Adem Zaplluzha:Cikël poetik
Faqja 1 e 1
Adem Zaplluzha:Cikël poetik
Adem Zaplluzha:Cikël poetik
SA HERË QË KËNDOVA
Sa herë që këndova
Këngën s’ e gjeta në dhomë
Mes gishtërinjve
E dredhja cigaren
Duhani i mykur
Kollej
Nga era e rëndë
E gazetës Times
Për çdo ditë
Bëja vetëvrasje
Nikotina vuante
Nga një sëmundje e keqe
Kurse unë kaloja rrugës
Duke kënduar himnin
Por fjalët
Kurrë nuk i gjeta në dhomë
E tekstin e kërkoja
Në ndërgjegjen e popullit
FLUTURIMI
Sonte dhembja
Nuk mungoi në shtratin tim
Dallëndyshet fluturuan
Në Polin e Veriut
KËLTHITJET E MACEVE
Rrugët rrëshqasin
Këtejpari
Këlthitjet e maceve
Të zeza
Zbresin në qytet
Bletët kurrë më
Nuk dolën në kullosa
NUK I PATËM LARË DUART
U katandisëm deri në asgjësim
Sikur të mos ishte
Mos harresa
Do të na përpinin
Me gotën e verës
Në Darkën e Fundit
Aq shumë ujë
Patëm në udhën tonë
Sa që kurrë nuk u ndalëm
Në asnjë gurrë
Për t’i larë duart
Sa herë që macet e zeza
Na e prenë rrugën
Na sërish gjenim shtigje
Duke u ikur burimeve
Për të mos i larë duart
U katandisëm
Nëpër udhët e botës
Ecëm drejtë Ferrit
Edhe në darkën e djallit
Mbetëm pa i larë duart
MILINGONAT
Mos kërkoni plagë
Në ëndrrat e mia
Edhe ditët e leckosura
M’i kanë tredhur lebesët
Sa herë që kërkova
Ta gjeja dhembjen e mallkimit
Në mua zhgjëndrrat u zgjuan
Duke rikujtuar të kaluarën
Përse ky trishtim i përdalët
Zgjohet kaq herët
Gishtat dridhen
Si telat e qemanes
Shpeshherë
Zgjohet mos harresa
E kuja çohet peshë
Nën pemët e kalbura
Valëzojnë milingonat
VETMIA
Më tha se
Kemi mbërritur padashur
Në fund të rrugës
Që t’i numërojmë
Të gjithë plepat
Në harresën
Tonë të ndryshkur
Hap pas hapi
I ndoqëm kalorësit
Patkonjtë i tejkaluan etjet
Asnjë kalë i sëmurë
Asnjë fërkem e përbuzur
Në lumin e heshtjes
Zhurmojnë buzavajet
Këlthitjet e ndërgjegjes
Prekin plagën e mëshirës
Në sytë e pikëllimit
Pikojnë lotët e ditës
Tek e fundit
Edhe kjo udhë le të shkojë
Në djall të mallkuar
Sa herë që i çela sytë
M’i verbuan sorrat
Do të iki nga kjo rrugë
Asnjë shteg më
Nuk ka mbetur në hapësirë
Në këto udhëtime
Po koten përsëritjet
E dhembjeve të heshtura
KUMTI I FJALËVE
Kur kumti i fjalëve
Përjeton ringjallje
Ndërkrehen shpirtrat
Në frymëmarrjen e gurit
I shkelëm të gjitha udhët
Si makthi gjumin e natës
Nëpër venat tona
Kaluan qeshjet e përdala
Nuk mund t’i ndalim
Gjëmat
As imagjinatën
E dhembjes
Në tehun e këlthitjes
Shpeshtohen vetëvrasjet
Kur e kalojmë lumin
Kokulur uji qeshë
Zbrazëtira tradhtisht
I vret heshtjet
Në kthetrat e korbit
Barten lajmet
Kumti i fjalëve
Përjeton vetëvrasje
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adem Zaplluzha:“DRINI POETIK” NË VARGUN SATIRIKË
» Shkruan Flori Bruqi :Shkrimtari Adem Zaplluzha botoi gjatë majit 2010 , shtatë libra poetik.
» Adem Zaplluzha:DERI NË THEQAFJE: ADEM ZAPLLUZHA
» Adem Zaplluzha:MBURRJA E FRIKËS -ADEM ZAPLLUZHA
» Adem Zaplluzha:PARAKALIMI: ADEM ZAPLLUZHA
» Shkruan Flori Bruqi :Shkrimtari Adem Zaplluzha botoi gjatë majit 2010 , shtatë libra poetik.
» Adem Zaplluzha:DERI NË THEQAFJE: ADEM ZAPLLUZHA
» Adem Zaplluzha:MBURRJA E FRIKËS -ADEM ZAPLLUZHA
» Adem Zaplluzha:PARAKALIMI: ADEM ZAPLLUZHA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi