pasi që nuk është ri-integrua por është kthyer në të njëjtin ambient dhe përsëri në një periudhë të shkurtët kthehet te ne”, shton Sherifi.
Shteti, sipas Sherifit duhet t’iu mundësohet grave, viktima të dhunës në familje, ngritje profesionale, punësim, fuqizim ekonomik dhe strehim afatgjatë.
Se viktimat raportojnë më shumë se një herë rastin në polici e konfirmon edhe zëdhënësja e këtij mekanizmi, Sabrije Kamberi.
“Po kemi raste të tilla kur raportohet dhuna më shumë se një herë prej të njëjtëve anëtarë të familjes. Aty përdoret forca, kërcënimi, kanosja”, tregon Kamberi.
Në bazë të një raporti të Policisë së Kosovës, arsyet se pse viktimat nuk e kanë raportuar dhunën kanë qenë të ndryshme, duke filluara dënimi social, vartësia dhe shqetësimi nga humbja e kujdestarisë për fëmijët.
Ndërkaq, shkaqet e dhunës në familje që janë të raportuara në polici kanë të bëjnë më së shumti me gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale.
Në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, parimet e të drejtave të njeriut dhe kornizën ekzistuese ligjore në Kosovë, institucionet janë të obliguara për të hetuar, ndjekur dhe dënuar kryerësit e veprave të dhunës në familje, në të njëjtën kohë duke ofruar zgjidhje efektive për viktimat.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nëse Agim Ramadani, Sali Çekaj... nuk janë heronj, atëherë kush janë?
» Prokurori: Viktimat janë parë si kolaboracionistë dhe spiunë
» Vrasja në Itali, 2 viktimat janë vëllezër-Agron Lleshaj, 27 vjeç dhe Alban Lleshaj 24 vjeç
» Spahiç: Janë kush janë kroatët me origjinë të pastër shqiptare në Kroaci
» Kush janë 23 shqiptarët që ende janë në “listën e zezë” të SHBA-ve?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi