Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:KUR HUMB TË BUKURËN.

Shko poshtë

Kujtim Stojku:KUR HUMB TË BUKURËN. Empty Kujtim Stojku:KUR HUMB TË BUKURËN.

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 27, 2011 8:11 pm

Kujtim Stojku:KUR HUMB TË BUKURËN. 184794_1563688335770_1342220805_1280140_2316266_n
Kujtim Stojku:KUR HUMB TË BUKURËN. 50098_1342220805_3882957_n

Kujtim Stojku:KUR HUMB TË BUKURËN.

Githçka përrreth është artificiale
Mbi t’cilën njërzit veprojnë vazhdimisht
Vështrimet janë t’gjitha imagjinare
Një realitet i turbëllt iluzion tërsisht.

Midis kësaj distance t’madhe kohore
Realja e hidhur na vret shpirtërisht
Përditë e më shumë humbasin virtytet njerzore
Në kohën e pa ngjyrë natyra zbehet vazhdimisht.

N’mendjet e njerzore ka vetëm projekte, shëmbëlltyra
Ide si mund të bëhen praktikisht
Natyra gjeologjikisht ka mbetur memece
Duke parë njeriun si po humbet konkretisht.

I zhytur në mes botës kibernetike
Natyra trishtohet për përbuzjen e saj
Lotë pa rreshtur pikojnë nga hapsira kozmike
Modernen sheh me gjithë shëmtinë e saj.

Si librat në biblotekë të vendosur radhë
Më duket se është gjithë jeta njerzore
Ajo vuan në mëkat e mbrojtur nga t’bukurit kapakë
E rënduar shpirtërisht pret falje hyjnore.

Realitet i hidhur që duket në çdo anë
Me trarë t’ krimbur q’ kërcasin vazhdimisht
Kjo është ngjyra e natyrës në sytë tanë
Ku çekiçët godasin pa pushim vazhdimisht.

Ne shpesh kthejmë vështrimin pas
Për t’gjetur të bukurën që n’mes shekujsh ka humb
Ajo duket n’horizont si anija mbi të detit valë
Për të arritur tek ajo ajo duhet djersë dhe shumë mund.

Fund.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi