Gjon Neçaj: Shkrimtari dhe studiusi që s'reshti së shkruari
Faqja 1 e 1
Gjon Neçaj: Shkrimtari dhe studiusi që s'reshti së shkruari
SHKRIMTARI DHE STUDIUESI QE S’RESHTI SE SHKRUARI
(Ne nderim te poetit, shkrimtarit dhe studiuesit Jetish Kadishani)
Nga Gjon NEÇAJ
Mr. Jetish Cufë Kadishani ,( kishte deshire te shkruante emer, atesi, mbiemer), lindi në fshatin Qendrese (Tërstenik) te komunes se Drenasit (Drenicë) me 28 maj 1948 dhe rrjedh nga nje familje rapsodesh brez pas brezi,nga ku mund te jete edhe pikenisja e te shkruarit poezi.Shkollen fillore e kreu ne vendlindje,te mesmen ne Prizren,kurse Fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe ne Prishtine,ku edhe magjistroi me temen “Bibliografia e letersise dhe e krtitikes letrare shqiptare”
Bibliografia e tij eshte e gjate dhe e larmishme.Per shume vite,pas studimeve punoi. bibliotekar, e nje mandat edhe kryetar i Shoqatës së Bibliotekarëve të Kosovës.Prej shume vitesh ishte bashkëpunëtor i jashtëm shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shoqatës së Folkloristëve të Kosovës, Përfaqësues për Kosovë i Lidhjes së Tretë të Prizrenit në Mërgim me seli në Nju Jork (SHBA) nga viti 2000.Njekohesisht ka punuar si gazetar në mjete të informimit në Kosovë rreth 40 vite. Së fundmi ishte punonjës në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Është autor i mëse 20 veprave nga fusha të ndryshme. Punoi si gazetar në media, autor i një varg veprash letrare, publicistike dhe historike. Është autori i parë në Kosovë që ka bibliografinë personale me 1502 njësi bibliografike.Deri tash ka botuar këta tituj librash:
• 1.“Ecni ballëhapur” , poezi për fëmijë, Prishtinë, 1974,
• 2.“Fjalë të urta dhe shprehje popullore” ,folklor, Prishtinë, 1988
• 3. “Dertet e dynjasë” , humor popullor , Prishtinë, 1992,
• 4. “Qazim Bajraktari – prijës i Bajrakut të Astrazubit” , botim i parë, Prizren, 1994.
• 5. “Pishtari i dritës” , monografi për veteranin e arsimit ferizajas, Munish Rmaadani, Prishtinë, 1999,
• 6. “Lot në bebëza” , poezi për të rritur , Prishtinë 2000,
• 7. “Qazim Bajraktari – prijës i Bajrakut të Astrazubit” , botim i dytë i plotësuar, Prishtinë 2001,
• 8. “Alush Smajli – Qerrataja” ( 1899 – 1946 ) Prishtinë, 2001
• 9. “Ndue Përlleshi – Trim i Dukagjinit” , botimi i parë , Prishtinë, 2002,
• 10. “Sadik Rama – Gjurgjeviku” ( 1872 – 1944 ) Prishtinë, 2003,
• 11. “Ngjarje dhe portrete historike I” , bashkator me Tomë Mrijajn , Prishtinë, 2004
• 12. “Bibliografi personale 1968 – 2004”, Prishtinë, 2004
• 13. “Lufta e Çelisë së Siçevës dhe komandant Shaban Sadiku”, Prishtinë, 2005
• 14. “Barjam Çukovci – Curri, luftëtar i guximshëm i nacionalizmit shqiptar”, Prishtinë, 2007
• 15. “Ukë Sadiku – komandant i forcave kryengritëse të kosovës , nëntor 1944 – shkurt 1947”, Prishtinë, 2007
• 16. “Ndue Përlleshi – Trimi i Dukagjinit” , botim i dytë i plotësuar, Prishtinë, 2009
• 17. “Mulla Adem Hoxha – luftëtar i Shqipërisë Etnike”, Prishtinë, 2009
• 18. “Vëllezërit Damaneku u flijuan për Shqipërinë Etnike”, Prishtinë, 2009
• 19. “Vesel Rexhep Xheladini – Sogojeva 1914 – 1992”, Prishtinë, 2009
• 20. „Ndue Përlleshi-Trimi i Dukagjinit”, (Botim i dytë i plotësuar) Botoi: Shtëpia Botuese “DRENUSHA”, Prishtinë 2009, f. 400.
Jetish Kadishani ishte redaktor,recensent dhe botues i shume librave te autoreve nga Kosova dhe diaspora dhe drejtor e pronar i Shtepise Botuese “Drenusha” ne Prishtine.
NE GJURMET E KUJTIMEVE PER JETISHIN…
Dita e enjte e 21 tetorit 2010 ishte ogurzeze . U perhaps si rrufeja ne media lajmi se iku nga kjo bote Jetish Kadishani.E qau Drenica,Kosova,Shqiperia,diaspora dhe me mijera e mijera miq,kolege,lexues te tij.Ai iku heret ,duke lene amanet qe ne vijimesine e tij te shkrimit te hulumtimit te figurave e historise se shqiptareve ta vazhdojne brezat,duke qene busull orientuese perhere profesor Jetishi…
Pe here te pare jam njohur me Jetish Kadishanin ne Prishtine andej nga vitit 2006 ne Biblioteken Kombetare ,ndonese me krijimtarine e tij te larmishme isha njohur me kohe.I qete ne te folur,i dashur me kedo qe takonte,gojeembel dhe mbi te gjitha intelektual i kalibrit kombetar,te bente per vete me njohjen e pare,sic me ndodhi mua atebote ne hollin e bibliotekes ne Prishtines teksa gjerbnim kafene dhe bisedonim per letersine,folklorin dhe historine e shqiptareve…
Me dashamiresi me dhuroi disa libra te tij dhe me foli me simpati per nje personazh qe e kishte skalitur ne veprat e tij,nje hero te gjalle te Kosoves, me origjine nga krahina ime,Nikaj Mertur,te quajtur Mark Avdyli…
Pata fatin e madhe qe disa here te tjera te takohem dhe te bisedojme ne Tropoje e Prishtine me krijuesin enciklopedik Jetish Kadishani
.Por ne kujtesen time mbetet takimi i fundit me 5 prill 2010 ne “Bajram Curri’ ,ku Jetishi kishte ardhur me kerkese te Klubit Letrar te Tropojes per te bere nje ore letrare me gjimmnazistet e qytetit me disa krijues te tjere,te cilet dhuruan edhe shume libra te tyre bibliotekes publike,gjimnazit dhe shkollave 9 vjecare .S’me shqitet kurre nga mendja takimi ne bashkine e qytetit me krijuesit tropojas,i cili ligjeroi si bilbili per letersine shqipe ne pergjithesi e ate te Kosoves,mbajtjen gjalle te lidhjeve mes krijuesve te Tropojes me krijuesit kosovare ,traditat dhe zakonet tona ,duke i cilesuar krijuesit ambasadore te paqes .Mbreselenese ishin fjalet e tij per familjen dhe mbeshtetjen qe i kishte dhene ajo ne krijimtari.
E ne fund,mbase duhej shkruar edhe ne fillim,jane mbushur 4 muaj nga ikja fizike e Mr. Jetish Kadishanit nga jeta,e fatkeqesisht nuk kemi lexuar asnje shkrim per jeten,vepren dhe krijimtarine e tij te gjithanshme,i cili deri ne rrahjet e fundit te zemres se tij tashme te lodhur,nuk reshti se shkruari ,duke lene ne panteonin e letersise shqipe nje thesar te pacmuar dhe te pazevendesueshem te veprave te tij.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gjon Neçaj: Bohemi i lirikës shqiptare
» Gjon NEÇAJ:CIKËL ME POEZI
» Gjon Neçaj: Poeti i Bjeshkëve të Nemuna
» Vrasja e dy turistëve çekë: Policia bie në gjurmët e tre autorëve (Video+18)
» Gjon Neçaj: Kryeplaku i fshatit të braktisur...
» Gjon NEÇAJ:CIKËL ME POEZI
» Gjon Neçaj: Poeti i Bjeshkëve të Nemuna
» Vrasja e dy turistëve çekë: Policia bie në gjurmët e tre autorëve (Video+18)
» Gjon Neçaj: Kryeplaku i fshatit të braktisur...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi