Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Incidenti me rektorin Rugova, studentët i pret përjashtim

Shko poshtë

Incidenti me rektorin Rugova, studentët i pret përjashtim Empty Incidenti me rektorin Rugova, studentët i pret përjashtim

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 18, 2011 11:17 pm

Incidenti me rektorin Rugova, studentët i pret përjashtimi

Incidenti me rektorin Rugova, studentët i pret përjashtim Rektori-rugova-

Incidenti me rektorin Rugova, studentët i pret përjashtim Rugaova-kuq-xxx

Dekani i Fakultetit Filologjik, Ramush Mavriqi, citohet të ketë thënë për mediet se qysh të hënën pritet të mblidhet Këshilli i këtij fakulteti dhe pas raportit të Komisionit disiplinor do të merret vendimi për përjashtimin e Rron Gjinovcit, i cili është student në vitin e parë në drejtimin e Filozofisë në këtë fakultet.
“Konsideroj se ka bazë të mjaftueshme për përjashtimin e tij. Vendimi do t’i dorëzohet studentit dhe ai ka të drejtë ankese”, ka thënë dekani Mavriqi. Neni 156 i Statutit të Universitetit të Prishtinës përcakton obligimet e studentëve brenda UP-së, ndërsa neni 161 përcakton mundësinë e ndëshkimit me përjashtim të studentëve që bëjnë shkelje të ndryshme, përfshirë edhe ato disiplinore brenda UP-së.
Për vendimin e përjashtimit të këtyre dy studentëve ka folur edhe zëdhënësi i Rektoratit, Isuf Ibërdemaj.
Incidenti me rektorin Rugova, studentët i pret përjashtim 15rektori1555
“Kanë qenë pothuajse të njëzëshëm edhe të gjithë dekanët e fakulteteve pa përjashtim, anëtarët e Senatit dhe Këshilli Drejtues, se ata studentë duhen përjashtuar prej studimeve”, ka thënë Ibërdemaj.
Zëdhënësi i Rektoratit ka treguar se vendimi për përjashtimin e studentëve, i cili javën tjetër pritet të formalizohet, është marrë pasi që është konsideruar se akti i kryer ndaj rektorit Rugova nuk ka qenë pjesë e ndonjë shprehjeje të demokracisë, por gati sulm fizik ndaj tij.
Incidenti me rektorin Rugova, studentët i pret përjashtim Aktuale-muje_rugova_124096785
Megjithëse gjysma e fytyrës, rrobat dhe fjalimi të cilin ai e lexonte i ishin njollosur, Rugova pati qëndruar i qetë, pati falënderuar studentët dhe pati vazhduar fjalimin e tij.
Por një ditë pas asaj ngjarjeje, rektori Rugova kishte shpërthyer me akuza ndaj studentëve që e kishin njollosur, duke i quajtur ata “gjak i fëlliqur dhe kopila”.
“Ky është sulm fizik. Jam sulmuar me substanca që janë edhe kanceroze, por edhe lëndë djegëse. Ngjyra ka qenë e tretur në lëndë djegëse dhe ka mundur që prej një shkëndije të sjellë edhe flakë. Këto janë gjëra që i bën një pjesë e rinisë, e cila është gjak i fëlliqur, se me siguri dikush prej këtyre ose gjyshin a katragjyshin e ka me elemente sllave”, ka thënë Rugova, të mërkurën, gjatë një intervistë dhënë Radio-Dukagjinit.
Incidenti me rektorin Rugova, studentët i pret përjashtim Sulmesit15
Kryetari i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, ndonëse ka thënë se nuk e përkrah absolutisht veprimin e studentëve kundër rektorit Rugova, deklaratat e këtij të fundit “për gjakun e fëlliqur” i ka konsideruar jo të nevojshme.
Ai konsideron se studentët nuk është dashur të dënoheshin.
Rron Gjinovci, njëri nga studentët që ka hedhur ngjyrë mbi rektorin, ka thënë për gazetën se nuk pendohet për aktin e bërë dhe me atë ai konsideron se vetëm ka manifestuar një formë të demokracisë. Komentet e rektorit se ata studentë “kanë gjak të fëlliqur dhe janë me elemente sllave”, Gjinovci i ka quajtur raciste.
>> Vetëvendosja e ngjyros rektorin Rugova >>
>Rugova: Ata djem janë gjak i prishtë (Video)>>>
>Reagim: Sulmi ndaj rektorit është sulm kundër Universitetit të Prishtinës>>>
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi