Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova sot gjendet e pushtuar nga një qeveri dhe parlament jo legjitim

Shko poshtë

Kosova sot gjendet e pushtuar nga një qeveri dhe parlament jo legjitim Empty Kosova sot gjendet e pushtuar nga një qeveri dhe parlament jo legjitim

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 11, 2012 10:50 pm

Kosova sot gjendet e pushtuar nga një qeveri dhe parlament jo legjitim


Kosova sot gjendet e pushtuar nga një qeveri dhe parlament jo legjitim Largea_kryesore1352656134
Askush, që pakëz mendon esëll nuk është kundër bisedave në tavolinë me armikun tonë, por ama askush nuk i beson sot një Kryeministri që udhëheq vendin me vota të vjedhura dhe të blera, askush nuk i beson një njeriu që faktikisht nuk posedon as edhe imunitet të vërtetuar nga partia e vet, ngase ne atë parti ai është zgjedhur pa Kuvende të rregullta, dhe për këtë fatkeqësisht e kishte përkrahjen ndërkombëtare ndoshta vetëm e vetëm që ai të ishte njeri i duhur për negociata të dhimbshme me Serbinë. Ne sot fatkeqësisht nuk i besojmë as edhe vet Parlamentit, ngase ky Parlament është kryekëput produkt i hajnisë, andaj të gjitha rezolutat dhe vendimet që do i merr edhe ky Parlament në realitet nuk kanë legjitimitete dhe legalitete fare. Të jemi realistë dhe të drejtë në këtë çështje, as edhe vet populli shqiptarë në përgjithësi nuk ishte dhe nuk është kundër një dialogimi të të dy të barabartëve, të dy shteteve dhe dy kombeve që megjithatë respektojnë rregullat e lojës, jo ngase Serbia nuk na respektoi dhe nuk na respektôn fare, Serbia në Kushtetutën e saj na mbanë si territor te vetin, Serbia mbanë dhe ushqen me para dhe me armë serbët dhe policinë e saj sekrete në veri të Kosovës, Serbia na bënë pengesa që prej çështjeve diplomatike e gjerë të ato kulturore e sportive, Serbia na e cenon sovranitetin dhe integritetin tonë sa here që i qohet asaj, ndërsa ne nuk kërkojmë asnjë garanci e asnjë dëmshpërblim nga ajo, këtu qëndron dhimbja dhe frika se me këto negociata do të dalim të lagur si popull dhe si shtet!


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi