Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestohet një serb për vrasjen e fëmijës 13-vjeç

Shko poshtë

Arrestohet një serb për vrasjen e fëmijës 13-vjeç Empty Arrestohet një serb për vrasjen e fëmijës 13-vjeç

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 07, 2011 1:21 am


Arrestohet një serb për vrasjen e fëmijës 13-vjeç


Arrestohet një serb për vrasjen e fëmijës 13-vjeç 6policiakosoves
Policia ka arrestuan serbin 44 –vjeçar Zh.S. nga Pasjani i Parteshit si të dyshuar për vrasjen e fëmijës Leutrim Musliu, që ndodhi dje pasdite ndërmjet fshatrave Uglar e Pasjan. Gjatë ditës pritet të arrestohen edhe katër të dyshuar të tjerë


(I plotësuar) Policia rajonale e Gjilanit ka arrestuar një serb të dyshuar për vrasjen e Leotrim Musliut, 13-vjeç, nga fshati Uglarë i komunës së Gjilanit.

Musliu ishte qëlluar të shtunën pasdite me armë zjarri ndërmjet fshatrave Uglarë dhe Pasjan të Gjilanit, derisa ai po kthehej së bashku me babanë e tij nga mali, ku kishin shkuar për të marrë dru.

Ismet Hashani, zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se lidhur me rastin kanë arrestuar një person të dyshuar nga radhët e komunitetit serb, me inicialet Zh.S. (1967) nga fshati Pasjan.

Banorët e Uglarës kanë raportuar edhe më herët në polici se kanë telashe me serbët e fshatit Pasjan.

* * * * * *



Vritet me armë zjarri një fëmijë 13 vjeçar

Burime të sigurta të "Botës sot" bëjnë të ditur se në orët e pasidtes së ditës së shtune, në një fshat të komunës së Gjilanit është vrarë me armë zjarri një fëmijë 13 vjeçar. Fëmija ishte bashkë me babain e tij dhe që të dy po ktheheshin nga mali ku ishin për të prerë dru. Deri më tash nuk dihen arësyet e këtij krimi të rëndë në ndërkohë që policia është në ndjekje të autorit të këtij krimi.(bs/kp)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi