Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjergj B. Kabashi: Në Tiranë gjatë zgjedhjeve të qershorit 1997 (I)

Shko poshtë

Gjergj B. Kabashi: Në Tiranë gjatë zgjedhjeve të qershorit 1997 (I) Empty Gjergj B. Kabashi: Në Tiranë gjatë zgjedhjeve të qershorit 1997 (I)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 21, 2011 2:52 am



Gjergj B. Kabashi: Në Tiranë gjatë zgjedhjeve të qershorit 1997 (I) U1_GjergjKabashi
NË TIRANË GJATË ZGJEDHJEVE TË QERSHORIT 1997 (I)

Si më shpëtoi ndoshta nga vdekja e sigurtë zëdhënësi i parë i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, gazetari i shquar Ali Ukaj, dhe si, pse dhe kush e vrau atë një muaj më pas në Tiranë?!

Nga Gjergj B. Kabashi

Më 25 qershor shkova për herë të tretë në Sqipëri, pasi më 29 qershor mbaheshin zgjedhjet. Mirëpo, unë nuk shkoja ekskluzivisht për to. Përderisa ato zgjedhje nga ana e socialisteve shqiptarë cilësoheshin si të lira, nga demokratët cilësoheshin si zgjedhje jo të lira, që vinin pas përmbysjes së pushtetit demokratik, pra si zgjedhje të padrejta. Pasi isha në Tiranë ditën që mbaheshin zgjedhjet, e shfrytëzova rastin e shkova në disa qendra të votimit në kryeqytet,, në mënyrë që ta përcillja atmosferën e mbajtjes së tyre. Në shikim të parë, ato linin përshtypjen e zgjedhjeve korrekte, së paku nga pasqyra e tyre në kryeqytet, por lajmet nga terrenet e ndryshme flisnin për vrasjen e ndonjë anëtari a kryetari të komisioneve zgjedhore. Në Tiranë asaj pasditeje përhapeshin disa informata se sipas disa vlerësimeve fitore të dukshme janë duke shënuar monarkistët dhe demokratët, mirëpo kishte edhe të tjera, më të pakëta,të cilat fitoren ua jepnin socialistëve. Pavarësisht prej këtyre llogarive që plasoheshin në formë informatash a dezinformatash,ishte e qartë se ato,në realitet, nuk mund të quheshin zgjedhje të lira, pasi një pjesë e elektoratit ende nuk i kishin dorëzuar pushkët ndërsa të tjerët me pushkë në dorë ishin ofruar pranë kutive të votimit. Atmosfera e tillë ndikoi që pushkët të kërcisnin edhe asaj dite,duke vrarë, plagosur e marrë jetëra të pafajshme njerëzish. Gjatë gjithë asaj pardite dhe pasditës une mora shënime të ndryshme, të cilat mendoja që bashkë me disa informata të mbrëmjes nga kryeqyteti shqiptar, t'i dërgoja të nesërmen në formë reportazhi në redaksinë e gazetës Bujku në Prishtinë.
Ashtu qysh ishim marrë vesh një natë më parë, atë ditë kah ora 20 u takuam me Ali Ukajn, gazetar i së përditshmes gazeta Shqiptare të Tiranës, me prejardhje nga Lumbardhi i Deçanit. Në rrugë për tek hotel Tirana, u takuam me Ramush Tahirin nga Rilindja e atyshme.
-"Pasi do të punosh, merre këtë aparat dhe bëne ndonjë fotografi nëpër qytet", më tha
Natyrisht që une nuk e mora aparatin fotografik pasi atë detyrë që donte të ma jepte mua, mund ta bënte vetë,ishte gazetar sikurse une,prandaj pse të mos i bënte vet fotografitë,kur punonim,fitonim apo nuk fitonim njësoj në të njëjtin vend të punës!
Ishte një mbrëmje e bukur vere.Reflektimi i perëndimit të duiellit në det, ajo skuqje e horizontit,i jepte një pamje të këndshme asaj mbrëmje tiranase. Me Aliun flisnim për disa gjëra të hareshme. Ai, anipse një djalosh i ri,që atëherë s'i kishte mbushur as 26 vjet jete, ka qenë një gazetar i zgjuar, të cilin e respektoja për aftësitë dhe talentin e lindur. E kam njohur prej Kosove, nga koha kur e studjonte sociologjinë në Universitetin e Prishtinës, ku pati arritur deri në vitin e dytë të studimeve. Atëherë vinte shpesh në Pallatin e Shtypit, ku takohej me mua dhe disa të tjerë. Ka qenë një djalosh i heshtur,trupshkurtër,me një natyrë të zgjuar e kurreshtare. Meqenëse duhej t'i ikte shërbimit ushtarak dhe problemeve të lindura me policinë serbe në Deçan e gjetiu, pastaj ka pas ikur në Shqipëri. Në Tiranë menjëherë qe regjistruar në degën e gazetarisë. Atë mbrëmje tregonte se nga gjysma e korrikut, pra nja dy javë më pas, do të diplomonte në gazetari dhe,qysh thoshte:
-"Menjëherë do t'ia theri..."
Nga do të shkosh, Ali?!...
-"Me siguri në Zvicër a gjetiu, sepse këtuhi më ka lodhur!"
Kështu rrëfehej atë mbrëmje për ardhmërinë e vet Ali Ukaj. Një ditë më parë mua dhe atij, të njëjtën gjë na e thoshte e zhgënjyer një arsimtare e re e matematikës nga Tropoja:
-"Dëshiroj të iki nga ky vend. Këtu nuk dëshiroj t'i lë as eshtnat!..."
Ç'ishte ky pikëllim dhe zhgënjim i njerëzve në vendin e vet. Pse i gjithë ky mallkim i zbrazur në njerëzit e rinj e të pafajshëm, qysh ishin keta të dy? Cila ishte natyra e përbindshit që s'i linte njerëzit të jetojnë, të kënaqen dhe t'a krijojnë ardhmërinë e lumtur në vendin e vet?
Nja një gjysmë ore ndejtëm në një restorant së bashku me Aliun. Pastaj me propozimin e tij, shkuam deri tek selia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ndërsa kah ora 21 ishim në lokalet e Partisë Socialiste. Aty ishte një atmosferë e qetë gëzimi,si të ishin në dijeni për rezultatin e fitores në llogari të tyre.Nga altoparlantët dëgjohej muzikë popullore labe. Ishte një tollovi e madhe. Vetëm pasi u prezentuam si gazetarë nga Kosova,na e hapën rrugën.Nëpër atë tollovi arritëm të hynim brenda në lokalet e Partisë Socialiste të Shqipërisë,meqë ishim të interesuar të mësonim për ndonjë rezultat a lajm rreth zgjedhjeve. Unë personalisht isha i interesuar ta kërkoja Pandeli Majkon,sekretarin e përgjithshëm të PS-së. Kot e kërkuam.I vetmi kosovar që kishte qenë në mesin e turmës, ishte regjisori nga Ferizaj, Fahri Hysa,që asokohe jetonte në Tiranë. Folëm me të dhe pas një kohe me Aliun dolën në oborrin e selisë së kësaj partie. Kur dolëm përjashta turma e elektrizuar e simpatizantëve të partisë bënte me dorë nga një ndërtesë e lertë, e palyer përjashta, duke bërtitur:
-"Ja çeçenët e Salos!, "Çeçenët e Salos!". Ne ndejtëm edhe pak aty duke shikuar, e pastaj u nisëm në drejtim të selisë së partisë demokratike të Shqipërisë. Kënga jehonte edhe atje. Ishte një natë e nxehtåë vere. Mirëpo për dallim nga e grumbulluar tek selia e socialistëve,aty kishte edhe njerëz të armatosur. Sapo deshtëm të hynim brenda, Aliu u ndal të fliste me disa persona, në mesin e të cilëve ishte Xhevat Makolli,sportist i njohur kosovar dhe roje e mëhershme personale e Ibrahim Rugovës i cili nja dy vite më herët kishte ikur në Shqipëri, si dhe një person tjetër të cilin une e njihsha aniqë kurrë nuk kisha ndërruar ndonjë fjalë me të.sepse gazetarin e njohin shumë vetë por edhe ai ka mundësi të njohë shumkë. Kur Aliu më ftoj duke më thënë:"Afrohu derisa të bisedoj pak me këta...",une u përshëndeta rend me ta, mirëpo kur erdhi rradha t'ia shtrija dorën atij, ai nisi ta tërhiqte dorën prapa, mirëpo për t'i treguar se e njihja, e çoka dorën time me të tijën! Sa ndejtëm aty nuk foli gjë, mirëpo kur u larguam pak, e thirri Aliun ta pyeste diçka... Hymë mëpastaj me Aliun brenda selisë së Partisë Demokratike. Aty u takuam me Genc Pollon, mirëpo ishte e kuptueshme se në atë kaos, ai nuk kishte mundësi të jepte ndonjë deklaratë as për gazetën ku punoja une, as për atë të Aliut.Brenda në katin e dytë bëhej një rrëmujë e vërtetë.E paimagjinueshme! Ziheshin aq keq disa të rinj aty, saqë doni të zbraznin rafale automatiku në njëri-tjetrin. Atmosferë tmerri. Azem Hajdari hyri midis tyre dhe i ndali. Mendoj se po të mos ishte ai aty, në ato momente do të derdhej gjak i madh.Situatë tejet absurde.Pas pak pranë nesh kaloj Azem Hajdari dhe pasi Aliu e njihte më mirë, i ndërruam disa fjalë me të. Ishte i mbushur frymë. Ndejtëm aty edhe një copë herë dhe dolëm përjashta. Kaluam pikërisht aty ku ishte personi që kutadi për ç'farë aryeja nuk deshti ta çokte dorën. I picërronte sytë si dhelpër. Me atë sjellje që s'mund ta fshihte ai e tregonte një mllef të pakontrolluar ndaj meje, prandaj duke ecur paraqitesha se nuk i përcillja veprimet e tij. Kështu derisa bisedoja me Aliun gjoja i thelluar në bisedë, ai e thirri një person duke i treguar diçka për mua! Tashmë e kisha të qartë se ai më përgatiste diçka. Çka bente ai ashtu?Qëllimit të kujt i shërbente dhe nga kush pranoheshin shërbimet e tij?
Ishim larguar cazë dhe e kërkonim një vend për t'u ulur në një lokal të vogël. Përderisa e prisnim rradhën për t'u ulur, dëgjuam një zë për të cilin unë nuk e dija se kujt i drejtohej! Aliu posa e kthej kokën andej, më tha:
-"Bajram, po të thërret Arian Dhimo, shef i gardës së Sali berishës!"
U ktheva duke menduar se çka u bë tash që një person i afërt me sigurinë e një burrështetasi të më thërriste! Kur i afrohesha për marrë vesh se çka më donte, ai më tregonte me dorë rrugën nga duhej të kaloja! Pasi u përballa me të, me qëllim që t'ia bëja të ditur saktësisht vërejtjen time, e nxora librezën internmacionale të gazetarisë që ta kuptonte se nuk duhej të binte viktimë e manipulimeve të kujtdoqoftë. Mirëpo, ai nuk e mori as ta shikonte librezën time të gazetarit, gjë që mua më befasoi së tepërmi sjellja e tij joprofesionale?! Në ndërkohë erdhën edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve m'u drejtua nxitueshëm me këto fjalë:
-"A je ti që shkruan kundër Sali Berishës?"-ndërsa tjetri ia priti:
-"A je ti vëllai i Sali Kabashit prej Lubjane?!
Po, une isha vëllai i tij! Mirëpo ai ishte prej Kosove e jo "prej Lubjane", fakt që do të duhej ta dinte e ta kishte parasysh çdo polic inteligjent shqiptar. Atje kishte qenë i detyruar të shkonte për t'u strehuar prej UDB-së serbe dhe shërbëtorëve të saj,-udbashëve shqiptarë! Sipas mendësisë arkaike të disa shqiptarëve të disa shqiptarëve të tillë del se çkado që të bëjë i madhi, doemos bën edhe i vogli, kështu që bazuar në këso gjykimesh fisnore une nuk isha i vetës sime, njeri me identitetin dhe diniitetin e emrit dhe mbiemrit të caktuar-Bajram Kabashi, pra nuk isha ndër gazetarët më të mirë të Rilindjes dhe përgjithësisht ndër gazetarët e paktë më të mirë të Kosovës së asaj kohe,por, thjeshtë, isha ai që shkruante "kundër sali berishës" dhe i pyetjes "dyshuese":
"A je ti vëllai i Sali Kabashit prej Lubjane?! Sali Kabashi kurrë nuk ka provuar të më nxisë që të shkruaja për çkadoqoftë; por edhe sikur të kishte provuar assesi nuk do të arrinte ndonjë sukses, meqenëse si gazetar asnjëherë s'kam qenë nën ndikimin e kujtdoqoftë, pra as të tij!
Porse, a kishte zhvilluar ai aq gjatë veprimtari patriotike me të cilën do të duhej ta kënaqte çdo polic të vërtetë shqiptar-e ta bënte të pakënaqur çdo udbash, apo çfarë të keqeje kishte bërë që këta tash e bënin një pyetje aq idiotike?! Meqenëse nuk mund ta kuptoja situatën absurde në rrjetin e së cilës kisha rënë, e pyesja vetën se a mund të jenë këto sjellje të policëve shqiptarë apo ishin çoroditje ngatërrestare të infiltrimeve udbashe?! Prej vitit 1982 e deri në vitin 2000 kur e përshkruaj këtë ngjarje, pothuaj nja q 18 vite të plota të një jete të pajetuar; as une, as nëna plakë, as vëllai tjetër, pra pothuj pjesa dërmuese e familjes sonë me Saliun nuk kemi pasur mundësi t'i kalonim së bashku as tri javë të plota, ngase sikur shumë familjeve të tjera shqiptare, edhe familjes sonë UDBja serbojugosllave ia kishte shkëputur me dhunë të gjitha rrugët normale të komunikimit vëllazëror e njerëzor! Çfarë policësh të shkretë, thashë me vete,duke menduar se sa udbashi a i afërmi i tyre ka mundur të shkonte në Shqipëri, e ndoshta edhe kanë shëtitur e bërë çka u ka dashur qejfi, mirëpo nuk ka dëgjuar kush se dikujt prej tyre i ka munguar një qime e vetme floku. Nga reagimet e hutuara të Arianit e kisha përshtypjen se ata e futën gab imisht në lojë, mirëpo ai më s'kishte autoritet ndaj tyre! Megjithatë, ai për mua mbetej fajtori kryesor.
Mua dhe Ali Ukajn pastaj na drejtuan tek një furgon i mbushur me policë me petka antiplumb,që,sigurisht, e kishin ftuar dëllëngthi për mua! Aliun pastaj deshën ta nxirrnin prej furgonit, në mënyrë që të më linin vetëm mua me policët, mirëpo ai nuk pranonte assei. Atëherë na e mbyllën derën e furgonit policor!
Disa policë me të cilët ishim të ulur,thoshin:
-"Po përse ore i marrin në qafë njerëzit kështu!"
-"Ç'janë çmendur kështu fare?"
Përderisa ne ishim brenda, nja dhjetë e më shumë persona civilë debatonin rreth nesh. Pas nja dhjetë minutash na e çelën derën e furgonit dhe, përderisa Aliun e tërhoqën tjetërkah , një tridhjetëvjeçarë më urdhëroj të largohesha me shpejtësi. Mirëpo, pa i bërë as dhjetë hapa, kur ia mësynë nja dy vetë pas meje. Njëri, njëfarë tipi i shkurtër me sjellje të egra, më kapi për dore duke më shtrënguar fortë. Më të gjatin, fatkeqësisht, e njihja si figurë, por ai me gjasë nuk besonte se e njihja. Atëherë iu drejtova atij që e njihja, duke ia drejtuar gishtin tregues nga fytyra e tij me fjalët:
-"Prisni të flas njëherë..."
Derisa ai m'u drejtua shpejt me:
-"Fol,fol...", më i shkurtëri nisi të më godiste me ashpërsi të madhe. Sado që më goditi shumë, unë nuk do të isha rrëzuar qysh u rrëzova, mirëpo e kuptova qëllimin e keq të tij për të më zdapur qysh është më zi... Më plasi gjaku nga hundët. Natyrisht, ai të cilin e njihja nuk më godiste shumë dhe përpiqej të më godiste vetëm aty ku nuk do të më shkaktonte lëndime. Por, ai tjetri, kërkonte me çdo kusht të më godiste në pjesët më të ndijshme të trupit. Kjo ishte një rrahje e poshtërim publik nën kontrollin e shtetit!?...
-Ti je spiun i socialistëve!", çirrej me fjalë të pakuptimta, të cilat mun t'i shqiptojë vetëm një rrugaç, e kurrsesi një përfaqësues dinjitoz i shtetit.Paraqitej si simpatizant i Sali Berishës . A ishte, apo ishte bërë simpatizant i rrejshëm i tij,vetëm sa të më zdapte mua, këtë nuk mund ta dija. Ndërsa për tjetrin nuk e kam të qartë as sot se ç'rol ka lujtuar atë natë ndaj meje. A ishte ai shpëtimtari im, apo u zbut kur me gjasë e kuptoi se e njihja+ Mirëpo, tregimi dhe hetimi i mëtejmë për ta, për mua është i mbyllur, ashtu qysh e kam mbyllur prej asaj nate të kobshme e deri sot. Përse? Do ta shohim?! Sido që të jetë, atë natë e kam përjetuar fyerjen më të rëndë në jetën time. Dhe nuk është me rëndësi se a do të më rrihte, apo vetëm do të më shtynte kush pak më tej. Fare! Më kanë fyer duke dashur të më korisin, ata që s'kisha menduar se mund të bëheshin bashkëudhëtarë të së keqës. madje kanë dashur edhe të më likuidonin! Pse?
Në Dukagjin thonë:
"Ruaju kur të kalosh kah dera e magjupit,sepse ai vetëm para saj të rreh!"

(Fragment nga libri i Gjergj Kabashit , ''Rilindja.Përkushtim e trishtim'', faqe 286)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi