Kadri Mani: Mësuesi ynë i dashur - Milan Shufflay
Faqja 1 e 1
Kadri Mani: Mësuesi ynë i dashur - Milan Shufflay
Vështrim
MËSUESI YNË I DASHUR -MILAN SHUFFLAY
/Milan SHUFLAJ (Alba LIMI):”KONSTANDIN BALSHA”-roman/
Nga Kadri Mani
Përktheu: Xhelal Fejza
MHK
Ideoi dhe përgatiti për botim: Dr. Moikom Zeqo
Redaktor: Dr. Moikom Zeqo
Arti Grafik: Ilir Gusho
Kopertina: Pikëturë e Salvador Delisë
Copyright i botimit në shqip: MHK dhe Xhelal Fejza
Botim i MHK me financimin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Tirazhi 500 kopje
Shtypur në Republikën e Shqipërisë
Tiranë, 2005, f. 306.
Ky libër botohet me rastin e 600-vjetorit të Lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën kujdesin e veçantë të drejtpërdrejtë të Ministrit së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. BUJAR LESKAJ.
“KAPITULLI
Panairi në Malin e të Shëlbuemve
Jemi më 9 mars të vitit 6900 siaps kalendarit bizantin fillimi i të cilit përputhet me fillimin e botës dhe në vitin 1390 pas lindjes së Krishtit. Pylli i lisave që shtrihet në hapësirën midis lumnejve të Ishmit dhe Matit duke përfunduar në shpinë të Alpeve Veriore, qetësia e të cilit mbetet në kujtesën e secilit që kalon nëpër të, atë ditë që herët në mëngjes ziente nga gjallëria. Jo vetëm rrugët e kalldrëmta të ndërtuara që në kohën e romakëve, rrugë të cilat ngjiten përpjetë në drejtimin veriperëndimor deri në qytetin e Krujës, por edhe nëpër rrugët e ngushta këmbësore që gjarpërojnë nëpër këtë rrafshnaltë të pyllëzua me lisa dhe livadhe të mëdha të lulëzuara tashmë në këtë gjysmëpranverë, ecin grupe njerëzish, burra dhe gra, në këmbë dhe me kuaj, mushka e gomarë. Gomerët dhe mushkat të cilët ata i kanë vënë përpara mbajnë mbi shpinë hejbet e mbushura plot të vedosura mbi samarët e drunjtë. Ata vijnë nga pylli i Shpërdhesit, Hunavijes si quhet ultësira ndërmjet lumit të Matit dhe Durrësit, nga Kepi i Rodonit, nga Maksha e Poshtme dhe e Sipërme të cilat gjenden ndërmjet Lezhës dhe Krujës, nga Nënfandi në Mirëditë, nga Skurajt afër Durrësit ku dikur babonte fisi shqiptar në zë i Skurajve, nga Çermenika e cila gjendet në veri të Manastirit të Shën Gjonit de që nuk jug të saj kufizohet me Shpatin, zonë në të cilën para njëqind vjetësh jetonte një fis luftëtarësh të përmendura për shpatat e tyre të gjata.
Sistemi bizantin i pronave në këtë hapësirë kishte zëvendësuar formacionet e dikurëshme iliro-romake të cilat plot një kohë mjaft të gjatë kishin qenë të pranishme në këtë truall. Në kufinjtë e dy botëve, duke i shërbyer erë carëve lindorë, herë Papëve, herë Mbretërve të Napolit nga shtpia Anzhuine ose e Nemanjëve serbë, të të cilët kishin lënë vulën e tyre Shqipërinë e Mesme dhe atë Jugore në shekujt VII-XIV-të, lindën shumë krerë fiesh që u emëruan sevastë, prosevastë, protoalegatorë, dukë, despotë, kontë e papnorë ose anzhuinë, marshallë të Shqipërisë bile edhe zhupanë serbë.
Nga përzierja e titullarëve lindorë dhe perëndimorë si dhe e sistemit të dyfishtë feudal, atij bizantin dhe fancez, nga efekti i tre katër përplasjeve ndërmjet fuqive më të mëdha të kohës që u zhvilluan në këtë truall kufitar, kemi daljen në skenë të kryetarëve të fiseve shqiptare, fillimisht me titull Fisnik i Lartë dhe pas shpërbërjes së Perandosisë së Car Dushanit, kemi edhe shfaqjen e dinastëve të vërtetë.
Kadri Mani
MËSUESI YNË I DASHUR
-MILN SHUFFLAY
Hyu e dërgoi shkreptmë dhe rrufe atmosferike
Kroaci e Shqipëri flakëroi vetëtimthi meteoriti
Arriti suksese marramendëse diturie filozofike
Historinë edhe gjuhësinë tonë sa fort shndriti!
Kush tha gati e pati mbuluar pluhuri i harresës
Kjo nuk ndodh derisa të ketë një zog shqiptari
Derisa t’ekzistojë vetëm dhe një fill i shpresës
Do ta bëjmë kthesën si na ka hije përsëmbari!
Je n’manifestimin kulturor “Lulëkuqet e Prillit”
Sepse ti e shpëtove historinë shqiptare mesjetare
Ti na i lëshove prozhektorët e hënës e të diellit
Baba dhe vëlla u flijove për ne nga dora barbare!
Fisnik e shpirt aristokrati fatlum i historsë kroate
T’burgosën nga frika se qendër po bëhej Zagerebi
Ti rrugës përparimit shkove kthim parap nuk pate
T’shpallën kokëfortë për Mbretërinë, u gjet sebepi!
Ti vdiqe për t’jetuar deri n’amshim n’zemrat tona
Në gjiun e dy popujve miq nderi kroato-shqiptare
Ty edhe ndër popujt tjerë fort larg të shkoi jehona
Pësimi yt diktoi shkatërrimin e Mbretërisë kobtare!
“dashamiri”-(Kadri Mani)
Vjersha nuk u vlerësua, madje as u mor për botim nga asnjë juri!?- e pra detyrimisht duhej, të paktën, të merrej për botim, në mënyrë që t’i hapej rruga kritikës kundër xhelatëve serbë, por ja, mungon totalisht fryma atdhetare e personelit “kulturor”. As botuesit e hardallosur ende nuk e kanë kuptuar se nuk e dinë gjuhën shqipe!! Prandaj me gjithë meritat, qortimin e kanë hak për gabimet e shumta e të pafalshme, gjuhësore e teknike.
Me këtë vështrim në kuadër të kësaj Monografie, mëtohet që t’i jepet lexusit shqiptar e kroat një pasqyrë besnike të këtij njeriu të madh të diturisë, politikës, gjuhës e letërsisë.
Botmi në të dy gjuhët mëton të argumentojë faktin se Dr. Milan Shufflay punoi dhe vdiq për Kroacinë e për Shqipërinë, si një internacionalist i spikatur evropian e botëror.
Dhe vetëm si i tillë u dha me mish e shpirt për ndriçimin e Mesjetës Shqiptare tridimensionale: shkencërisht-letrarisht-gjuhësisht. Ai e mësoi shqipen dhe zakonet e shqiptarëve, dhe kjo hetohet në çdo pore frymëmarrëse në romanin e tij ”KONSTANDIN BALSHA”.
Andaj, edhe në hyrje të këtij vështrimi, e dhamë tekstin e heroit tonë të plotë, ku do të shihet aftësia dhe dituaria e ngjeshur njësh me fatin e popullit shqiptar, gjuhën e zakonet e të cilit i mësoi dhe i përjetoi me afsh, u bë pjesë përbërëse me fatin e popullit tonë, për të cilin hetoi dhe vdiq; ngase zbuloi se shqiptarët e kroatët kishin një prejardhje Ilire, të përbashkët.[1]
LUFTËTAR KUNDËR UTOPIZMIT POLITIK
Shufflay ka qenë luftëtar kundër utopizmmit politk, gjë që ishte aq karakteristik për inteligjencien kroate.
Lufta e tij kundër utopizmit politik e social ka qenë posaçërisht e aktuale në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore. Atëherë në Kroaci ëndërrohej që të përtrihej jo vetëm Kroacia, “ por i gjithë Ballkani. Jo vetëm Ballkani, po edhe Evropa. Jo vetëm Evropa por e gjithë bota nga Zagrebi deri në Peking. Atëherë flitej mbi “Rrugën qumështore të shteteve të fshatarësisë nga Jadrani deri në Balltik, mbi federatën ballkanike të popujve fshatarë”.[2]
Shufflay-i u ngrit vendosmërisht kundër ëndërrimeve të tilla, dhe konstatoi:
HUMNERA DHE BEDENI I LASHTË
Në kohën kur gjatë formësohej fati i kroatëve (kah mbarimi i viteve njëzetë i shekullit tonë), aktualitohet më tepër se kurrë ideja e Shufflay-t mbi popullin kroat në mbrojtjen e njerëzishmërisë perëndimore, e cila duhet prezentuar opinionit evropian.
“Kur ai tipar historik krejtësisht qartë vërehet”, shkruante Shufflay, “çdo kroat inteligjent, e madje edhe filozof, do ta ketë krejtësisht të qartë që nacionalizmi kroat është shumë më tepër se çdo nacionalizëm i cilitdo popull kufitar, se është më i lartë dhe njerëzisht më i dobishëm nga integrimi jugosllav.
Derisa ekziston bedeni i kahershme në mes të mesdheut Lindje e Perëndim e hapet edhe fort më larg humnera midis Azisë dhe Evropës, derisa nga Ballkani përgjatë 500-vitesh lufte bizantino-turke fugon shek. 14 – nacionalizmi kroat shënon një nga bedenet më të rëndësishme të njerëzishmërisë perëndimore.
Dhe derisa kjo është rrezikuar, dhe sot po, nacionalizmi kroat nuk domethënë vetëm dashuri ndaj trollit dhe shtëpiave kroate në të. Ai nuk domethënë atdhetarizëm lokal, por shërbim lokal i tërë Perëndimit të bardhë, dhe për këtë është apsolutisht pozitiv.”
Për këtë “truri i kroatit më të arsmuar, nga motivet etnike më të larta sesa është nacionalizmi, ta dëgjojë zërin e vet, gjakun kroat. Ngase në skaj të Ballkanit, në kufi midis Lindjes e Perëndimit, katolicizmi e ortodoksizmi, kultura evropiane dhe barbaria – emri kroat, gjaku kroat nuk dimethënë vetëm kombi! Gjaku kroat aty domethënë qytetërim. Kroatishtja aty është sinonim për krejt çka është e bukur dhe e mirë që krjoi Perëndimi evropian.”
Është e kuptueshme prandaj, nga kjotë rrjedhë që “katolikët kroatë perëndimorë nuk kanë se çka kërkojnë në Ballkanin ortodoks”, po që se edhe “thyhet mbretëria e Dushanit dhe krijohet federata, ajo do të jetë kreautrë e tjeshtë ballkanike. Në të kroatët do të humbnin atë që është në ta më e mira, do ta humbisnin kuptimin për qytetërimin e njerëzishmërinë për perëndimin.”
I tillë do të ishte fati kroat po që se do të mbetej në ndonjë bashkësi apo jetesë të përbashkët me serbët.[3]
[1] Flora Dozan:”Ilirja”.
[2] Darko Sagrak:”Dr. Milan pl. Šufflay: „HRVATSKI ARISTOKRAT DUHA“, Zagreb, 1998, f. 41...
[3] Darko Sagrak:”Dr. Milan pl. Šufflay: „HRVATSKI ARISTOKRAT DUHA“, Zagreb, 1998, f. 43.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kadri Mani: Në përkujtim të Milan Shuflaj, me rastin e 78 vjetorit te vrasjes
» Kadri Mani: Dy shokë të pandashëm: Beqir Bajraktari edhe Kadri Mani!!
» Njoftim për lexuesit:Literatura e veprave të Dr. Milan Shufflay-t
» Poezi me poezi-Kadri Mani e Agim Gashi-Në shenjë nderimi për mikun Kadri!
» Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël?
» Kadri Mani: Dy shokë të pandashëm: Beqir Bajraktari edhe Kadri Mani!!
» Njoftim për lexuesit:Literatura e veprave të Dr. Milan Shufflay-t
» Poezi me poezi-Kadri Mani e Agim Gashi-Në shenjë nderimi për mikun Kadri!
» Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi