“Dallaveret” joqeveritare të Mimoza Kusarit
Faqja 1 e 1

E posazgjedhura në dy pozita në Qeverinë e re të Kosovës, si zëvendëskryeministre dhe ministre në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka në biografi me akuza për “dallavere” sa ishte aktive në botën e shoqërisë civile. Ajo për një kohë udhëhoqi OJQ-në KUSA, e krijuar në vitin 2007 me ndihmën e Ambasadës amerikane në Kosovë, për punën në të cilën u denoncua te ish-ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tina S. Kaidanow. Në letrën që e posedon “Infopress”, dërguar nga një anëtar i bordit të kësaj OJQ-je, mbi Kusari-Lilën rëndojnë akuzat për keqpërdorim të detyrës dhe nepotizëm. Mirëpo, ajo këmbëngul që nuk ka pasur asnjë të vërtetë në këtë letër, që shkoi te Kaidanow më 29 nëntor 2008
Visar Duriqi - Prishtinë, 25 shkurt -
Mimoza Kusari - Foto by Petrit Prenaj
Visar Duriqi
Mimoza Kusari-Lila nuk është me poztë veç në qeverinë e re, ku mban pozitën e zëvendëskryeministres dhe ministres në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe si ish-drejtore e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Ajo “shef” ishte edhe në botën e shoqërisë civile, dhe për një kohë udhëhoqi OJQ-në “Kosovo United States Alumni” (KUSA), e krijuar në vitin 2007 me ndihmën e ambasadës amerikane në Kosovë. Megjithatë, sipas denoncimeve që janë bërë te ish-ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tina S. Kaidanow, Kusari-Lila në këtë OJQ keqpërdori detyrën dhe e mbushi bordin e saj me gjakovarë.
Në një letër prej 6 faqesh të adresuar më 29 nëntor 2008 te Kaidanow nga ish-anëtari i bordit të kësaj OJQ-je, Isa Mulaj, letër të cilën e posedon “Infopress”, ndër të tjera akuzohet Kusari-Lila se e ka përdorur autoritetin e saj për ta shkarkuar, siç thuhet në letër, marrje në pyetje restoranteve të Prishtinës, edhe atë pa bazë ligjore. Këtë letër pos te ish-ambasadorja Kaidanow, Mulaj i cili u shkarkua me një vendim të Kusari-Lilës, e pranoi edhe kjo e fundit, pastaj Laura L. Hochla, asistente në zyrën për marrëdhënie me publikun në ambasadën e SHBA-ve si dhe Afërdita A. Hajdini - Krasniqi asistente për shkëmbime kulturore në këtë ambasadë.
E kontaktuar nga gazeta, Mimoza Kusari-Lila, mohon çdo gjë që është thënë për të në këtë letër. “KUSA është organizatë joqeveritare, jo-profitabile dhe nuk ka pasur asnjë të vërtetë në letrën e Isa Mulajt. E tëra ka filluar si një pakënaqësi me vendimin tim si kryetare e Bordit të kësaj organizate”, ka thënë për “Infopress” Kusari-Lila.
Ndryshe, sipas ueb-faqes, KUSA është themeluar në vitin 2007 me ndihmën e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Aktualisht ka më shumë se 300 anëtarë të regjistruar.
Qëllimi i KUSA-s është t’u ndihmojë qytetarëve të Kosovës, përmes anëtarëve të saj, që të kenë mundësi për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fusha të ndryshme, dhe kishin mundësi të marrin bursë nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, të punojnë edhe në fusha të tjera.
Bordi i gjakovarëve
Letra e ish-anëtarit të bordit të KUSA-s dërguar te ish-ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tina S. Kaidanow fillon me interesimin e tij se në ç’bazë ai u përjashtua nga bordi. Ai në letrën e tij merr shembull Burim Lecin, edhe ai anëtar i bordit, por edhe pse nuk ishte aktiv në KUSA, emri nuk iu largua.
Në letrën e tij, Mulaj konstaton që KUSA është e dominuar nga njerëz me prejardhje nga qyteti i Gjakovës, prej nga edhe është Mimoza Kusari-Lila. “Bordi i KUSA-s, siç paraqitet në tabelën e mësipërme, duke shënuar pozitën e “zyrtarit Domain” si "vakante", në të cilën isha unë, është i përbërë pothuajse të gjithë gjakovarëve, d.m.th. vijnë nga qyteti i Gjakovës. Anëtari i vetëm për të cilët unë nuk jam ende i sigurt, nëse ai është nga Gjakova apo jo, është Kujtim Kerveshi”, thuhet në letër.
Aty, si anëtar të bordit të KUSA-s janë shënuar: presidente Mimoza Kusari – Lila; zëvendëspresident, Valon Berani; sekretar, Kujtim Kerveshi; drejtor për komunikim, Valon Kurhasani; arkëtare: Burbuqe Bakija-Deva; zyrtar i komunitetit, Avdyl Lipoveci dhe dy anëtarë të tjerë Ali Kllokoqi e Burim Leci. Në lidhje me anëtarin e fundit, në letrën drejtuar Kaidanowit, Mulaj ngreh dyshimin se ai u vendos aty vetëm që të mos thuhet se krejt janë gjakovarë.
Për më shumë, në letër ai propozoi që edhe emri i OJQ-së të ndërrohet nga KUSA (Kosovo United States Alumni) në GUSA (Gjakova United States Alumni).
Mimoza edhe si inspektore
Në letrën e tij drejtuar ish-ambasadores së SHBA-ve në Kosovë, Isa Mulaj, ish-anëtar i bordit të KUSA-s e denoncon “shefen” e vetë, Mimoza Kusari-Lilan, për keqpërdorim të detyrës dhe marrjen e hapave ilegalë. Ai rrëfen tregimin e marrjes në pyetje nga Kusari-Lila dhe dy asistentet e ambasadës.
Kliko në foto dhe Lexo Emailin - Anglisht
“Unë u takova privatisht me zonjën Laura Hochla, znj. Mimoza Kusari dhe znj. Afërdita Krasniqi në një restorant në Prishtinë më 27 tetor 2008, ora 13:00. Takimi u mbajt me kërkesën e tyre dhe unë nuk kisha asnjë ide që më parë, që ne po takoheshim për të diskutuar, dhe kam menduar se ata më kishin ftuar vetëm për një kafe. Në të vërtetë, kemi pasur një kafe së bashku, që pasoi me pyetje kundër meje. Ato nuk e dinë se çfarë ishin duke kërkuar nga unë dhe çfarë përgjigje kanë marrë”, thuhet në letër.
Ai tutje, duke cituar pjesë të legjislacionit në bazë të të cilit ka funksionuar KUSA, thotë se ky veprim ishte i paligjshëm. “Marrja në pyetje nuk ka pasur bazë ligjore, sepse aty ishte vetëm një anëtar i Bordit KUSA – kryetarja”, thotë ai.
Në letrën në fjalë, ai shpjegon se akuzat e Mimoza-Kusarit-Lilës ndaj tij, që rezultoi edhe me shkarkimin e tij, lidhje me shpërndarjen e një informate. Informata ishte shpërndarë me postë elektronike dhe kishte të bënte me spekulimin e shpërndarë atë botë se Kushtetuta e Kosovës ka qenë e përgatitur nga “A deri në Zh” nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Shfajëson ambasadën
“Kjo heqje e heshtur e emrit tim nga Bordi nuk mund të ketë asgjë të bëjë me KUSA-n dhe ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, në përgjithësi. Shumë alumnianë (anëtarë të KUSA-s), ndoshta gabimisht supozojnë se kjo është e lidhur direkt me misionin e USAID-it në Kosovë, kundër të cilit unë kam parashtruar ankesa te Zyra e Avokatit të Popullit dhe Inspektori i Përgjithshëm i USAID-it në Washington DC për diskriminim rreth dy vjet më parë”, thuhet në letrën e Isa Mulajt.
(INFOPRESS, 26 shkurt 2011)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gecaj i kundërpërgjigjet Mimoza Kusarit: E vërteta dhemb, prandaj reagove ashpër
» Dallaveret e Komunës së Prizrenit
» PRISHTINA SFIDON SHQIPËRINË, HASHIMI SHTYN PËR VJESHTË INTERPELANCËN E KUSARIT
» Mimoza e Bacit
» MIMOZA KUSARI- U R I M E !

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi