Sevdije Rexhepi:12 poezi në përvjetorin e 12-të të intervenimit Amerikanë në Kosovë
Faqja 1 e 1
Sevdije Rexhepi:12 poezi në përvjetorin e 12-të të intervenimit Amerikanë në Kosovë
Sevdije Rexhepi:12 poezi në përvjetorin e 12-të të intervenimit Amerikanë në Kosovë
Sevdije Rexhepi: “BALADË MBI BALAD”, poezi, botoi Shtëpia Botuese “FAIK KONICA”
Prishtinë 2010. Botues: Nazmi Rrahmani; Redaktor dhe pasthënien: Shefqet Dibrani; Recensentë: Ramadan Musliu dhe Fehmi Ajvazi; Ballina: Skënder Hajdari; Redaktor teknik dhe realizimi kompjuterik: Enver Sulejmani. Libri ka 150 faqe, kurse Katalogimi në publikim – (CIP), Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës me nr. ISBN 978-9951-06-309-8.
1. MOLLË E NDALUAR
Ecje nëpër rrugë të vjetra
Të vjetra sa bota vetë
Në kopshtin ku lulet çelën së pari
Ku së pari u takuan
Shpirtrat që flisnin pa fjalë
Nën hije të një molle të ndaluar
U këput molla
Që atëherë dhe sot
Fajësohet belholla
20 janar 2010.
2. AMERIKËS...
Ty që më dhe dorën
E me fshive lotin
Të shkela Tokën...
Në shtizën tënde
Vara dashurinë
Krenarisht, erdha tek ti
Yjet nga qielli më thanë
Se ti gjithmonë pranë meje je
E unë si nuse e bukur
Në ditët e Lirisë
Me Ty gjithmonë
Mikja ime!...
16 nëntor 2006.
3. PANORAMË
Muzgu...
Lodhur bie dhembja mbi Balad*
Me ngjyra të ylberta
Qëndiset horizonti
Si letra e djegur
Panorama tretet në sekondë
Dikush flet në altoparlant
Mbi bunkerin e natës
Bien mortajat...
Si një klithmë e marrë...
2 dhjetor 2006.
*Balad – qytet në veri të Bagdadit
4. LOT I HESHTUR
Sot...
Një jetë e njomë
U këput si një lule
Thanë...
Ka ndodhur
Aksidentalisht
...
Në sytë e saj e pashë
Lotin e heshtur
Humbje e një jete të njomë në Balad,
3 janar 2007.
5. AURORË E DHIMBSHME
Në zbrazëtirën pa emër
Si zogu i tmerruar
Përpiqet kot për aterrim
Krahëlodhur
Shtrëngon fort Gjirin
Të shpëtoj shpirtrat
Ushtimë...
Cicërima...
Zjarr...
Ra përtokë
Siç bie rrufeja
As një pupël...
As një shpresë...
S’iu gjet dikujt
Ashtu sikurse
Dita që puthitë Natën
U bënë bashkë
Dashuria me dhembjen
Qiell i mjegulluar
Shtrydhi njelmësinë e lotit
lagu datën...
“KULAK”, 9 janar 2007,
Balad / Rrëzim aeroplan udhëtarësh
6. NDËRDIJA
Alarm... alarm
Në gjendje gatishmërie
Menjëherë
Helmetë ushtari mbi kokë
Dhe jeleku plumb veshur
Diktonte Zëri diktues
Me fytyrë të mbuluar
Ah,
Sa m’u rëndua
Ndërdija
Në këtë ritual përditshmërie
7. UDHËKRYQE
Pështyjë poshtë
Në gji
Pështyjë lart
Në sy
Desha ta pështyjë
Kohën mashtruese
...
Por në duar më mbeti
Faculetë e zhytur
Nga pështyma
në fytyrën time...
Balad, 22 shtator 2008.
8. NË EDEN
Rrugë e gjatë
Mendje e shkurtë
E largët Lindja
Tretur nga Perëndimi
Me kokën në trastë
Dheu i huaj prush i gjallë
Mbi tokën tënde
Ecim këmbëzbathur
Në vend të luleve – zjarr
...
Në vend të dashurisë
Urrejtje e marrë
27 nëntor 2006.
9. NË BABILONI
Gjea... u rizgjua nga Kaosi
Qindra shekuj
E rëndojnë mbi supe
Në një cep
Damarët e shterur nga thatësia
Hermesi pa mëshirë
Ditët ia lidh me zinxhirë
Heliosi i pjek në rërën zbrazëtirë
Mijëra thërmi pafundësisht
I merr era
Nga lufta qiellore
Për pak çaste
Pikëza që bien vertikalisht
Zeusi dhuroi freski
Në një skaj të botës
Diku në Babiloni
27 tetor 2009
10. PA PROTOKOLL
(Vizitë në Qendrën Presidenciale të Bill Klintonit)
Nga Vendi i Shqiponjave
E patrembur fluturova tek Ti
Pashë me bebëzat e mia
Piktura të së kaluarës
Të varura në Qafën Tënde
Fytyra që më flisnin pa fjalë
Për ankthin e përjetuar dje
Kujtova ditët e humbjeve
Frikën e netëve pa gjumë
Vagonë të mbushur përplot
Që tretnin shpresën në pa kthim
Si thesar...
M’i kishe ruajtur të gjitha këto...
Të sodis në qetësi yjet në shtat
Tek shkëputen e shndërrohen
Në pëllumba të bardhë
Ndalen e pushojnë
Në vija pentagramesh
Se jetën e njeriut mbrojnë
Erdha sot... pa protokoll...
Veç me shpirt
Të të them nga zemra
Faleminderit Amerikë
Në kohë të vështira
Dhe të Lirisë
15 maj 2009.
11. NGA MBRETI NEBUKODONOSOR
(Kopshtet e varura të ndërtuara 590 p.e.r)
Nëpër kopshtet e varura të Babilonit
Bukurinë rrëmbeva
Atë e bëra kurorë
Mbështjell me aromën e përjetësisë
Në këndin e padukshëm të kohës
Lëshova letrën e pashkruar në erë
Të aterojë në Al Hilla
Ndër gërmadha shekujsh
Të shkruhet poezia e vjetër
Kur për Semiramidën mbretëreshë
U fal mrekullia
Nga ndjenja dhe dashuria
29 dhjetor 2009.
12. POEZIA IME...
Ti lum...
Nëpër kthesa e lakesa
Herë e drejtë
Herë gjarpërore
Më e gjatë se Nili je...
poezia ime...
E pafund...
Sa Oqeani Paqësor
Por jo e qetë
Dallgëve të rrepta
Lind e çiltër si mëngjes
poezia ime...
Ti vullkan...
Lavë shpirti
Që shpërthen si Etna
Mister i gjallë
Nëpër kohë e pashuar mbete
Gjithmonë Ti
poezia ime...
18 shkurt 2010.
SHËNIME PËR AUTOREN:
Sevdije Rexhepi, është lindur dhe rritur në Gjilan të Kosovës. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm i mbaroi në qytetin e lindjes, kurse studimet për Gjuhë dhe Letërsi Frënge i kreu në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës. Për dy vite (1996 – 1998), ka punuar si mësimdhënëse e gjuhës frënge në Shkollën e Mesme “Zenel Hajdini” në Gjilan. Nga gushti i vitit 1999 deri më 2006 ka punuar në Brown & Root Services, në Kampin Amerikan Monteith në qytetin e saj të lindjes, ndërsa nga nëntori i vitit 2006 e deri më 16 mars 2011, vazhdoi të njëjtin mision në Kopshtin e Edenit në Irakun verior me Kompaninë Amerikane (KBR).
Sevdije Rexhepi, përveç gjuhës shqipe zotëron mirë edhe anglishten e frëngjishten, kurse poezi shkruan në gjuhën amtare dhe në anglisht.
Ajo, tashmë përfundoi me sukses misionin e saj në një zonë lufte, kurse momentalisht gjendet për pushime në NY.
Në emër të stafit të SOFRA POETIKE, Sevdijes i urojmë pushime të mira dhe kthim të shpejt në Atdhe!...
Është prezantuar në këto antologji:
1. “Mozaik të një portreti”,Tirane, 2004.
2. “Gjuha e dashurisë poetike”, Tirane, 2006.
3. “Nënës”, Tirane 2007.
Veprat letrare:
1. “Simfonia e heshtur”, poezi, Gjilan, 2003.
2. “Orët e mungesës”, poezi, Prishtinë, 2004.
3. “The Sounds of Waterfalls – (Tinguj Ujëvarash)”, poezi, Gjilan, 2004.
4. “Baladë mbi Balad”, poezi, Prishtinë, 2010.
5. “Between Rivers of Babylon – Mes lumenjve të Babilonisë”, poezi, Prishtinë 2010.
Zvicër/St. Gallen, 24 mars 2011.
Përgatiti: Sh. Dibrani

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sevdije Rexhepi: Cikël me poezi nga libri ''Orët e mungesës''
» Tregim nga Sevdije Rexhepi:NËN MELODI ERËRASH TË NXEHTA
» Sherfqet Dibrani:Intervistë me poeteshën Sevdije Rexhepi
» Sherfqet Dibrani:Intervistë me poeteshën Sevdije Rexhepi
» Sevdije Rexhepi: Between rivers of Babylon - Mes lumenjëve të Babilonisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi