Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi: Sovraniteti i Kosovës është i pakthyeshëm e i paprekshëm

Shko poshtë

Topi: Sovraniteti i Kosovës është i pakthyeshëm e i paprekshëm Empty Topi: Sovraniteti i Kosovës është i pakthyeshëm e i paprekshëm

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 29, 2011 12:24 am

Topi: Sovraniteti i Kosovës është i pakthyeshëm e i paprekshëm

Topi: Sovraniteti i Kosovës është i pakthyeshëm e i paprekshëm 77topi9484

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi ka ndjekur me shqetësim situatën e krijuar në Veri të Kosovës, rritjen e tensionit dhe aktet e dhunës, me pasojë humbjen e jetës së anëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi. Me këtë rast, Presidenti i Republikës së Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymberi për humbjen e pazëvendësueshme të të dashurit të tyre dhe Policisë së Kosovës për humbjen e kolegut të rënë në krye të detyrës.

Presidenti Topi vlerëson se Kosova është tashmë një realitet i njohur botërisht dhe sovraniteti i saj është i pakthyeshëm e i paprekshëm. Ai dënon aktet e njëanshme të dhunës duke i konsideruar ato krejtësisht të panevojshme dhe beson shumë tek institucionet legjitime të Kosovës për rikthim të normalitetit afatgjatë.

Presidenti i Republikës mbështet dhe inkurajon vazhdimin e dialogut institucional të iniciuar nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit, duke e vlerësuar atë si rruga më e mirë për zgjidhjen e problematikave reciproke, si dhe dhënien e kontributit konkret për forcimin e paqes e stabilitetit në përputhje me aspiratat e të gjithë rajonit për integrimin e plotë euroatlantik.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi