Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ali Podrimja:Mes dy gurëve

Shko poshtë

Ali Podrimja:Mes dy gurëve Empty Ali Podrimja:Mes dy gurëve

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 19, 2011 12:53 am

Ali Podrimja:Mes dy gurëve Bild_1
Ali Podrimja

Mes dy gurëve
(Bllacë,1999)

Me Gjuhë Qeni tek merrem
më pak e ndjej
praninë e Njeriut

ndjekjet ekzode varre oh Zot
si na pakësohet dheu

Donkishoti ynë qeth e rruar në zero
në rroba femre vesh
në karro plehu kalon kufirin Shq-Shq

Maja e Sharrit seç i ngjan një molle dukagjini
po nuk mund e kafshon me dhëmbë të verdhë
Mbi dhe errësirën e shtrirë ndritë pika e gjakut

Kriposni trupat ju lutem
për kohë më të mira
Gjuhë e Qenit
na zgjon dhe n’ëndërr

A mjaftueka të jetosh
mes dy gurëve



(Marrë nga Sylejman Aliu:
“FILOZOFIA E KRROKAMËS- Rexhep Qosja në Pasqyrë”-; vëllimi poetik i A.
Podrimjes „Libri mbi të qenit“
)

Për Akllapi.net Kadri Mani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi