Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Shpresa

Shko poshtë

Valon Beqiri:Shpresa Empty Valon Beqiri:Shpresa

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 10, 2011 10:27 pm

Valon Beqiri:Shpresa 195366_100000406115855_3109559_n
Valon Beqiri:Shpresa

Atëherë kur shembet ndërtesa e qëllimit tënd,
shtroji dëshirat në tepihun e imagjinatës si strajcë,
kapelë që mbulon aventurat e jetës me gjemba,
ka diçka në vetëbesim,që mbush energji çdo palcë.

Atëherë kur zhytemi në plantacionet e dyshimeve,
tjetërsohet fjalëkalimi i lumturisë në nur,
kur burgoset kolektivi i ideve që vulos gëzimin,
vjen një zë nga qielli,sikur t'thot...mos u dorëzo kurrë.

Atëherë kur dehemi në ajrin e dështimeve,
vrasim çdo mundësi t'rrugëdaljes,e shlyejm termin e shpresës,
ngushtohemi n'rrahjet e fuqis që simbolizojn humbjen,
n'çast të kujtohet diçka e bukur,ta ndërron formën e jetesës.

Atëherë kur rrugët e kthesave përjetojnë bllokada,
shabllonet e frymëzimit prodhojn ndjenjat bardhë e zi,
ngurtësohet brumi përbrenda faqeve anësore të fytyrës,
shpesh brendësia zhurmon,sikur...nuk ka në botë si TI...

V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi