Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vazhdon konsumi i mallrave serbe

Shko poshtë

Vazhdon konsumi i mallrave serbe Empty Vazhdon konsumi i mallrave serbe

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 01, 2009 3:04 pm

Vazhdon konsumi i mallrave serbe

Editoriali

Ishte një lajm dikur moti që entuziazmoi ata që presin funksionimin e Policisë së Kosovës në të gjitha “pikat” ku deri sot lirshëm është shkelur sovraniteti i Kosovës. Eulex-i edhe para tri-katër ditëve e “konfirmoi” këtë lajm. Lajmi bën një konsum njëditor “të fitoreve” kontinuele në vendosjen e Kushtetutës në territorin unik të Kosovës. Sukseset në marrjen e vendosjes së pushtetit në tërësinë territoriale të Kosovës, vazhdojnë deklarativisht, realiteti demanton. Krimi i organizuar shqiptaro-serb vazhdon në Veri. Në fakt, nuk kalon asnjë ditë dhe deklaratat e ndryshme të zëdhënësve të organizatave ndërkombëtare në Kosovë, përsëri caktojnë “time aute” të ndryshme ku do të forcohet status quo-ja e proklamuar e sigurisë së Kosovës me kufijtë e thyer nga ata që nuk e pranojnë (bashkë me Serbinë) pavarësinë ligjore të Kosovës. Jo lajmi “i përkohshëm”, po ka gati dhjetë vjet që në kufi nuk ke mundur të kalosh pa respektuar procedurat e ligjeve në fuqi (edhe pse ato ende nuk kanë qenë të kushtetutizuara deri më 15 qershor ’08). Por derisa në Bllace, ose në pika të tjera kufitare (me Shqipërinë) është ndjekur dhe respektuar procedura ligjore e qarkullimit të “ideve” politike (dhe “mallrave”), në të gjithë vijën kufitare në veri të Kosovës, dhe jo vetëm në pikat doganore, qarkullimi ka qenë i lirë, edhe për “ide politike” shtetërore terroriste serbe, por për mallra të kontrabanduara, që për çdo vjet e kanë dëmtuar ekonominë e Kosovës për një miliard e katërqind milionë euro. Pra sukses do të ishte sikur të mund t’i ndalonim qarkullimet e lira të mallrave të kontrabanduara, por edhe atyre që futën legalisht të padoganuara, e jo individët që po të donin vërtetë të futeshin në Kosovë, kanë pasur qindra mënyra që kjo të mos bëhet hyrje ose ndalesë propagandistike politike (lexo: qarkullimi i lirë i kabinetit qeveritar të shtetit terrorist serb). Ndërkaq, që sa kohë kaloi, gati që nëntë muaj që ka dalë në diskutim “zyrtar” publicistik dukuria (fenomeni) i thyerjes së kufirit nga mallrat e shtetit terrorist të Serbisë dhe është paraqitur në diskutim se kjo ka qenë dhe ka mbetur mënyra ekstreme e kolonizimit të Kosovës. Pse as opozita, as pozita, madje as qytetarët nuk bëjnë asgjë që të ndalohet ky eksport serb, po trumbetohet një ndalesë në jug, derisa në veri as nuk ka polic që kontrollojnë hyrje-dalje qarkullimet e “ideve dhe mallrave” serbe në doganat e liberalizuara të UNMIK-ut?! A ka kush ngrihet dhe të bëjë një anatemë “opozitës” inekzistente që këtë shkretërim të Kosovës përpiqet t’ia ngarkojë Qeverisë, derisa vetë nuk bën asgjë që së paku anëtarët e partive të saj (opozitare) t’i udhëzojë që të mos konsumojnë mallrat e Serbisë. Pse nuk dalin në popull dhe të indoktrinojnë refuzimin e kolonizimit të Kosovës, duke ia bërë me dije popullit se duke konsumuar prodhimet e Serbisë e stimulon papunësinë në Kosovë dhe kështu e kolonizon Kosovën? Njëherë këtë e ka bërë Vetëvendosja, por shumë flashkët dhe “përkohësisht”. Në pushtet do të vijë ajo parti politike e cila e para do t’ia dalë ta indoktrinojë popullin e Kosovës duke e mësuar që të mos konsumojë asnjë fije a kilogram mall serb që edhe mund të jetë i kontaminuar, dhe në një kohë pak më të largët do ta ketë shkatërruar edhe shëndetin fizik, pos këtij shëndeti moral të shkatërruar që ka ndërgjegje të hajë bukë serbe
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi