Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:A ke lutje me plotësu

Shko poshtë

Valon Beqiri:A ke lutje me plotësu Empty Valon Beqiri:A ke lutje me plotësu

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 27, 2011 5:11 pm

Valon Beqiri:A ke lutje me plotësu 185625_192652324091637_100000406115855_553732_390073_n
Valon Beqiri:A ke lutje me plotësu 173361_100000406115855_2035789_n
Valon Beqiri:A ke lutje me plotësu

Vazhdoj i zakonshëm...si një korpë e mbushur me boshllëk,
dhimbje më t'madhe nuk ka...kur një thërrmijë ndahet miliona copë,
nëse kam nevoj për ty,a mundesh lutje me plotësu?
n'zemër kam shkretëtirë,rërën e saj,që m'është bërë më i ngushti shokë.

Tjetër nuk më ka mbet,vetem ti numëroj ditët si një kalkulator i prisht,
çasteve kur dua t'ecë,hija ime më ndjek pas si një ombrellë e nevrikosur,
më duket sikur m'thot? je plagë e vjetër,të lutem vuaj ngadalë...!
kam frikë mos zgjohet shpirti,atëherë ngrem dolli si dhimbje e përsosur.

Po bëhet vështirë pa ty...n'iluzionet e mija t'njoh si një kryevepër,
më fal,nëse nuk kam forcë çdo ditë ta përballoj këtë zjarr që djeg,
më duhet disi...ti përplasem ndonjë strehimoreje dhimbjet për ti përpij,
ti më përngjan si gjithçka,më mungon...ky fakt tepër po më prek...

Mos ik prej meje,është e vetmja dëshirë që vetem i vdekur do ta kërkoja,
e pa duruar kjo torturë e pritjes,a duhet çdo fotografi ta trajtoj me lot?
mbase thuhet se shpresa vdes e fundit,nuk e di pse tek unë shpesh ka vdekur,
e ka thyer çdo kufinjë,kur syt më shkëlqejn...kuptohen emocione plot...


V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi