Më rastin e Ditëlindjës te shkrimtarit dhe piktorit Arsim Kajtazit
Faqja 1 e 1
Më rastin e Ditëlindjës te shkrimtarit dhe piktorit Arsim Kajtazit
Më rastin e Ditëlindjës te shkrimtarit dhe piktorit:
Arsim KAJTAZI
SHKURTI
Udhë e gjatë shtrihet
tutje e tëhu ëndrrës për në zhgjëndërr
pasi ta kapërcesh ortekun
për të hyrë në Shtëpi
duhet të kesh zemër
Pranverën për ta ngushëlluar në prag të derës
Të mbetesh Kloun në Cirkun Jetë
e ta kapërcesh ortekun akull
në prag të Derës së shtëpisë
duhet t'i kesh shtatë zemra
si në përrallë
të bësh akrobaci
në Shtëpinë tënde për të hyrë
Shkurti bëhet shekull
po nuk dite të ushqehesh
me shpresë dhe durim në pritje
mund ta provosh këtë po rrëshqite
Kujdes më tha hija e Unit
në ditën e lindjes kujdes
po deshe që ta kapërcesh Ortekun
në prag të ëndrrës
dhe të ngrohesh shpirtin në Trupin tënd
qoftë edhe të gjymtuar
Endacak i mallkuar
që bredh jetës Cirk
për të treguar ecjen nëpër teh
shekull është çdo çast
në të gjatin shkurt
të lindjes sime dhe tënde
o shtegtarë
se Itakë të mbetet
Trupi dhe Shpirti i gozhduar
në fjalën Besë dhe pikturë ëndrre
kudo qoftë në këtë rruzull xurxull
për mashtrim të bukur
Kujdes edhe nga kujdesi
më tha hija e Unit të flijuar
në të gjatën ëndërr të shkurtës jetë
se nuk ka asgjë më të gjatë se Shkurti
në shpresë
25.02.1994
25.02.1958
Pas nëntë muajsh
nëna më tha se ke ardhur shumë lehtë në këtë jetë
as dhembje të mëdha nuk kisha
dhe vaj yt i lindjes i thekshëm ishte
u gëzuan të gjithë për lindjen tënde
Për çdo vit të lindjes
të njëjtat fjalë i kujtoj
dhe vjetët më të lehtë më duken
edhe kur barrët janë vërtet të rënda
Më kanë mësuar ditëlindjen prore ta kujtoj
ta festoj madje
sa isha i ri të mplakesha më pëlqente
Ditëlindja nuk po u festuaka vetëm në vendlindje
herët më zgjoj cingërima e telefonit
dhe fjalët shqipe të mbarsura me përshëndetje kryq e tërthor i bien Evropës
Urime ditëlindja djali im
më thotë babai dhe nëna
ma përkujtojnë ku jam
Dhe zëri si i babait më është bërë
edhe flokët si të tij më janë thinjur
tashmë kanë nisë të na ngatërrojnë:
vëllezër na bëjnë kur nuk na njohin
duket se nuk na vjen mirë
as mua as babait
rrugëtimi kah pleqëria
edhe i dashur si jetë
edhe i vështirë
të rinj mbesim vetëm në përjetësi
Alo, alo
urime ditëlindja
më thotë vendlindja
pastaj për të më ngushëlluar
fëmijët e mi si dhuratë më këndojnë një këngë më kitarë
me mallin zhuritës
me dëshirën për kthimin në dheun e lindjes
duhet t´i kthehem prapë dheut nënë
pas nëntë shekujsh
si në një baladë nëna më bëhet se pret
e verbuar nga malli
te gurët e oxhakut
gjirmën e shprushë
të ngrohet në kujtime
për djalin
Përse je zgjuar kaq vonë
në ditën e lindjes tënde
më thotë babai
Herët të kam lindur
pa aguar
më thotë nëna
Edhe nga kujtimet
kur s´arrijnë ta marrin lidhjen në telefon
përshëndetjet i bien kryq e tërthor Evropës
ecjes kah pleqëria i dëshirojnë fat, lumturi
diçka e zakonshme
e unë e lodh mendjen si të mbes i ri deri në përjetësi
në vendlindje për t´u kthyer
Barrë e rëndë për njeriun e mbarsur me vetmi-shenjtëri
pas vrapit të kuajve të Apokalipsit
mendja ime, shpirti im e etur si një shkretëtirë
do ta lindin një fëmijë në bredhje
që deri në përjetësi t´a festojë ditëlindjen
e të mos plaket
ai fëmijë do të jem edhe Unë
i mbetur gjallë nëpër këmbët e kuajve të harlisur
ata le të hingëllojnë deri në çmendi
për këtë Botë
edhe urimet e nënës dhe të babait mbesin gjallë
prore të reja për ditëlindje
në dritësim qirinjsh
Kjo ditë nuk është vetëm imja
as kjo lindje vetëm imja nuk është
mosha nuk do të thotë asgjë kur pleqëria është rinore
edhe vetvetja harrohet në kërkim paqësor
Vetëm kur ta urojnë ditëlindjen me telefon
e din se je i harruar diku
në rrugën që shkon dhe nuk kthen
nga rinia në pleqëri dhe nga pleqëria në rini
i ruaj në kutinë e shpirtit urimet
për këtë udhë
çelësin do ta gjesh diku
në duart e fëmijëve
Të kam lindur shumë lehtë
që më lehtë t´i bartësh barrët e rënda
të kam lindur para agullimit
që netëve të bësh dritë
as dhembje të mëdha nuk kisha në lindje
që dhembjet t´i durosh më lehtë
edhe me vaj erdhe në jetë
që ta kuptosh ç´është të jesh i gëzuar në dhembje
Të gjitha ato që përjetove që në lindje të duhen për jetë
kah pleqëria të shkosh jo vetëm t´i kujtosh
rinimin ta kuptosh si të rilindet
edhe nëpër këmbë të kuajve të Apokalipsit
Librit tënd të dhembjes paqësore
as një shkronjë nuk do t´ia ndryshojnë
se do t´i zërë mallkimi i urimit
Urime ditëlindja
të mbetesh i ri deri në pleqëri
kur
si
një Zot e di
pastaj Unë dhe Ti
kalimtarë
pas harlisjes apokaliptike
do të përqafohemi
në
Ditë
Lindje
Jug-Lindje
Veri-Lindje
Perëndim-Lindje
Lindje-Lindje
Ditëlindje
25.02.1996 Bad Dürkheim
50 – APO HARKU I JETËS (1988 – 2008)
Një gjysmë shekulli jetë
Sa peshon
Mund të jetë edhe një pikë ujë ne Det
Po edhe sa një Oqean
sa i qetë sa i dallgëzuar
Një gjysmë shekulli
Si një gur në shpinë të Sizifit tek ngjitet në Majë të Kodrës se Diellit
Për t´u tokërlitur sërish
Një gjysmë shekulli kalimtar me urëzak në dorë
Udhëve të dhembjes, shpresës, lirisë
Kam krijuar me shumë miq se armiq
Vetëm një t´i them prapë mik më ka zhgënjyer për jetë të jetëve
Sepse e donte më shumë veten në krekosje
Prapë më vjen keq për të
Sado që tani e ndjek hija e marrëzisë prapa
Hija e turpit
Dhe nuk kërkon ndjesë se e mban gjallë inati i verbër deri në varr
Epo, një njollë e zezë ne kujtesë
në një gjysmë shekulli
s´është as sa një pikë ujë në det
Kjo është shumë e freskët
Andaj më kujtohet sepse është si një gozhdë e ndryshkur e ngulur në mendjen time
Si diçka e papritur dhe e pabesueshme
Epo një gjysmë shekulli ka edhe të papritura udhës së jetës
Me kujtohet liria e vrapimit si fëmijë në luadhet e Vitakut
Dhe tufa ime me dele e qengja
Sa më janë dhimbsur kur i kemi shitur
Për të ardhur në Prishtinë
Qeni pat mbetur të na ruaj shtëpinë dhe frymën tonë të lënë kudo
Nëpër shtëpi, oborr, katund...
Sa gëzohej kur shkonim në vizitë nga Prishtina
Gjithnjë gëzohej derisa i erdhi koha të përshëndetej me jetën
Këtë e kam vërejtur kur shkuam dhe ai nuk doli të na priste
Hej, larg e hetonte se po shkonim , duket pa u nisur për Vitak!
Atëherë kur e mbëltoja dëshirën e pikëpjekjes
Ndalem dhe peshoj gjysmën e jetës time të lënë prapa
Në kujtesë që gjëllin prapë në mua me mileniume e mileniume...
Mësuesja ime me shumë më kujtohet kur më ka ndëshkuar se kur më ka mësuar
Dhe siç ishte në nerva, atëherë nuk e dija pse
Më ka goditur me kokë për dërrasë të zezë
Duket se mençuria ime e pafaj iu ka dukur atëherë kullë në erë
Mbase djallëzi madje
Sepse bëja më shumë çka ma merrte mendja dhe ma donte zemra mua
Atëbotë kujtoj edhe demonstratën e ´68
Te cilën e përfytyroja vetëm si e kisha lexuar në romanin “Ata nuk ishin vetëm”
Dhe në romanin “Nëna”
Kishim orën e Politeknikes
Në dorë kisha gërshërët
Me to më shkonte mendja të dalë në demonstratë pa u kthyer në shtëpi pas mësimit
Por duket se e largoja frikën të dalë me gërshërë në dorë!...
Atëherë e pash veten pranë studentit ulqinak që tërë natën kishte shkruar pankarta në Shtëpinë tonë që vlonte si zgjua bletësh nga studentët...
E kujtoj serish kthimin në Vitak
Dhe tmerrimin tim sa ishin zvogëluar në shikimin tim luadhet e fëmijërisë
Ç´kishte ndodhur vallë me botën, pse po më zvogëlohej ashtu në vrojtim...
Pastaj ringjallem në vitin ´81
Tashmë demonstratat e studentëve nuk i ngjasonin më
As atyre në Ata nuk ishin vetëm as në “Nëna”
Ishin krejt sipas një fryme të re
Nisi më kushte dhe kulmoi me kërkesën për Republikë
Dhe udhët u rimën me gjakun e lirisë
Në çdo dekadë
Sërish gurin e Sizifit e bartnim deri në majë
Duke shpresuar për ta ngulitur një herë e mirë
Në majë të Kodrës së Diellit
Kodrës së Lirisë
Unë kalimtarë prore udhëve
Duke thërritur lirinë
Deri në ditën e kushtrimit
Në vitet e ´90 me 2 korrik
Gërshërët e mbante në dorë kirurgu
Për të më drejtuar kah jeta një njollë te zezë të ma hiqte nga kujtesa
Dhe më la ta dëgjoj deklaratën e 2 korrikut të delegatëve të Kuvendit të Kosovës
Të shpallur jo në parlament
Por në oborr të tij...
Dhe më 3 korrik gërshërët e bënë prerjen
Duhesh të ecësh kah udha e sendërtimit- jetësimit të lirë
Dhe jeto për ta quar atë guri në majë të Kodrës së Diellit
T´i bësh përmendore lirisë së amshuar
I besoja më shumë Zotit se vetes...
Dhe më kujtohet së prapë jeta bënte lojë me mua
M´i dha udhët e botës për të kërkuar lirinë
Klithmën time shekull ta nxjerrë nga thellësi e kohës
Miqtë e shumtë të armikut tim t´i bëj për vete
Që ta shohin atë Guri të ngulitur në Kujtesë të Botës
Së Kodrën e Diellit e kemi edhe ne
Se Kodrën e Diellit e duam edhe ne
Se Kodrën e diellit nuk e kemi vetëm për vetveten
Por për të gjithë të lindurit që e donë Diellin
Unë mora kryet në dorë
Për t´i gjetur vetës ilaçin e përjetësisë
Dhe ai po mbillej në dheun e Kosovës
Dhe po quhej Pema e Lirisë
Që nisi të ujit me gjakun atdhetar
Për të dhenë fruta
Të ushqeheshim për jetë e mot, amshueshëm
Në Kodrën e Diellit
Ai guri rrokullisës u lidh me tokën
Për të qenë një Tempull i Dritës
Jo vetëm për kalimtarët e mi
Ai më bën rreze
Edhe ne dhe të huaj
Ku ende fati më mbanë të lidhur si Prometeun
Derisa të më thërret gjaku i im
Që ta bëj jetën aty ku kam lindur
Dhe ku dua të ndërroj jetë
Ja, në këtë gjysmë shekulli tek po rikujtoj motet
Kjo më shfaqet në horizontin e mallit, pritjes shpresës
dhe pres të më ndrijë Dielli
Udhën të ma tregoj kah t´ia mësyj
Për të mbërri në Dheun tim
Sepse as trupi as shpirti me nuk me bëhen rahat...
50 vjet 50 oqeane dallgëzojnë në mua
e vetëm një udhë më kthen aty ku më gjen prehje shpirti
në Kosovën e amshuar
në emër të Zotit...
(Bad Dürkheim, 25.02. 2008)
KALIMTAR I PERJETSHËM
O Zot
Më thonë i huaj kudo
Ata që nuk e donë as vetveten...
Edhe në dhé të huaj
Edhe në dheun e lindjes
Këtë mallkim
Vetëm dashuria ime e paskajë
Që mbëlton shpresë trishtimit
Do ta bartë si Urëzak
Që të dritësojë si Fanar
Për ata që mësyjnë Dete e Oqeane
E aq shume kanë nevojë të marrin Frymë
Në Kepin e Shpresës
Në Bregun e Shpëtimit
Për të vazhduar Udhëtimin
Më të vështirin
Në vetvete
Unë rri këmbëkryq
Në Kodër të Diellit
Kalimtar i përjetshëm
25.02- 2011, Ruppertsberg,
_______________________
BIOGRAFIA E ARSIM KAJTAZIT
Arsim Kajtazi u lind më 25.02.1958 në Vitak, Kosovë.
1981: Diplomon në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe, në Fakultetin Filozofik te Universitetit të Prishtinës
2007: fiton gradën magjistër në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës
1982- 1993: Punon gazetar i javores "Zëri" të Kosovës.
1985-1987: viziton Akademinë e Arteve të Prishtinës dhe në kontakt me disa profesorë të kësaj akademie i zgjeron njohuritë për pikturën dhe grafikën.
1987: anëtarësohet në Shoqatën e Artistëve Figurativ të Kosovës
Kajtazi merret me letërsi, publicistikë, kritikë letrare dhe figurative.
Ka botuar këta libra:
1985, "Prani rrezore", poezi, "Rilindja" , Prishtinë
1990 -Shakullina", roman , "Rilindja", Prishtinë
1993- "Të vdekurit vallëzojnë", Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës
1997- "Klithmë paqësore", poezi të shkruara ne Gjermani, botim i autorit
1999 -"Duke Krijuar vetveten", poezi, "Rilindja" Prishtinë
2005 -"Nëntë lëkurët e gjarprit", roman, "Faik Konica", Prishtinë
2009 – “ Dalip Kryeziu -Universi i kokës” Galeria Kombetare e Arteve, Tiranë -Waiblingen
Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës
1993 - Që nga ky vit e tutje jeton dhe krijon në Gjermani.
Ekspozitat personale:
1994 - La petite Galerie - Heddesheim
1994 - Stadtsparkasse - Neustadt an der Weinstraße
1994 - Eichhaus - Bad Dürkheim
1995 - Galerie Camue - Haus der Finanzen - Grünstadt
1996 - Eichhaus - Bad Dürkheim
1999 - Schloß Christiansburg - Eisenberg
1999 - Rathaus - Mutterstadt
2000 - Immer grün, Jena
2001 - Dorfgemeinschaftshaus - Birkenheide
2002 - Dresdener Bank - Frankenthal
2006 - Galerie Molenhof, Weert - Niederlande
2006 - Roche- Diagonstics GmbH - Manheim
2007 - Maximilian Stift – Maxdorf
2009 – Ratsall – Deidesheim
2010 – Schilerstift – Ogerssheim
2010- Bürgerhaus - Ruppertsberg
Ekspozitat kolektive:
1987 – Salloni i të rinjve - Galeria e Pallatit të rinisë, Prishtinë
1989 Salloni i të rinjve - Galeria e Pallatit të rinisë, Prishtinë
1989 - XVI Salloni Pranveror, Galeria e Arteve te Kosovës,Prishtinë
1990 - XVI Salloni Pranveror, Galeria e Arteve te Kosovës, Prishtinë
1991 - XVIII Salloni Pranveror, Salloni Pranveror, Galeria e Arteve te Kosovës,Prishtinë
1991 - IX Bienali i Vizatimit - Galeria e arteve të Kosovës
1992 – Ekspozita vjeshtore e SHAF të Kosovës, Galeria e Arteve te Kosovës, Prishtinë
1993 - X Bienali i Vizatimit - Galeria e Arteve të Kosovës,Prishtinë
2003 - Kreisverwaltung - Bad Dürkheim
2004 - 25 Jahre Kunstverein Bad Dürkheim , Haus Catuare
2005 - Galerie Molenhof - Weert, Niederlande
2006 - Galerie Molenhof - Weert, Niederlande
2006 - Galerie de Sigarenfabriek, Niederlande
2007 – Galerie Vogt – Bad Dürkheim
2008 - Galerie Vogt – Bad Dürkheim
________________________________
Me rastin e Ditëlindjës se poetit Arsim Kajtazi ua sollem një poemë dhe disa poezi te tij.
Kurse mikut Arsim Kajtazi i dëshirojmë jetë të gjatë ,shendet dhe suksese ne të gjitha fushat e artit dhe të jetës.
Për "Sofra poetike" Agim Gashi - Drenica
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pal Sokoli me rastin e Ditëlindjes
» Më rastin e ditëlindjes-Ismet KRASNIQI
» Me rastin e ditëlindjës:Poezi nga Albert Shala
» Me rastin e ditëlindjës poezi nga ALBIN MEHMETI
» Më rastin e Ditëlindjës , poezi:Nga Muhamet KRASNIQI
» Më rastin e ditëlindjes-Ismet KRASNIQI
» Me rastin e ditëlindjës:Poezi nga Albert Shala
» Me rastin e ditëlindjës poezi nga ALBIN MEHMETI
» Më rastin e Ditëlindjës , poezi:Nga Muhamet KRASNIQI
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi