Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Më rastin e Ditëlindjës , poezi:Nga Muhamet KRASNIQI

Shko poshtë

Më rastin e Ditëlindjës , poezi:Nga Muhamet KRASNIQI Empty Më rastin e Ditëlindjës , poezi:Nga Muhamet KRASNIQI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 28, 2011 10:10 pm

Më rastin e Ditëlindjës , poezi:
Nga Muhamet KRASNIQI


Më rastin e Ditëlindjës , poezi:Nga Muhamet KRASNIQI 229498_1521209209283_1806157215_910159_737358_n
Gurra atdhetare
...
Dete gënjeshtrash pranverat shkrinin
Diellin e lirisë që ta sjellin
male urrejtjesh shqiponjat përbinin
dashurisë që t'i bënin vendin...
Togje rapsodësh në oda kur ishin
kohën e bartnin plot mallë
zëri në tela si mjalti shkrihej
trimnija lozte bukur në ballë...
Kënga shpërndahej si aromë vere
që harrimi të mos vejë pëlhurë
e kur historia fliste në tela
të dukej se është pikturë...
Ishin kujtimet që ndiznin mallin
dhe jetës ia bënin një urë
bënin kalimin mbi fushën malin
me lotin dhe gazin që rridhte gurrë...
E atdhetarët me laps në dorë
natën të shumtën e bënin ditë
idetë e shpirtin i derdhnin ne letër
për të fituar të drejtat dhe liritë.

(Në trevjetorin e Pavarësisë së Kosovës)


ARKEOLOG I VONUAR
(Babait tim Nuhiut, mësuesit të
parë në Viti të Marecit, në Ditën e Mësuesit)


Kërkimet i bëra pa lodhje
në terrenin krejtësisht malor
e nën rigat rrëke
kristale të shiut veror.
Në Viti të Marecit
fillova gdhendjen e kohës
që të nuhas fidanishten tënde të dritës
të gjurmojë themelet e dijes
Edhe gurët sikur flisnin
e bjeshkët thurnin lavd
anise njerëzit kishin tretur
për të zënë vrapin rrugëve të jetës
- Po, po djalosh
ditarët që ti kërkon
kanë fokusuar rrezet
në thjerrëzat e syve pishë
në mendjeshkrirësit e kohës.
Po djalosh, po
Ai vinte me freskinë e ahishtes
e krenarinë malsore të Tugjecit
si stoli
në vatrën tonë të ngrohtë
të lagjes Vitiaj
për të mbjellur rreze drite këtu
në kopshtin e diturisë
nga adresoi dijen
anembanë Gallapit e Kosovës
Për të folur me kontinentet
Prandaj mos u brengos
Ti arkeolog i vonuar
se Ai jeton
më tha nxënësi Yt me mburrje
kur deshta të luaj antropologun.
e ta zë kohën
Në epruvetën e kujtesës...



Në vend të urimit

Kur yjet marrin udhën

Sonte bashk me zjarret
dhe zemrat jan ndezur
Në natën e fundit
Të muajit të luleve

Ekzekutohet simfonia e daulleve
nga piptha të pashartuar

Janë dehur zemrat kundruall horizontit
Xixëllonjat atje në fshatin e lindjes
do të kenë ndezur zukamën
Që krijon melodinë....

Dasma e kalamajve në livadhin afër lumit
pak kashtë, flaka dhe brohori.

Shqipja katërvjeqare në rrethin e valltarëve
pa tupana e zurle. Qka mëshihet pas
kurreshtjes fëmijërore?

Dikur kënaqësia në këtë natë
E kishte ngjyrën e grumbujve të buzëqeshur.
Kundroj gjyshen kah falet. Dhe e kujton
kohën e turkut. Nëna punon, të tjerët kanë dalur afër lumit.
Hëna pesëmbëdhjetëshe ka vizatuar në
në fletën e saj një zemër të madhe.
Për ëndërrat kemi zgjedhur gjuhën e fëmijëve.
Zjarret janë ndezur në sofrën e bukës
e kënga e mbrëmjes kah yjet ka marrë udhën....

30.04.1979, Miradi e Epërme


ZEMRA IME RRAH NJERËZISHT

Zemra ime rrah njerëzisht
në këto orë të vona, të lodhura
të natës
Kushdo që të jeshë ti tjetri
në tik-takun e saj mund të ndëgjosh
vetëm rrahje të njerëzishme
Se zemra ime ka rrahje të thurura me kurorë qiltërsie
Kjo është rruga e saj e rrahjes
qdo ditë 24 orëshe

Në kopshtin lulearomë të zemrës sime
mund të hyhet pra vetëm sinqerisht
Dhe aty ka vend për dasma buzëqeshjesh
dhe këngësh të kënduara vetëm qiltërsisht
Ka vend për dasma të mëdha dashurie
dhe për ata që dashurojnë dritën, njeriun
Për ata që flasin gjuhën njerëzore
me alfabetin e bukur të dashurisë
Det i gjërë është kjo zemra ime
ku mund pra të notohet njerëzisht
Është Qiell i hapur për fluturim
për të gjithë ata që duan hapësirë
për të qenë të lire, të lirë tërësisht
Ndoshta iu duket specifike
kjo zemra ime kaq e sinqertë
Por ritmika e rrahjeve të saj
e tillë është pra përherë
Është ajo njerëzorja, është bota
Jam unë, është familja ime
Që dashurinë njerëzore e ndërtojmë
pa hezitime
E ndërtojmë me aq shumë gëzime
Zemra ime nuk krijon horizonte perëndimi
Ajo krijon vetëm buzëqeshje agimi.

Alfabetin e zemrës sime mund ta mësojë qdo njeri
Për ta bërë këtë duhet vetëm respekt, sinqeritet e dashuri

Zemra ime pushtet e ka mirësinë

Zemra ime është një ujvarë
Me rrjedhë të pandalshme mirësie
Një livadh i blertë ku pushton dashuria
Një kopësht me lule e ngjyra
Një gazmend i rrallë
Ku buzëqeshë Natyra - është zemra ime.

Tik-taku i zemrës sime është pra
Një ujvarë e pandalshme dashurie
Dhe rrahjet e saj bëhen përkundër
prangave të padukshme të shtetit
Zemra ime është aortë
e madhe mirësie
në të cilën mund të hyhet vetëm njerëzisht


_______________________________

Më rastin e ditëlindjës se poetit dhe publicistit Muahmet Krasniqi ,ua sollem disa nga poezitë e tij (te marrura nga profili ne FB)kurse mikut tonë , shkrimtarit Muhamet Krasniqi më këtë rast i dëshirojmë :shëndet , lumturi dhe suksese në jetë.I festofsh edhe 100 ditëlindje tjera!


Për “Sofra poetike” Agim Gashi - Drenica


I bashkangjitem urimit të mikut Agim Drenicës dhe Sofres Poetike!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi