Ajet Nuro:Kadri Sherifi : Pse jo?
Faqja 1 e 1
Ajet Nuro:Kadri Sherifi : Pse jo?
Kadri Sherifi : Pse jo?
Në një tekst nga një bashkëpunëtore kemi mësuar se Kadri Sherifi ka shkruaur një roman me titullin “Arbëresha”. Sipas shkrimit në fjalë, romani flet per alfabetin tonë. Në kuadër të kremtimit të javës së njëqindvjetorit të Kongresit të Alfabetit (14 -22 nëntor), Tribuna Shqiptare ka intervistuar bashkëpunëtorin e saj. Këtu do të lexoni replikën shqiptare më të mirë të vitit.
Tribuna Shqiptare : Për fillim, çka mund të na thoni shkurtimisht për romanin tuaj ?
Kadri Sherifi : Shkurtimisht, romani ka të bëjë me Kongresin e Manastirit dhe njëqindvjetorin e tij duke kaluar nga pavarësia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës. Është një histori dashurie. Si shumica e romaneve, apo jo ?
Tribuna Shqiptare : E keni shkuruar në të njëjtën kohë në shqip dhe frëngjisht ?
Kadri Sherifi : Po e kam shkruar në këto dy gjuhë në të njëjtën kohë. Mendoj se versioni shqip konvenon më mirë për botim fillestar në mënyrë që vepra të konsiderohet si roman shqiptar. Në të kundërtën, bie sikur është shkrim i një mërgimtari i cili ka nostalgji dhe dëshiron të kthehet njëqind vjet thellë në gjirin e popullit të vet. Sidoqoftë, shkrimi në dy gjuhë në të njëjtën kohë më shtyn ta bëj më me siguri pyetjen : A është vepra e eksportueshme në kultura të tjera ?
Tribuna Shqiptare : Besojmë se nostalgjia dhe gjiri i popullit kanë aq rëndësi sa edhe fragmenti i historisë…
Kadri Sherifi : Padyshim. Por, pretendoj se kam nënvizuar një moment historik nga më të rëndësishmit të popullit shqiptar. Ju ftoj t’ia bëni vetes pyetjen bashkë me mua : Pa alfabetin e Kongresit të Manastirit, do të thotë alfabetin latin, a do të shkruheshin dy kushtetuta shtetesh së pari në shqip e pastaj të përktheheshin në gjuhë të tjera ?
Tribuna Shqiptare: Kur thoni « alfabetin latin » mendoni në tiparin evropjan të shqiptarëve ?
Kadri Sherifi : Pajtjetër. Shqiptarët janë shprehur qartë se janë evropjanë gjatë rënjes së perandorisë famëkeqe osmane e cila i mbyllte shkollat shqipe mu si Millosheviqi. Shqiptarët nuk kanë pranuar një gjë të tillë nën asnjë pretekst. Si mund të harrohet ky fakt ?
Tribuna Shqiptare: Keni pasur takime me njerëz të rëndësishëm, bie fjala… Nënë Tereza.
Kadri Sherifi : E kam takuar dhe i kam dhuruar 12 trëndafila të kuq në një tufë. Është një moment të cilin nuk do ta harroj kurrë… Sikur kishte një aromë shqiptare… Në roman flas për babain e Nënë Terezës, patriotin e shquar Kolë Bojaxhiu. Vdekja e tij mbetet një enigmë: Nga kush është shkaktuar dhe përse?
Tribuna Shqiptare : Në disa artikuj në frëngjisht shihet se keni një stil shumë të larmishëm, për të mos thënë humoristik…provokues. Vazhdoni të merreni me gazetari në gjuhën frënge ?
Kadri Sherifi : Jo. Ka kohë… Disa artikuj opinioni aty këtu dhe pak intervista kanë qenë mëkate të rinisë. Para disa ditësh e lexova një intervistë për një revistë që kam bërë me një deputet të atëhershëm, zotin David Payne. Më vonë, zoti Payne ka kaluar rreth du vite në Kosovë si i dërguar nga qeveria provinciale e Kebekut, më duket, për të ndihmuar mirëvajtjen e parlamentit kosovar, apo diçka të tillë. A nuk është bota e vogël?
Tribuna Shqiptare : Në disa artikuj në shqip, keni të njëjtin një stil provokues…
Kadri Sherifi : Çka t’ju them rreth stilit të larmishëm dhe provokues? Të marrim si shembëll një artikull i cili nënvizon vitin 2008 si vit ndërkombëtar të patates. Qëllimi im kryesor ishte të bëj të njohur tek shqipfolësit një recetë për ruajtjen e patates e cila është zbuluar nga irlandezët para shumë kohe. Nuk arrija të bindem se do të mund ta botoja në formën e recetës. Kështu, vendosa t’i jap formën e një artikulli opinioni me një stil të larmishëm, humoristik e provokues, siç thoni. A e dini se patatja kultivohet lehtë dhe ruhet lehtë dy vite?
Tribuna Shqiptare: E kam mësuar në artikullin tuaj. Të kthehemi te shkrimet: Në artikullin Kanuni i Neglizhencës kërkoni nga autoritetet kompetente shqiptare që të mos fshihen pas zakoneve për të mos çrrënjosur gjakmarrjen. Sipas disa komenteve, shprehja „Kanuni i neglizhencës“do të futet në enciklopedinë shqiptare….
Kadri Sherifi : Lexuesit e faqes Tribuna Shqiptare kanë propozuar në komente të hapura dhe në postime elektronike individuale që të organizohet një ngjarje e quajtur „Kanuni i neglizhences“ në bazë të artikullit. Propozohet, si në artikull, që populli… publiku t’i dërgojë një mesazh të qartë e të fuqishën organeve kompetente për t’i detyruar të marrin të gjitha masat e nevojshme për çrrënjosjen e gjakmarrjes. Të afërmit e vrasësit nuk janë vrasës dhe ata duhet të gëzojnë lirinë e lëvizjes të garantuar me kushtetutë. A ta përgatisim dhe ta udhëheqim së bashku, një ngjarje të tillë?
Tribuna Shqiptare : Patjetër, Tribuna Shqiptare është një vend për të gjithë ata që duan të shprehen. Për momentin, të kthehemi tek shkrimet : A mendoni se shkruani mirë… letërsi?
Kadri Sherifi : A t’ia lëmë lexuesit të përgjigjet në këtë pyetje pas botimit të romanit „Arbëresha“ në shqip ose në frëngjisht?
Tribuna Shqiptare : Pyetja e fundit : Pse i përfundoni të gjitha përgjigjet e intervistës me një pyetje tuajën?
Kadri Sherifi : Pse jo ?
Nënshkruajeni peticionin “Kanuni i neglizhenës” kundër gjakmarrjes:
http://www.ipetitions.com/petition/kanuniineglizhences
Një pëgjigje të cilën nuk do ta harroni kurrë
Intervistoi Ajet Nuro*

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ajet Nuro - Unë, ti ai ose ajo/ Ne, ju, ata ose ato; Po Shqipëria?
» Ajet Nuro:Përshtypje udhëtimi – Shqipëri korrik 2010 - Pjesa e parë
» Ajet Nuro:Më 29 qershor 2009
» Ajet Nuro:Dhjetori i shqiptarëve
» Ajet Nuro:Shqipëria siç e gjeta

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi