Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AAK miraton dorëheqjen e Naim Malokut

Shko poshtë

AAK miraton dorëheqjen e Naim Malokut Empty AAK miraton dorëheqjen e Naim Malokut

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 01, 2011 10:02 pm


AAK miraton dorëheqjen e Naim Malokut

AAK miraton dorëheqjen e Naim Malokut Naim%20Maloku-rfe


Nënkryetari i deritashëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), z. Naim Maloku, i ka adresuar Kryesisë dhe Këshillit drejtues të AAK-së një letër të dorëheqjes nga funksionet udhëheqëse në parti, për arsye të, siç ka thënë ai, “ushtrimit të punës dhe përgjegjësisë së këshilltarit të lartë për siguri shtetërore pranë Presidencës së Republikës së Kosovës”.

“Që nga 1 marsi 2011 jam përcaktuar që të ushtroj punët dhe përgjegjësisë e Këshilltarit të lartë për siguri shtetërore pranë Presidencës së Republikës së Kosovës. Vlerësoj se ushtrimi i kësaj detyre në institucionin, i cili paraqet unitetin e popullit, kërkon nga unë që të mos mbaj kurrfarë pozite në parti politike. Me këtë rast dëshiroj që të falënderoj për bashkëpunimin dhe raportet korrekte me të gjitha strukturat e partisë, anëtar i së cilës do të mbetem edhe më tutje”, thuhet në tekstin e dorëheqjes së z. Maloku, adresuar forumeve më të larta të partisë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ia ka miratuar z. Maloku dorëheqjen dhe e ka falënderuar atë për kontributin e dhënë në të gjitha angazhimet dhe përgjegjësitë e tij të deritashme në kuadër të partisë dhe në proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi.

>> Maloku te presidenti Pacolli, Gjini e quan veprim të gabueshëm
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi