Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gutenberg largohet pas skandalit për plagjiaturë

Shko poshtë

Gutenberg largohet pas skandalit për plagjiaturë Empty Gutenberg largohet pas skandalit për plagjiaturë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 01, 2011 9:58 pm


Gutenberg largohet pas skandalit për plagjiaturë



Gutenberg largohet pas skandalit për plagjiaturë G.guttenberg-ruecktritt-Ministri gjerman i Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg largohet nga detyra, pas kritikave për plagjiaturë në punimin e tij të doktoraturës.


Ministri gjerman i Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg ka dhënë dorëheqjen e tij nga të gjitha postet politike. Këtë e bëri të ditur sot në Berlin vetë ministri. "Dikush mund të pyesë, se përse po e jap dorëheqjen. Fillimisht për disa, një shkak ndoshta jo i kënaqshëm, por njerëzor. Askush nuk e ka të lehtë që të heqë dorë nga një post, të cilin e do me zemër, nga një post, që do të thotë përgjegjësi për shumë njerëz dhe jetën e tyre. Kësaj i shtohet rrethana se unë, për të marrë një vendim me përmasa të tilla, desha të kisha në dispozicion kohën e nevojshme jashtë presionit të medieve dhe të opozitës".

Kritika të pafund

Më parë Guttenberg ishte konfrontuar lidhur me skandalin e plagjiaturës edhe me politikanë nga kabineti qeverisës. Zëvendëskryetari i Parlamentit (Bundestagut), Wolfgang Thierse, ishte shprehur kundër deklaratës së Merkelit se ajo nuk ka vendosur një asistent shkencor, por një ministër. Kancelarja ndan në njërën anë Guttenberg-un si person privat dhe në anën tjetër Guttenberg-un si ministër. Ish-kryeministri i landit të Saksonisë, Kurt Biedenkopf, e kritikoi qëndrimin e qeverisë lidhur me skandalin mbi plagjiaturën e ministrit. Ai e mbështet plotësisht notën e protestës së nënshkruar nga rreth 30.000 shkencëtarë drejtuar kancelares Angela Merkel, tha politikani i CDU-së në televizionin ZDF. Më parë kolegia e kabinetit të tij qeveritar, ministrja e Shkencës, Annette Schavan, kishte thënë se ky rast ishte një turp për Guttenbergun. Edhe profesori Peter Häberle, udhëheqësi i doktoraturës së tij, u distancua hapur nga skandali i Guttenbergut.



Gutenberg largohet pas skandalit për plagjiaturë Karl-Theodor
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi