KONSUMI NJËDITOR I PROPAGANDIMIT TË SUKSESEVE
Faqja 1 e 1

Ishte një lajm para do ditëve që entuziazmoi ata që presin funksionimin e Policisë së Kosovës në të gjitha “pikat” ku deri sot lirshëm është shkelur sovraniteti i Kosovës. Lajmi bën një konsum njëditor të fitores dhe suksesit në paraqitjen e fuqisë së vendosjes pushtetare të shtetit të Kosovës. Në fakt, nuk kalon asnjë ditë dhe deklaratat e ndryshme të zëdhënësve të organizatave ndërkombëtare në Kosovë, përsëri caktojnë time aute-t e ndryshme ku do të pushojë status quo-ja e proklamuar e sigurisë së Kosovës me kufij të thyer nga ata që nuk e pranojnë. Jo lajmi i këtyre ditëve, po ka gati dhjetë vjet që në kufi (Bllacë) nuk ke mundur të kalosh pa respektuar procedurat normale të ligjeve në fuqi (edhe pse ato ende nuk kanë qenë të kushtetutizuara deri më 15 qershor ’08). Por derisa në Bllacë, ose në pikat tjera kufitare (me Shqipërinë) është ndjekur dhe respektuar procedura ligjore e qarkullimit të ideve politike, në të gjithë vijën kufitare në veri të Kosovës, dhe jo vetëm në pikat doganore, qarkullimi ka qenë i lirë, por jo për “ide politike”, por për mallra të kontrabanduara që për çdo vit e kanë dëmtuar ekonominë e Kosovës për një miliard e katërqind milionë euro. Pra sukses do të ishte sikur të mund t’i ndalonim qarkullimet e lira të mallrave të kontrabanduara, por edhe atyre që futen legalisht të padoganuara, e jo individët që po të donin vërtet të futeshin në Kosovë, i kanë pasur qindra mënyra që kjo të mos bëhet hyrje ose ndalesë propagandistike politike. Ndërkaq, qe sa kohë kaloi, gati qe nëntë muaj që ka dalë në diskutim “zyrtar” publicistik dukuria (fenomeni) i thyerjes së kufirit nga mallrat e shtetit terrorist të Serbisë, dhe është paraqitur në diskutim se kjo ka qenë dhe ka mbetur mënyra ekstreme e kolonizimit të Kosovës. Pse as opozita, as pozita, madje as qytetarët nuk bëjnë asgjë që të ndalohet ky eksport serb, po trumbetohet një ndalesë në jug, derisa në veri as nuk ka policë që kontrollojnë hyrje dalje qarkullimet e ideve dhe mallrave serbe?! A ka kush ngrihet dhe t’i bëjë një anatemë “opozitës” inekzistente që këtë shkretërim të Kosovës përpiqet t’ia ngarkojë Qeverisë, derisa vetë nuk bën asgjë që së paku anëtarët e partive të saj (opozitare) t’i udhëzojë që të mos konsumojnë mallrat e Serbisë. Në pushtet do të vijë ajo parti politike e cila e para do t’ia dalë ta indoktrinojë popullin e Kosovës mos të konsumojë asnjë fije a kilogram mall serb që edhe mund të jetë i kontaminuar dhe në një kohë pak më të largët do ta ketë shkatërruar edhe shëndetin fizik, pos këtij shëndetit moral të shkatërruar që ka ndërgjegje të hajë bukë serbe.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bajram Konsumi
» Vazhdon konsumi i mallrave serbe
» Kadri Mani: Udha e sukseseve e nuseve tona
» Xhavit Dalloshi: A ishte vitit 2008, vit i ''sukseseve'' të qeverisë së kualicionit?!!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi