Sevdije Rexhepi:DHOMA E VOGËL ME ËNDRRA TË MËDHA
Faqja 1 e 1

ME RASTIN E PËRFUNDIMIT TË MISIONIT NË NJË ZONË LUFTE (IRAK - IRAQ)
TREGIM:
DHOMA E VOGËL ME ËNDRRA TË MËDHA
Nga Sevdije REXHEPI*:
Endet nata futë e zezë nëpër boshtin e saj… Zgjas dorën duke prekur ngadalë si një e verbër gjësendet afër, deri sa gjej llambën e vogël pranë shtratit për të ndriçuar atë që si nëpër kllapi dëgjohej dhe vazhdonte pa pushim.
Përplasje e rrapëllima të forta e të përsëritshme bënë që gjithçka të lëvizte, edhe dhoma e vogël ku rrisim ëndrrat e mëdha, ku lutemi e mallemi tash sa kohë. Hapa sytë si nga një gjumë borëbardhe por edhe më tutje dëgjoja oshtimën e jashtëzakonshme në këtë ditë të sapo nisur, që në fillim më ngjanin në sulm të papritur.
E kthjellur tashmë e kuptova se nuk isha në ëndërr dhe se sulmi ishte diçka veç e supozuar, natyrisht kjo është e para gjë që të bie ndërmend në këtë hapësirë dhe këto rrethana.
Por ishte koha për të lënë nënkresën ku ruaja ëndrrat, ku lutesha për to dhe për një të nesërme më shumë për mua dhe të tjerët si unë, për më pak brenga për të dashurit tanë. Disi u ndjeva e mbështjell nga kjo furtunë që më ktheu pa dashje në fillimin tonë. Shpejtësia e saj më ngjau në shpejtësinë e kohës e cila është e vetmja që nuk plaket, mbetet gjithmonë e re. Zhytet nëpër oqeane e nuk fundoset, i afrohet diellit e nuk verbohet, qëndron në majat me borë e nuk ngrihet. Do të jetë jetëgjatë për aq sa të ketë të nesërme se jeton dhe përqafon të renë, gjithnjë e dashuruar në ditët që do vijnë. Ajo është e vetmja që nuk kthen kokën prapa, por kokat tona kthehen kah Ajo për të kujtuar rrugën e gjatë që kemi ecur, ëndrrat që kemi kapur, gjërat që kanë ikur… ato që kemi bërë dhe që kemi mundur t’i bëjmë më mirë. Nganjëherë ndihesh ndryshe kur shikon pas dhe sheh se ke përfituar shumë nga po kjo Kohë, e shpesh të vjen keq se mbase ke mundur të bësh më shumë.
Koha nuk mërzitet për ditët që ka gllabëruar, mu ashtu siç nuk mërzitej Kronosi kur gllabëronte fëmijët e tij. E nesërmja është e saj por edhe e jona njëkohësisht. Jemi Ne që kthehemi në retrospektivë dhe me sy prapa shpine shikojmë me xhelozi kohën e ikur.
Kjo Kohë bëri që disa nga ne të luftojmë për ëndrrat dhe nevojën për jetësimin e tyre, por edhe për të sfiduar atë që në ekranet televizive dukej si një ankth, diku në një pjesë tjetër të botës ku tokë e qiell digjej nga diell e luftë. Shumë sosh erdhën nga nevoja për të mbijetuar varfërinë. Edhe pse e vështirë, nuk ishte diçka e pamundur, por duke mos e ditur në fakt se çfarë ka e sotmja dhe çfarë na sillte e nesërmja, morëm këtë rrugë për t’u ballafaquar me të panjohurën. U bëmë pjesë e shtrëngatave të jetës dhe pluhurit, e besa edhe të luftës, jo që nuk kishim kaluar nëpër të. U kalitëm me diçka që s’ishim mësuar. I arnuam ditët me shpresën që jetonte në ne, shuam etjen e kureshtjen me ujë Tigri e Eufrati, vrulli i të cilave na mori furishëm për të na rikujtuar këtë thesar që e njeh bota me emrin Mesopotami. Ishim pjesë e sfidës që e zgjodhëm vetë por që përfituam në mënyrat më të ndryshme të mundshme.
Këmba na shkeli në këtë tokë me një të kaluar ndër më interesantet dhe vetë ndjenja e të qenit këtu bëri që të udhëtojmë nëpër itineraret e atyre që shkruan kaptinë pas kaptine këtë histori të papërseritshme të civilizimit.
A do e kishim zhbërë këtë pjesë të jetës sonë, këtu mes lumenjsh dhe luftërash po të ishte e mundur? Mbase kurrë!!! Se po ta zhbënim, do të tretej edhe ndjenja që është rritur e ka jetuar në ne gjatë tërë qëndrimit dhe punës tonë në një vend si ky, ajo ndjenjë që rrinë zgjuar bashkë me yjet duke bredhur nëpër kohën që mbetet një relikt, pastaj ndjenja e frikës që na ka bërë përherë e më të fortë, miqësitë e krijuara, kulturat e shumta të gërshetuara në një vend, eksperienca e përfituar… mbi të gjitha rëndësia e gjërave të imta që kanë po aq shumë vlerë sa edhe vetë jeta, se janë po ato imtësira që zbukurojnë jetën të cilën shpesh e vëmë në lojë por që mu kjo lojë na bën lojtarë më të mirë dhe më të fortë për sfidat tjera që do na presin.
Jetuam në dy kontinente njëkohësisht… Këtu ku frymoi civilizimi, ku u mëkatua për dashurinë, ku u ngritën kopshte për hir të saj, ku u zbatua ligj i njëjtë për të pasur e të varfër, këtu ku u ngritën e ranë shumë perandori, ku u kryqëzuan Lindje e Perëndim dhe Atje ku Ne belbëzuam së pari, ku u rritëm dhe edukuam, ku flitet gjuha e ëmbël shqipe, atje ku vdiset për atdheun, ku të dashurit tanë i lamë në ankth, atje ku Shqiponja ka folenë.
Kjo Shqiponjë edhe pse me mijëra kilometra larg na erdhi për të mos na lënë asnjëherë të vetëm. Festuam ditëlindjet tua Kosovë e Shqipëri e gjithmonë i veshëm festat me Flamur. Ajo përherë mblodhi zogjtë rreth vetes, na mbuloi me krahët e saj për të na mbrojtur. Na fali nga forca e krenaria e saj për të mbijetuar më lehtë këtë sfidë dhe po kjo ngrohtësi e saj prej nëne gjithmonë reflektoi veçantinë tonë mes popujsh të tjerë.
Pas tërë këtyre viteve që shpeshherë kanë ngjarë në një ëndërr pa fund, fërkojmë sytë për t’u zgjuar nga një gjumë si ky… ishim ne që donim ëndrra të vazhdojë… Po Koha ecën në ritmin e saj shekullor duke na kujtuar se ajo fluturon me flatra shqiponje.
Nga e tërë kjo zhytje mëngjesore nëpër kthesat e lakesat e poemës sonë të thurur diku larg, m’u kujtua thënia e famshme e Cezarit: “Veni, vidi, vici" (erdha, pashë, fitova). Sa e çuditshme mendova në heshtje, mbase i shkon për shtat kësaj kohe që kaluam në Babiloni, edhe pse kjo e jona i ngjan po aq një beteje nëse jo si ajo Cezariane.
Po kthehemi në origjinë më të fortë se sa kur erdhëm, të patundur mu si trungje palmash. Të qenit këtu përkundër rrezikut të luftës do të mbetet njëra ndër faqet më të shtrenjta të ditarit jetësor. Prandaj Ne po nisemi Atje bashkë me kujtimet… për një kohë që tashmë mëveshur nga dashuria po ia kthejmë shpinën…

22 Shkurt 2011.
Irak
*Sevdije Rexhepi, përfundoi me sukses misionin e saj në një zonë lufte, kurse pas pushime që i kaloi në New York, ajo momentalisht gjendet në Zvicër, për t’iu kthyer pas pak jetës në Kosovë. Me këtë rast i urojmë autores kthim dhe risocializim të suksesshëm në ambientin kosovar. (sh.d.)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sevdije Rexhepi: Cikël me poezi nga libri ''Orët e mungesës''
» Sevdije Rexhepi:12 poezi në përvjetorin e 12-të të intervenimit Amerikanë në Kosovë
» Sevdije Rexhepi: Between rivers of Babylon - Mes lumenjëve të Babilonisë
» Sherfqet Dibrani:Intervistë me poeteshën Sevdije Rexhepi
» Tregim nga Sevdije Rexhepi:NËN MELODI ERËRASH TË NXEHTA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi