Tregim nga Sevdije Rexhepi:NËN MELODI ERËRASH TË NXEHTA
Faqja 1 e 1

Tregim nga Sevdije Rexhepi
NËN MELODI ERËRASH TË NXEHTA
Zgjuar tamam me kohë ashtu gjumëkurdisur, mu si ora e saktë të cilën e shtyj çdo pesë minuta dhe dua të vazhdoj ëndrrën. Edhe pesë minuta të tjerë, ikin dhjetë... Symbyllur ngritëm për të filluar ritualin mëngjesor në dhomën e vogël dy me dy por ku janë të gjitha që të duhen. Tavolina, një llambë e vogël nate për lexim nëse nuk je lodhur nga puna dymbëdhjetorëshe, frigorifer për ujë të ftohtë akull, për të mbijetuar etjen në shkretëtire, pastaj një lavaman e pak më lart pasqyra me të cilën shkëmbejmë shikimet që në minutat e parë të ditës, flasim në heshtje, se kuptohemi pa asnjë problem, kur ngrysem unë edhe ajo gjithashtu, unë e qeshur ajo ka buzëqeshjen identike me timen. Nganjëherë pa dashje ca pika uji ikin pa qëllim në pasqyrë duke u munduar të prishin imazhin e disponimit mëngjesor, pastaj avulli mbulon si me vello mëndafshi shikimet tona. Fshij fytyrën time dhe të saj dhe përsëri shikohemi njëjtë si dje, pardje, para një viti, dy, tre… Flasim në heshtje dhe premtojmë se do shihemi edhe nesër, në të njëjtën kohë. Do flasim përsëri dhe do e pyesim njëra-tjetrën për po të njëjtat gjëra.
Ajo nuk flet, veçse përsërit pas meje atë çka them unë, imiton çdo shikim timin, çdo lëvizje buzësh. Të ngjashme sa s’ka më, si binjakët siamez. Por ka diçka që nuk është e ngjashme mes nesh: Asaj nuk i bëhet vonë për gjumë, as nuk zgjohet herët ngase nuk fle kurrë. Është gjithmonë në krye të detyrës për të tjerët.
Minutat ikin shumë shpejt si të ishin sekonda, ora ecën e bashkë me të dhe koha që nuk ndalet. Tek hap derën për të ikur në punë kthehem edhe njëherë tek mikja ime Pasqyrë dhe i premtoj se do shihemi në mbrëmje.
Nxitoj hapat shkallëve teposhtë dhe ndiej valë të nxehtë ere tek rrah fytyrën time në këtë mëngjes të hershëm që është shumë më i jashtëzakonshëm se mëngjeset e freskëta në atdhe. Detyrimisht mbyll kapakët e syve për pak sekonda dhe mendja më ikë atje. Kujtoj po këtë nxehtësi që i ngjan atij zjarri kur nënat tona bëjnë flinë me saç.
Edhe kjo ditë më lë të kuptoj se s’do ketë ndonjë dallim të madh nga ato që ikën. Tek shpejtoj hapat rrugës së njëjtë përsëri mbyll sytë dhe pyetem: Vërtetë jemi këtu? Ende jemi këtu?
Dëgjohen po të njëjtat ushtima e zhurma në qiell e tokë, në të njëjtën orë, nën të njëjtin qiell. E vetmja që është e ndryshme në tërë këtë rutinë është ndonjë e papritur që nuk njeh as orë, as ditë e as mot. Eh, atëherë i humb kuptimi gjithçkaje dhe lumë pyetjesh vërshojnë shtratin e mendjes tënde. Lum aq i vrullshëm sa të merr me vete po nuk dite not. Dhe për çudinë tënde të gjitha kapërdihen dhe përqafohen ditët në vazhdim sikur e djeshmja t’i takonte një të kaluare të largët e jo realitetit të jetuar në të cilën ti ishe aktor i vërtetë i këtij filmi jetësor.
Rrugës takohen po të njëjtat fytyra të përgjumura me hapa që nxitojnë për të filluar edhe një ditë të re pune. Më tutje, fytyra ushtarësh të lodhur nga nata, të pagjumë, ata të cilët neve na bëjnë më të lehtë dhe sigurt gjumin brenda. Në ata sy lexohen tregime të shumta nga më të ndryshmet dhe malli për më të dashurit e tyre.
Në gjethe palmash fshihet enigma, e përkundur nën melodi erërash të nxehta. Në trungun e saj fshihet patundshmëria, rrënjë të thelluara nën shtresa shekujsh i japin krahë vazhdimësisë së jetës.
Mjegullnaja pluhuri që nuk janë të rralla me temperaturat tmerrësisht të larta të shtynë të pyesësh: A thua si mbijetojnë banorët e këtij vendi? Jashtë telave gjemborë shihen tek punojnë tokën aty afër burimit të Tigrit, lumi që ushqen shpresat dhe përkund historinë e vjetër të civilizimit.
Fytyrat e tyre falin buzëqeshje të panjohurve gjersa realiteti ndryshon shumë dhe hallet e jetës janë aq të kundërta nga jeta jonë brenda telave.
Dita tretet dhe sjell muzgun si një pikturë të bukur të një artisti të madh dhe të papërsëritshëm, diku në skajin tjetër të Botës duke u lutur që kjo panoramë të jetë jetëgjatë.
Yjet qëndisin qiellin atje ku fshihet bukuria e tyre bashkë me vellon e hënës që shoqëron ato. Nëse do të jetë një natë e qetë atëherë lutesh që ëndrrat të përkundin ashtu si fëmiun për të bredhur pastaj ëmbëlsisht nëpër kopshtet e varura, për t’u ngjitur më lart se asnjëherë, mbi Kullën e Babelit.
Syhapur kthehemi në realitet, të vetëdijshëm se shqiponjat përherë fluturojnë lart, mbijetojnë nëpër shtrëngata dhe kthehen përsëri në fole edhe me të forta se dje. Aty frymojnë lirshëm gjersa Lindja e Mesme bashkë me Kopshtin e Edenit do t’i ngjajnë një përralle interesante për gjeneratat që do vijnë.
Sevdije Rexhepi
Irak
Gusht 2010

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sevdije Rexhepi:DHOMA E VOGËL ME ËNDRRA TË MËDHA
» Sevdije Rexhepi: Between rivers of Babylon - Mes lumenjëve të Babilonisë
» Ismail S.Rexhepi:Për miqt e mi bashk me mikun... Agim DESKU ,Bashkim Kombtar, Ismail Rexhepi, Foto Betim
» Drita Fejza:MELODI A REFREN....
» Sevdije Rexhepi:12 poezi në përvjetorin e 12-të të intervenimit Amerikanë në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi