Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestohet i dyshuari i parë për vrasjen e juristes Aurora Trashani

Shko poshtë

Arrestohet i dyshuari i parë për vrasjen e juristes Aurora Trashani Empty Arrestohet i dyshuari i parë për vrasjen e juristes Aurora Trashani

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 22, 2011 9:48 pm


Arrestohet i dyshuari i parë për vrasjen e juristes Aurora Trashani


Arrestohet i dyshuari i parë për vrasjen e juristes Aurora Trashani Aurora_trashani1jpg


TIRANE- Policia e Tiranës njoftoi sot arrestimin e të dyshuarit si bashkëautor në vrasjen e juristes 30- vjeçare Aurora Trashani. Shtetasi i dyshuar është Abedin Mulaj, 47 vjeç me banim në Tiranë , i cili u arrestua pas një punë intensive hetimore.
Policia njoftoi gjithashtu identifikimin e autorit tjetër në këtë ngjarje të rëndë por për arsye të hetimit, nuk mund të bëhen publike gjeneralitetet e tij.
Aurora Trashani, kushërira e deputetes së PD-së, dhe ish- ministres së Integrimit Arenca Trashani u gjet e vrarë dhe e djegur në banesën e saj më 02 shkurt 2011. 30- vjeçarja banonte praën zonës së Zogut të Zi në Tiranë.

***
Hakmarrje femrash. Kjo është një nga pistat e cila po hetohet si shkak i vrasjes së Aurora Trashanit, kushërirës së deputetes së PD-së, dhe ish- ministres së Integrimit Arenca Trashani.


Lajmi konfirmohet për "Shekullin", nga burime të Policisë së Tiranës, të cilët pohuan se që prej ditës së mërkurë deri gjatë ditës së djeshme, hetuesit e zyrës së Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Tiranës, kishin ngritur disa versione mbi shkakun e vrasjes së Aurora Trashanit, 32 vjeçare, juriste e autoritetit të Konkurrencës.


Burimet thanë se një prej versioneve të dyshuara është vrasja e kryer nga një femër, për motive xhelozie, për shkak të lidhjes së mundshme me një mashkull të përbashkët.


Ndërkaq, veç këtij versioni, burimet e Policisë thanë se versionet e tjera në lidhje me ngjarjen lidhen me një krim të kryer përsëri për shkaqe xhelozie, pasi Trashani, 32 vjeçare, nga Shkodra me banim në Tiranë, ka pasur lidhje intime me një person me të cilin mësohet se ishte ndarë disa muaj më parë.


Ndërkaq, burimet thanë se 32 vjeçarja Trashani, me banim në afërsi të "Zogut të Zi", rezultonte e martuar në gjendjen civile. Për këtë shkak policia dyshon se vajza është vrarë në gjaknxhetësi e sipër, me qëllim hakmarrës pas ndarjes së saj nga i dashuri që kishte pasur më parë. Ndërkaq, veç kësaj piste, policia mësohet se ka renditur edhe pista të tjera që sipas saj sillen pak a shumë rreth të njëjtit motiv.


Pavarësisht këtyre fakteve, policia nuk bëri të ditur të dhëna dhe detaje mbi versionet e tjera, ndërsa burimet e grupit të hetimit thanë se ata janë duke verifikuar edhe pistat e tjera që lidhen me ngjarjen.


Ekspertët

Ekspertët mjeko- ligjorë si dhe Policia e kryeqytetit, konfirmojnë se vdekja e kushërirës së deputetes së PD-së Arenca Trashani, është vrasje me dashje e kryer nga persona ende të panjohur. Ajo, sipas burimeve, është goditur me thikë afërsisht 7 cm, jo më pak se 20 herë në trup, çka sipas burimeve i kanë shkaktuar asaj vdekjen e pashmangshme.


Konfirmimi zyrtar i Policisë në lidhje me faktin se Trashani, është vrarë në mënyrë të qëllimshme dhe më pas është tentuar të digjet, për të krijuar dyshimin e një vdekjeje aksidentale të shkaktuar nga zjarri, është dhënë nga ekspertët mjeko- ligjorë të Institutit të Mjekësisë Ligjore në kryeqytet.


Burime të Policisë së kryeqytetit thanë dje se në dosjen hetimore të mësipërme ka mbërritur një vendim i aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, i cili konfirmon se Aurora Trashani, 32 vjeçe, është vrarë me thikë duke u qëlluar disa herë në gjoks, çka më pas i ka shkaktuar asaj vdekjen.


Një fakt i tillë u konfirmua për "Shekullin", dje nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës të cilët thanë se autopsia e kryer nga mjekët ligjorë, konfirmoi se vdekja e 32 vjeçares Trashani, juriste pranë Autoritetit të Konkurrencës, kishte ardhur për shkak të plagëve të marra nga një mjet prerës. Sipas burimeve të policisë, ky mjet mendohet se ka qenë një thikë, gjatësia e së cilës mendohet se ka qenë afërsisht 7 cm, e mjaftueshme për të shkaktuar plagë vdekjeprurëse.


Trashani u gjet e djegur me plagë në trup


Aurora Trashani, 32 vjeçe, me banim në Tiranë, u gjet e vdekur në apartamentin në të cilin jetonte me qera. Fillimisht u dyshua se ishte mbytur nga gazi dhe djegur nga zjarri që kishte shpërthyer, por më pas u konfirmua se ajo kishte plagë të shkaktuara me mjete prerëse në trup. Zbulimi i plagëve në trup detyroi hetuesit e Zyrës së Vrasjeve, që të ngrinin dyshime se ngjarja nuk ishte një aksident i shkaktuar nga shpërthimi i zjarrit dhe lënia e një furnele ndezur që shkaktoi më pas rënien e zjarrit dhe shpërthimin e gazit.


Në këtë mënyrë, policia ngriti dyshime se vdekja e juristes 32- vjeçare, mund të ishte një krim i qëllimshëm dhe autorët, ishin munduar ta simulonin si aksident. Dyshimet e para të policisë ishin se juristja ka qenë në shtëpi dhe se mund të ketë qenë në gjumë, për faktin e se ajo kishte harruar të ndezur, një furnellë elektrike e cila kishte provokuar zjarrin dhe më pas shpërthimin e gazit.


Hetim telefonatave nga Vlora dhe Anglia

Mes një mori provash, të gjetura në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar telefonin e Aurora Trashanit, me qëllim zbulimin dhe zbardhjen e thirrjeve telefonike dhe mesazheve të këmbyera prej saj me persona të tjerë. Nga këqyrja e telefonit e kryer nga ekspertët e policisë është konstatuar se Aurora ka shkëmbyer sms dhe telefonata me disa persona në Tiranë, një në Vlorë dhe një në Angli.

Burimet e policisë nuk thanë se cila ishte përmbajtja e sms-ve, apo natyra e tyre si dhe pozicioni i personave me të cilët ajo ka këmbyer mesazhe dhe telefonata. Gjithsesi, sipas burimeve të policisë, sms-të e gjetura dhe thirrjet telefonike, pritet të ndihmojnë hetimin në zbardhjen e ngjarjes së të mërkurës.

Burimet thanë se pritet që në ditët në vazhdim, ata të thërrasin për të marrë në pyetje personat sms-të e të cilëve janë gjetur në postën telefonike të Aurora Trashanit, për të sqaruar pozicionin e tyre dhe për të dhënë dëshmi që mund të ndihmojnë më tej hetimin.

Fija e flokut, dyshim për vrasjen nga një femër

Dyshimi një vrasjeje nga një femër, prej hetuesve është ngritur nga fakti se në banesën e vajzës, janë gjetur fije flokësh të gjatë që nuk i përkisnin Trashanit, duke bërë që policia të kërkojë njerëz apo të njohur të vajzës që kanë flokë të tillë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që flokët t'i nënshtrohen një analize gjenetike (ADN), që pritet të kryhet nga ekspertë biologë dhe gjenetistë, në bashkëpunim me ekspertët të Institutit të Policisë Shkencore dhe ata të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Një analizë e tillë pritet të kryhet nga ekspertët, në rast se gjendet një mostër për krahasim, me qëllim identifikimin e autorëve të mundshëm të ngjarjes, nëse policia ka dyshime konkrete ndaj ndonjë personi.


**************************
Aurora Trashani, gjendet e vrarë në shtëpi kushërira e deputetes


TIRANE- Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj, kushërira e deputetes Arenca Trashani, Aurora Trashani, 32 vjeçe, ndërsa dyshohet se është vrarë dhe më pas shtëpia ku ishte është djegur nga shpërthimi i gazit në banesë ndërsa në trup asaj i janë gjetur shenja plagësh të shumta të shkaktuara nga mjete të mprehta dhe të forta në gjoks.

Aurora Trashani, 32 vjeçe, Juriste në Drejtorinë e Hetimit, në Autoritetin e Konkurencës, u gjet e vdekur dje paradite në banesën saj, ku jetonte me qera në rrugën "Muhamet Gjollesha", në afërsi të kryqëzimit të Zogut të Zi. Juristja 32- vjeçare, mësohet se jetonte me qera në këtë banesë prej kohësh, ndërsa ajo është gjetur veçse e djegur dhe e goditur sende të mprehta në trup.


Policia nuk ka gjetur asnjë objekt të mprehtë në vendin ku është gjetur e vrarë vajza 32- vjeçare, çka ka detyruar policinë të ngrejë dyshimet se ngjarja mund të jetë një vrasje dhe jo ngjarje aksidentale e shkaktuar nga lënia hapur e gazit. Shpërthimi i gazit sipas hetuesve, mund të jetë një tentativë për ta simuluar ngjarjen si aksident me qëllim turbullimin e hetuesve në ngjarje.


Gjatë pasdites së djeshme dhe gjatë mbrëmjes, Policia e kryeqytetit ka shoqëruar disa persona që sipas burimeve mendohet se kanë dijeni mbi rrethanat e mundshme të kësaj ngjarjeje apo informacione të mundshme që mund të hedhin dritë mbi të.


Vdekja e dyshimtë

Mesditën e djeshme, shërbimet zjarfikëse dhe Policia e Tiranës, janë njoftuar se në afërsi të Zogut të Zi, në një pallat pranë stacionit të furgonëve të Shkodrës, një banesë në katin e pestë kishte marrë flakë. Menjëherë në drejtim të vendit të lajmëruar kanë mbërritur disa automjete zjarrfikëse, të cilat kanë nisur punën për shuarjen e zjarrit dhe shpejt kanë mundur ta shuajnë atë. Ndërkaq kur zjarrfikësit kanë hyrë brenda kanë vënë re se një nga dhomat e shtëpisë ishte thuajse e djegur tërësisht bashkë me orenditë e saj, ndërsa në të ndodhej trupi i një personi të vdekur.

Në pak minuta, ajo u identifikua me emrin Aurora Trashani nga Shkodra dhe banuese me qera në këtë apartament. Nga verifikimet e para të kryera nga hetuesit është ngritur dyshimi se ajo kishte vdekur nga asfiksimi me gaz që më pas kishte shkaktuar edhe zjarrin, pasi në dhomë kishte qenë e ndezur edhe një rezistencë.


Deri këtu gjithçka dukej aksidentale dhe thuajse hetuesit fillimisht ishin të bindur se ngjarja ishte aksidentale. Kjo nisur edhe nga dëshmitë e banorëve që sqaronin se kishin dëgjuar një shpërthim dhe më pas kishin vënë re flakën.


Por kur ekspertët kanë këqyrur trupin e vajzës, kanë vënë re se ajo kishte shenja plagësh në trup të shkaktuara nga mjete të mprehta. Ky moment është cilësuar si një kthesë e hetimit, duke bërë që policia të ngrinte dyshimin se në këtë rast kishin të bënin me një vrasje dhe jo me një ngjarje aksidentale. Ekspertët kriminalistë në vendin e ngjarjes, kanë administruar në cilësinë e provave materiale disa objekte dhe sende të ndryshme që mendohet se mund të shërbejnë si prova për zbardhjen e ngjarjes.


Ndërkaq, trupi i vajzës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku ekspertët mjeko- ligjorë pritet të përcaktojnë nëse kushërira e deputetes Trashani dhe ish- Ministres së Integrimit është vrarë më parë me objekte të forta, dhe më pas është tentuar të fshihet ngjarja nëpërmjet djegies, apo nëse plagët janë shkaktuar nga momenti i shpërthimit.



Policia: po këkojmë objektet prerëse

Gjatë hetimit të vendit të ngjarjes nga ekspertët kriminalistë si dhe nga specialistët e hetimit të Policisë së Tiranës, këta të fundit janë munduar të gjejnë disa objekte të cilat mendohet se kanë shkaktuar plagët prerëse të juristes së Autoritetit të Konkurencës.


Burime të Policisë thanë dje se nga hetimet e kryera dhe nga këqyrja në vendin e ngjarjes nuk ishin gjetur objekte apo sende që mund të faktonin se 32- vjeçarja ishte çarë apo plagosur gjatë apo pas shpërthimit.


Një fakt i tillë ka bërë që hetuesit të ngrenë dyshimet se objektet mund të jenë marrë nga personi i mundshëm që ka dijeni apo ka kryer krimin për t'i fshehur ato. Ndërkaq, ekspertët mjeko- ligjorë thanë se dyshimet e tyre janë se plagët mund të jenë shkaktuar me një thikë ose mjet tjetër të mprehtë, çka i ka shkaktuar plagë të rënda vdekje prurëse juristes.


Dyshimet e policisë

Menjëherë sapo ekspertët kanë konstatuar se juristja kishte plagë me mjete të mprehta në trup, kanë nisur edhe hetimet rreth të njohurve të saj që mund të kishin qenë në banesën e saj atë ditë apo kohë më parë. Burimet thanë se ata kanë shoqëruar në komisariat së paku tre persona, një prej të cilëve, sipas burimeve, dyshohet se ka qenë i dashuri i vajzës.


Ende nuk dihet se në ç'rrethana është shoqëruar ky person, por burimet thanë se ai mendohet të ketë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes apo elementë të ndryshëm të hetimit. Ndërkaq, pavarësisht këtij fakti, burime të policisë thanë se ata po hetonin ngjarjen në pistën e një aksidenti, të shkaktuar nga rënia e zjarrit, si dhe në pistën e dytë e cila sipas tyre është më e mundshme ajo e vrasjes, duke simuluar një aksident.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi