Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dell: Veprim i paligjshëm i medieve

Shko poshtë

Dell: Veprim i paligjshëm i medieve Empty Dell: Veprim i paligjshëm i medieve

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 24, 2011 7:23 pm

Dell: Veprim i paligjshëm i medieve


Dell: Veprim i paligjshëm i medieve Dell-440-247

Ambasadori i SHBA-ve, Kristofer Dell, përmes një letre të hapur dërguar Komisionit të Pavarur të medieve, paraqitjen e SMS-ve nga seanca e Kuvendit në mediat e shkruara dhe ato elektronike e ka quajtur veprimtari joprofesionale, jo etike dhe potencialisht të paligjshme.
“Isha i zhgënjyer kur mësova sot se mjetet e shtypit kishin përgjuar dhe regjistruar dhe rrjedhimisht edhe kishin shtypur ose transmetuar në shkallë vendi korrespodencat dhe bisedat private. Këto medie, përfshirë edhe Kohën ditore, Express dhe KTV, kanë tejkaluar kufirin duke transmetuar komunikimin privat që ka ndodhur në sallën e Kuvendit më 22 shkurt, përfshirë edhe një thirrje të qartë telefonike që më përfshin mua”, thuhet në letrën dërguar Komisionit të Pavarur të Mediave.
“Po ju shkruaj anëtarëve të KPM-së lidhur me këtë veprimtari joprofesionale, jo-etike dhe potencialisht të paligjshme. Unë nuk jam i trazuar nga përmbajtja e këtyre komunikimeve, të cilat nuk pasqyrojnë asgjë më shumë se sa përpjekje të zakonshme për të mbledhur informata në një ambient të hutuar dhe komentet domethënëse të shprehura nga palët e treta, përfshirë edhe një pohim plotësisht të respektuar se udhëheqësit politikë të vendit duhej të merrnin vetë disa vendime për vetvete, por më shumë nga veprimi i qartë i paligjshëm i medieve”, thuhet më tej në letër.
Ambasadori Dell thotë se ashtu siç i ka ftuar anëtarët e qeverisë që të përqafojnë standardet më të larta të qeverisjes transparente dhe të pastër, po ashtu i nxitë pjesëtarët e medieve që t’iu përmbahen të njëjtave standarde dhe sjelljes profesionale për të cilën janë pajtuar kur kanë nënshkruar Kodin e mirësjelljes të shtypit.
“Kosova ka kode të mirësjelljes si për shtypin e shkruar, ashtu edhe për atë elektronik. Këto kode kërkojnë nga nënshkruesit e tyre që t’iu përmbahen standardeve më të larta ndërkombëtare të gazetarisë, përfshirë edhe privatësisë. Koha ditore, Express-i dhe KTV-ja kanë thyer shpirtin dhe qëllimin e këtyre kodeve kur kanë ndërhyrë në komunikime personale. Sjellja e tyre ishte e pafalshme. Kjo sjellje po ashtu mund të ketë qenë edhe e paligjshme, pasi që Kodi penal i Kosovës ndalon përgjimin e paautorizuar të bisedave dhe deklaratave personale”, thuhet në letër.
Për më tepër në letër përkujtohet Neni 170 (1) i Kodit të Mirësjelljes sipas të cilit kushdo që me anë të pajisjeve të posaçme pa autorizim përgjon apo bën përgjimin tonik ose incizon bisedën a deklaratën, e cila nuk i është drejtuar atij ose i mundëson personit tjetër të jetë në dijeni për bisedën apo deklaratën e cila është përgjuar tonikisht apo është incizuar pa autorizim dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.
“Besoj se KPM-ja do të ushtrojë përgjegjësinë e saj në zbatimin e Kodit të saj të mirësjelljes dhe ua lë autoriteteve ligjore që të vlerësojnë se a ka pasur apo jo shkelje të ligjit dhe cilët hapa ligjorë do të duhej të pasojnë. Megjithatë, besoj se është përtej çdo dyshimi që gazetarët e përfshirë në këtë dhe redaktorët/botuesit që kanë autorizuar raportet, qartazi kanë thyer standardet etike dhe profesionale të pritshme nga gazetaria në një shtet demokratik. Opinioni publik – lexuesit dhe dëgjuesit e lajmeve tuaja – meriton t’i kërkohet ndjesë. Anëtarët e medieve kanë shkelur standardet e tyre dhe besimin e publikut”, ka thënë Dell.
Ndryshe, ambasadori Dell konsideron se Kosova tri vjet pas pavarësisë do të duhej të mbështetej në media të përgjegjshme, etike dhe profesionale.
“Unë jam i shkurajuar që përkundër mbështetjes së fuqishme dhe investimeve të konsiderueshme të qeverisë sime për më shumë se dhjetë vjet, disa prej mjeteve më të popullarizuara tuaja të shtypit ende nuk e kanë arritur as edhe nivelin më të ultë të llogaridhënies dhe përgjegjësisë profesionale që korrespondojnë me pozicionin e përgjegjësisë publike që ata ushtrojnë”, thuhet në letrën dërguar KPM-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi