Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestohet polici i dyfishtë Lubisha Vujinoviq lidhur me vrasjen në veri

Shko poshtë

Arrestohet polici i dyfishtë Lubisha Vujinoviq lidhur me vrasjen në veri Empty Arrestohet polici i dyfishtë Lubisha Vujinoviq lidhur me vrasjen në veri

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 10, 2010 6:08 pm

Arrestohet polici i dyfishtë Lubisha Vujinoviq lidhur me vrasjen në veri

Arrestohet polici i dyfishtë Lubisha Vujinoviq lidhur me vrasjen në veri POLICIA-ROSU

Lubisha Vujinoviq, pjesëtar i Policisë së Kosovës, njëherit punëtor edhe i MUP-it të Serbisë, është arrestuar si i dyshuar në lidhje me vrasjen e Hakif Mehmetit, që ka ndodhur të martën në veri të Mitrovicës. Tek ai janë gjetur dokumente që tregojnë lidhjet e tij me MUP-in e Serbisë.
Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti tha për Kosovapress se te i dyshuari është gjetur ID-ja e MUP-it të Serbisë dhe kartela identifikuese, që e dëshmojnë veprimtarinë e tij të dyfishtë.
Sipas tij, hetimet për vrasjen kanë orientuar në zbulimin e veprimtarisë ilegale të policit serb të Kosovës. Ai shtoi se para se të ndodhte vrasja, viktima kishte qëndruar në lokalin e Vujinoviqit, ndërsa ky i fundit e kishte dërguar atë në spital.
Vujinoviq mbante një klub të bilardos në këtë lagje dhe ka pasur raporte të mira me Hakif Mehmetin.
Zëdhënësi Hoti, sqaroi se Vujinoviq ishte kontaktuar nga policia për shkak se ka qenë ndër personat e fundit që kanë kontaktuar me Mehmetin para se ai të vritej. Sipas tij, ai është ndaluar nga policia për të nisur procedurat fillimisht disiplinore e më pas edhe penale.
“Ai është ndaluar për shkelje të parimeve dhe të procedurave të policisë dhe fillimisht është suspenduar pas rekomandimeve të Inspektoratit të Policisë së Kosovës, ndërsa i është shqiptuar edhe masa e ndalimit policor”, ka thënë Hoti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi