Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gecaj i kundërpërgjigjet Mimoza Kusarit: E vërteta dhemb, prandaj reagove ashpër

Shko poshtë

Gecaj i kundërpërgjigjet Mimoza Kusarit: E vërteta dhemb, prandaj reagove ashpër Empty Gecaj i kundërpërgjigjet Mimoza Kusarit: E vërteta dhemb, prandaj reagove ashpër

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 31, 2016 8:11 pm

Gecaj i kundërpërgjigjet Mimoza Kusarit: E vërteta dhemb, prandaj reagove ashpër

Gecaj i kundërpërgjigjet Mimoza Kusarit: E vërteta dhemb, prandaj reagove ashpër Auto_auto_auto_Bajram_Gecaj_001_1-1461326909147274474614728459411476949528

Bajram Gecaj

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj i është kundërpërgjigjur reagimit të Mimoza Kusarit-Lilës, duke thënë se e vërteta dhemb dhe se kjo është arsyeja pse ka reaguar aq ashpër Kusari-Lila.
Përmes një postimi në Facebook, Gecaj ka thënë se shkrimi I tij nuk ka asgjë personale, dhe se është reagim normal politik ndaj një rivali të ardhshëm të mundshëm.


Lexoni të plotë postimin e Gecajt në Facebook:


“Shpesh në politikë qëllimi arrihet atëherë kur provokon reagimin e furishëm të kundërshtarit politik, e në rastin konkret unë paskam arritur ta nxjerrë nga ‘binarët’ ideatoren e subjektit të ri ‘alternativ’.
E vërteta thonë dhemb, dhe duket se kjo edhe ishte arsyeja kryesore e këtij reagimi kaq të ashpër të zonjës Kusari-Lila.
Unë prapë po e ritheksoj se shkrimi im nuk ka asgjë personale, është reagim normal politik ndaj një rivali të ardhshëm të mundshëm, dhe se nuk ka të bëj asgjë me ‘burrëri’ dhe as me qeverisjen lokale në Gjakovë, por me subjektin tuaj të ‘ri’ politik.
Ndërsa si vazhdimësi e lojës së sinonimeve, emrin tim unë deri më tani ja kam ‘dhuruar’ dy kryeministrave (Rexhepi dhe Kosumi) dhe dy festave, ndërsa ‘mimoza’ ka “lulëzuar” (politikisht) mu në kopshtin e njërit ‘Bajram’”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi