Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gëzim Llojdia: ''Gjakmarrja, pse dhe deri kur?''

Shko poshtë

Gëzim Llojdia: ''Gjakmarrja, pse dhe deri kur?'' Empty Gëzim Llojdia: ''Gjakmarrja, pse dhe deri kur?''

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 13, 2011 3:10 am

Gëzim Llojdia: ''Gjakmarrja, pse dhe deri kur?'' U1_GezimLlojdia
“GJAKMARRJA, PSE DHE DERI KUR?”
Problemi mbarëkombëtar në një konferencë në Universitetin :”Pavarësia” ,Vlorë
Nga Gëzim LLOJDIA
Universiteti “Pavarësia’ Vlorë organizoi një konferencë shkencore me temë; “Gjakmarrja, pse dhe deri kur?” e moderatorë:nga pedagogët e këtij universiteti Julejda Gërxhi , Siri Hoxha, ku bashkëpunuan :pedagogët efektive të departamenteve drejtësi dhe shkenca politike. Temat që trajtoi kjo konferencë ishin :“Fenomeni i gjakmarrjes në periudha të ndryshme historike dhe si përvoje botërore”,“Historiku i gjakmarrjes në Shqipëri si dhe prezantimi i saj nëpërmjet Kanunit”,“Instituti i gjakmarrjes në sistemet totalitare dhe liberale si dhe ndikimi i të drejtës pozitive në të dy sistemet” ,“Raste konkrete mbi gjakmarrjen sot, dhe zgjidhjet e ofruara”,“Veprimi i aktoreve dhe faktorëve politike dhe sociale mbi gjakmarrjen” Në Fjalën e hapjes së aktivitetit .Siri Hoxha, pedagog në Degën Shkenca Politike përmendi nismën e ndërmarr nga ky universitete për të marë në konsideratë një ndër fenomenet më shqetësues të shoqërisë shqiptarë .Studentët Ina Lelaj, Roland Comi ( Dep. Shkencave Politike) trajtuan temën:“Fenomeni i gjakmarrjes në periudha të ndryshme historike dhe si përvoje botërore”.
Studentët Gabriela Llano, Irena Havaraj, Leniva Dhefto (Dep.Drejtësi) “Historiku i gjakmarrjes në Shqipëri si dhe prezantimi i saj nëpërmjet Kanunit” të cilat ndër të tjera referuan: Gjakmarrja ka ekzistuar qe nga bashkësia gjinore e rendit patriarkal ne familje me ndikimin nga e drejta romake. . Ne shkencën juridike i kushtohet vëmendje e veçante studimit te tipeve dhe llojeve te ndryshme te se drejtës zakonore,ne realitetin historik te çdo vendi. Shkenca juridike dhe etnologjike shqiptare ka arritur disa përfundime se kane ekzistuar katër variantet kryesore te kanuneve shqiptare:Kanuni i Leke Dukagjinit,Kanuni i Skënderbeut,Kanuni i Maleve,Kanuni i Labërisë .Kanuni është një monument kulturor historik i se drejtës tradicionale te shqiptareve. Ai është përmbledhje e rregullave,zakoneve shqiptare te pashkruara ne rrjedhën e disa qindravjeçareve para dhe pas jetesës se Leke Dukagjinit. Shtjefen Gjecov është pionieri i mbledhjes nga gojëdhëna popullore te zakoneve e traditave te malësore tanë,posacerishte ne Mirdite. Veprimtaria e tij shkencore ne fushën e etnologjisë u kurorëzua me mbledhjen dhe botimin pjese-pjese te normave te kanunit,fillimisht ne revistën “Ylli i Dritës”. Karakteristika themelore e veprës madhore te Gjecovit ,Kanuni i Lek Dukagjinit, është se normat e tij i mblodhi drejtpërdrejt nga goja e popullit pranë te cilit jetoi e punoi deri ne fund te jetës se tij. Me normat e kanunit, malësoret vetëqeveriseshin dhe me ato rregullonin te gjitha mardheniet shoqërore ne fusha te ndryshme te jetës, mardheniet familjare,martesore, mardheniet e pronësisë,te trashëgimin,te punës,te vetëmbrojtjes,si dhe ne fushën penale e procedurale per dhënien e drejtësisë nga pleqtë e zakonit. Natyrisht vendin kryesor ne kanun e zinin vlerat e larta etike morale shoqërore: nderi,besa, mikpritja,burrëria,falja,pajtimi,gjakmarrja. Thelbi i Kanunit te Leke Dukagjinit janë fjalët qe u ruajtën dhe u pasuruan brez pas brezi për gati 6 shekuj. Shqiptaret kane trashëguar deri ne shekullin e 20-te dy kanune: kanunin e Lekeve - Kanunin e Leke Dukagjinit, qe kishte pushtet ne viset mbi lumin Drin, kanunin e Gegeve - Kanunin e Skënderbeut, qe kishte pushtet ne gjithë pjesën tjetër te Shqipërisë veriore. . Kanuni nuk kishte vlere pa kuvendin, pa pleqtë e stërpleqtë, pa dheun qe mblidhej për te ndare te drejtën.
Studentët Ajola Brahimaj, Emiljana Cepaj (Dep. Shkencave Politike); Romina Sapiqoti, Olsi Zaimi, Luljeta Alimerko (Dep Drejtësi) referuan këtë teme :“Instituti i gjakmarrjes në sistemet totalitare dhe liberale si dhe ndikimi i të drejtës pozitive në të dy sistemet” ju referuan :Njeriu , nje qenie kaq komplekse , edhe pse mbartës I një kapaciteti te pakufizuar intelektual , shpesh absolutizon te drejtën e tij natyrore , duke kërkuar qe te ushtroje dhe te ekzekutoje pushtetin e tij edhe tek vetvetja , edhe ndaj te tjerëve. Ne momentin kur kjo veprimtari ndesh kundërshtime kategorike apo ekstreme , fillon një real-situate pararendëse e një reagimi , qe ne te shumtën e rasteve prodhon apo gjeneron Krim ndaj personit. Te tilla mund te jene :Konflikte qe lindin për shkaqe te zgjerimit te domenit te individit apo fisit ne kurriz te te tjerëve. Shkaqe te tradhtive te ndryshme ose te keqkuptimin te institutit te besës. Tradhtitë e gruas ne martese, ose kur kjo tradhti lidhej me përftimin e interesave te caktuar. Moslejimi I divorcit si shkelje e dinjitetit te familjes,fisit , dhe reagimit fshehtas te gruas qofte edhe për nevoja fiziologjike,ne rastin e një defekti te lindur apo te fituar te burrit. Rasti I një martese ne papelqyeshmeri ose e gjykuar si e tille ne vazhdimësi. Shkaqe xhelozie për rritje te vlerave personale apo fisnore te një realiteti qe me pare është vlerësuar me poshtë se dikush dhe ne këtë moment lind një hasmëri .Aksidente te llojeve te ndryshme qe kane ndodhur , dhe qe janë keq gjykuar për mungese te mirëfillte informacioni te situatës, - nivel te ulet gjykimi , - apo dëshire për keq gjykuar. Instituti i gjakmarrjes shihet nen dritën e aspektin social dhe atë ligjor, duke gjetur rregullime te ndryshme ne periudha te ndryshme ne varësi te kushteve sociale, ekonomike e politike. Pas luftës se Dyte botërore gjeopolitikët e zhyten Shqipërinë nen një regjim totalitar ku çdo vepër penale ‘’krim ndaj personit’’ përveç dënimit individual te keqberesit , përfshinte edhe penalizmin kolektiv për familjen apo fisin , deri ne dëbim e internim. Kodi penal I RPSSH i vitit 1977, tipik totalitar , e parashikonte si te ‘’ cilësuar ‘’ vrasjen qe kryhej per motive te hakmarrjes ( neni 84 pika 1) . Motivi I hakmarrjes qe e shtyn personin ne vrasje shihet nga teoria penale e kohës si një motiv I dobët , një mbeturine nga e kaluara e lashte e trashëguar ne ndërgjegjen e njerëzve , e papajtueshme me ideologjinë marksiste – leniniste , me politiken e partisë , me krejt rendin sheqeror socialist dhe me normat e moralit komunist. Vrasjet për hakmarrje paraqesin nje rrezikshmëri te larte shoqërore , edhe për faktin se ato janë te trashëgueshme brez pas brezi. Ato shkaktojnë armiqësi , prishin unitetin moralo – politik te popullit. Konsideroheshin shfaqje e vetegjyqesise qe cenon rende ligjshmërinë socialiste dhe ‘’demokracinë’’ proletare. Por duke iu referuar statistikave edhe ne këtë tipologji sistemi ,instituti I gjakmarrjes nuk u zhduk plotësisht dhe politikat penale nuk kishin force ne zonat ku ndërgjegjja juridike pothuaj nuk ekzistonte përballë ndikimit te fuqishëm kanunor.
Me vendosjen e pluralizmit dhe shfuqizimin e Kodit Penal ideologjik ,numri I vrasjeve për gjakmarrje ka pësuar rritje te ndjeshme ,pasi gjaku i te vrarëve kishte mbet pa u marre. Kodi Penal i vitit 27.01.1995 , miratuar me ligjin 7895 , parashikonte gjakmarrjen ne nenin 78 te tij si:
“Vrasja e kryer me paramendim dënohet me burgim nga 15 (pesëmbëdhjete) deri ne 25 (njëzete e pese ) vjet, kur ka rrethana renduese , me burgim te përhershëm a me vdekje”.
Ne përpjekje për te hartuar kushtetutën e vitit 1998 ( aktualja ) ,u vu re një mospërputhje e forte e Kodit Penal, I cili ofronte dënimin me vdekje për parandalimin dhe dënimin e këtyre veprave , përballë KEDTNJ e cila e absolutizon vlerën e jetës. Asnjë dënim , asnjë sanksion nuk ka vlere nëse ai tenton te tejkaloje kufijtë jetësor. Kështu për efekt te respektimit te hierarkisë se burimeve te se drejtës Shqiptare u pa e nevojshme modifikimi I Kodit Penal ,duke I dhënë përparësi marrëveshjeve ndërkombëtare. Dhe duke arritur një progres shume te madh qe ishte : heqja e dënimit me vdekje. Duke pare shtimin e vrasjeve për gjakmarrje , legjislatori vlerësoi te rëndësishme ndërhyrjen ne K.P. duke ndryshuar atë( me ligjin 8733 dt.24.01.2001 , dhe ligjin nr.9686 dt.26.02.2007 ) . Ne ketë mënyrë ka ashpërsuar qofte persa i përket cilësimit ashtu edhe sanksionit . neni 78/2 i Kodit Penal :“Vrasja e kryer ,për hakmarrje a gjakmarrje dënohet me burgim jo me pak se njëzet vjet ose me burgim te përjetshëm si dhe me gjobe nga pesëqind mije leke deri ne tre milion leke.”Përveç ligjit ne procesin e parandalimit te këtij fenomeni , ne këto momente merr rëndësi dhe “instituti I pajtimit te gjaqeve “. Askush nuk mund te thotë sot se sa i suksesshëm është ai , por as nuk mund te anashkalohet kontributi i tij sado modest. Megjithatë , zbatueshmeria e ligjit përbën një problem serioz ,dhe kap nivele shqetësuese, sidomos ne ato zona ku instituti I gjakmarrjes ka qene ne dinamiken historike. Kemi ligjin , kemi organizata ,institute dhe struktura dhe mbi te gjitha qeverinë ,aktori me peshën me te madhe ne vendosjen e rregullave dhe ligjeve. Dhe lind pyetja : a mjafton vetëm qeveria?Përgjigja është : jo.
Janë domosdoshmëri institucione te tjera ndihmese te qeverisjes ne funksion uljes ne nivelet me minimale te mundshme te gjakmarrjes. Te cilat mund te jene dy llojesh:Te paramenduara dhe te rregulluara me ligj. Te vet-krijuara ne dinamiken dhe logjiken e realiteteve si rruge me lehtësira dhe efektet e tyre. Si konkluzion : Gjakmarrja është një nga format ekstreme te marrjes se jetës , sidomos ne kushtet kur “ e drejta “mundëson kompensimin ,te paktën moral/shpirtëror ,përmes gjykimit. Ajo është një realitet barbar arkaik qe manifeston nivelin me te ulet te ndërgjegjes juridike te një kombi.
Studentët Eralba Kreshpa, Perjana Kokoshi, Armida Bardhi (Dep Drejtësi)ju referuan ne temën “Raste konkrete mbi gjakmarrjen sot, dhe zgjidhjet e ofruara”, problemeve më konkrete.
Per rreth 20 vjet,thuhet nw kwtw studim, jane rregjistruar 5200 vrasje, 1400 familje te ngujuara e te fshehura, ne to edhe gra e femije,si pasoje e mentalitetit te vrasjeve kanunore per nderin e marrjen e gjakNga arsyet kryesore qe cojne ne hasmeri familjet shqiptare mund te permendim mos zbatimi I ligjit 7501 per token ,ceshtjet e pazgjidhura te prones, konfliktet qe kane lindur per shkak te fenomeneve te ndryshme, trafikimi I femrave, dhunimi I prones ,atakimet ne jeten e perditshme te cilat e mbajne shoqerine shqiptare.Misionet e Pajtimit kane qene te vetmit ne perpjekjet per ndalimin e ketyre vrasjeve.Megjithese pa perkrahje, ata kane arritur te mbajne nen kontrroll me shume se 80% te konflikteve.Viti 1939 .Gjakmarrja ishte drejt eliminimit te plote per shkak te solidaritetit te qytetareve me ligjin dhe ndikimit te madh qe pati funksionimi I mire I drejtesise.Viti 1945.Mbas luftes se dyte boterore,me vendosjen e rregjimit komunist ligji veproi arbitrarisht,ekzekutimin e vrasesit e mori persiper shteti duke mos I lene vend aplikimit te gjakmarrjes.Krahas masave ekstreme per kontrollin ndaj individit, shteti ndaloi me ligj edhe besimet fetare,asgjesoi institucionet e tyre si dhe shume vlera te trashegimise zakonore.Vitet 1991-1998.2300 familje u futen ne ngujim per shkak te hasmerise midis tyre.Gjate 15 viteve te plurarizmit politik,papergjegjshmeria e megalomania e kesaj klase politike ka bere qe mendimet e sygjerimet,teper te nevojshme,qe vijne nga komuniteti,te mos perfillen.Vitet 1996-1997.Vrasjet dhe urrejtjet midis individeve apo grupeve brenda shoqerise u shtuan vecanerisht ne vitet 96-97 nga lufta e ashper politike dhe rrezimi I firmave piramidale.Vetem ne vitin 97 pati 1500 te vrare.
Viti 2002-2005..Ne Shqiperi u dhunuan ne menyre tragjike 126 familje duke lene te vrare,jo vetem gruan por edhe femijet.U larguan jashte shtetit per t’iu fshehur vrasesit 1270 burra duke lene per vite me rradhe peshen e vuajtjes dhe perpjekjeve per mbijetese mbi grate dhe femijet.
Studentët Geri Haxhiraj, Enerjeta Pashaj (Dep. Shkencave Politike,“Veprimi i aktoreve dhe faktorëve politike dhe sociale mbi gjakmarrjen’ .Konkluzionet e aktivitetit Julejda Gërxhi, koordinatore e Degës Drejtësi .Shfaqja e filmit shqiptarë :”Gjallë” me aktorë kryesor Nik Xhelilaj u ndoq nga dhjetëra studentë.
Për ZSH- Kadri Mani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi