Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjovalin Çuni:Mikel Prendushi, IN MEMORIAM

Shko poshtë

Gjovalin Çuni:Mikel Prendushi, IN MEMORIAM Empty Gjovalin Çuni:Mikel Prendushi, IN MEMORIAM

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 19, 2009 12:45 am

Mikel Prendushi, IN MEMORIAM



Nga Gjovalin Çuni*
Gjovalin Çuni:Mikel Prendushi, IN MEMORIAM M_prendushi-_varjanti_perfundimtar_html_4155e945-205x300

Mikel Prenushi

Mikel Prendushi bën pjesë në radhët e atyre studiuesve shkodranë, tejet të zellshëm dhe të zotë, që kanë dhënë kontribute të vyera për shkencat humane shqiptare. Vlera e vepres së tij ngrihet edhe më shumë, kur mendojmë se atij asnjëherë nuk ju krijuan as kushtet minimale për punë kërkimore shkencore, por ju desh “të shetisë” fshatrat e malësitë e Shkodres dhe të Lezhës si arsimtar (por kur “u desht” edhe si drejtor kabineti metodik, shkolle o shtepie kulture). Pak, shumë pak vite, punoi si mësues në qytet.
Takimet me Mikelin, për çdo njeri që kishte nevojë për ndihmën e tij, ishin gjithnjë takime të vlefshme e miqësore, por edhe që të krijonin përshtypjen se preknje nga afër vujatjen e një njeriu, shkaktuar nga pesha e nje hutimi që vinte nga pozicioni i tij i pasigurtëtë (Jo një herë diskutohej për ate: “A i është dhënë përsëri e drejta të shkruaj, a por…?”)
Sigurisht do të kemi raste të lexojmë shkrime për vleren e punimeve të tij në tërësi dhe, për vepra të caktuara, në veçanti, por në këte shkrim të shkurtë, më shumë përkujtimor, mendoj se është e nevojshme të njihemi sadopak edhe me ambjentin familjar ku u edukua ai.
Mikel Prendushi lindi në Shkodër më 6 dhjetor 1929, në një familje me tradita patriotoke e kulturore. Babai i tij, Ndoc Prendushi, nëpunës i lartë i shtetit shqiptar, njihte mirë italishten dhe gjermanishten. Në edukimin intelektual të tij një ndikim të madh pati xhaxhai i tij, Mons.Vinçenc Prendushi, që vdiq ndër tortura në Durrës. “i kryqëzuar” në burgun komunist. Jeta e “Kalvari” i tij do ta frymëzonte Mikelin. Ai e njohu dhe e studioi jeten e françeskani të ri, që pas Shpalljes së Pavarësisë, mbajti fjalimin e zjarrtë patriotik në kështjellen e Rozafës në vitin 1913, me rastin e ngritjes së flamurit të Skenderbeut; të françeskanit që u bë provincial, duke fituar dashurinë e të gjithë shkodranëve (musulmanët e Shkodres në shenjë respekti e dashurie e thërrisnin “melek”); të atij që shpejt do të bëhej i njohur në ambjentet shqiptare jo vetëm si “bari shpirtëror”, por edhe si shkrimtar, poet, përkthyes(1) e folklorist(2). Njohu pastaj tek ai Martirin e fesë dhe të demokracisë që edhe në momentet më të vështira, teksa diktatura komuniste e torturonte dhe një gjykatë ushtarake i emëtonte dënimin me 20 vite, nuk hiqte dorë nga Ati prej të cilit ishte thirrur dhe i ishte kushtuar deri në çastet e fundit të jetës. Njohu hollësisht, përmes dëshmisë së babait të tij dhe të tjerëve se si vdiq ndër tortura të tmershme më 19 mars 1949(3). Vepra më e njohur poetike e V. Prendushit “Gjethe dhe Lule”(1924), një përmbledhje poezish brilante(4),”fshihej” nga Mikeli ndër fqinjtë e besueshem, nga frika e kontrolleve të befasishme, pas mbledhjeve e flete rrufeve që ju vunë vellezërve Prendushi pas fjalimit famëkeq te 6 Shkurtit 1967, vetëm pse ishin nipat e martirit.(5)
Në një shoqëri normale familjet, që bëjnë historinë e një qyteti respektohen, por në sistemin komunist të shtypjes dhe dhunës këto familje u persekutuan deri në dhëmbje.
Mikelit, nipit të Monsinjorit, me gjithë rezultatet e shkëlqyera në mësime, nuk ju dha e drejta të vazhdonte shkollën e lartë. U caktua të punonte si mësues në disa zona të largëta të Shkodrës. I mësuar me kulturën e punës dhe të studimit, Mikeli nuk u thye dhe atje, në malësitë e thella, punoi me përkushtim si mësues e në të njëjtën kohë nuk hoqi dorë nga puna kerkimore shkencore e nga përpjekjet për t’u shkolluar. Ndoqi me korespondencë dhe u laurua në Fakultetin e Filologjisë në vitin 1958 dhe në atë të historisë në vitin 1962. I mbaroi që të dy fakultet me nota të shkëlqyera.
Fushat e studimit te Mikelit janë pasqyruar në një varg artikujsh, por edhe monografish. Temat më të preferuara kanë qenë ato të fushës së arsimit: historia e shkollave të vjetra shqipe gjatë sundimit osman, problemet që kanë të bëjnë me historinë e shtypit shqiptar sidomos të publikimeve në Shkodër,etj.
Një kujdes të veçantë Mikeli i kushtoi edhe trajtesave në lamin e historisë së artit. Studimet e censhme të tija në këtë periudhë kanë dhënë shumë njoftime mbi organizimin dhe zhvillimin e teatrit në Shkodër, mbi jetën e piktorëve e intelektualëve të shquar shkodranë të traditës në shekullin e XIX, etj.
Në vitet e fundit Mikeli trajtoi edhe mjaft tema rreth ndihmesës së klerit katolik në fushën e kulturës dhe të arsimit. Nuk mungojnë në publiket e tija as temat që trajtojnë probleme të ndryshme të historisë si dhe të folklorit.
Publikimi i trajtesave ka kaluar në dy periudha.
Artikujt e shkruar gjatë diktaturës u botuan në revistat shkencore lokale, siç ishte “Buletini Shkencor” i Institutit Pedagogjik (sot Universiteti “Luigj Gurakuqi”), sepse, për të, më shumë nuk lejohej… Ndonëse artikuj të shumtë i drejtoheshin edhe revistave shkencore të Akademisë së Shkencave, ata qëndronin të arshivuara si dëshmi e përpjekjeve shkencore të një njeriu shumë të formuar, por jo të preferuar nga regjimi. Mikeli nuk mërzitej, vijonte punën e tij krijuese, vullnetet e shtypura një herë do të triumfonin.
Pas vitit 1990 një pjesë e artikujve jo vetëm njohën botimin në revistat e Akademisë së Shkencave, por ata tërhoqën edhe vëmendjen e studiuesve të huaj, të cilët i botuan ato në revista të ndryshme: në Romë, Vjenë, San Francisko, Nju-Jork, Shkup, Ferizaj, Boston, Trieste, Padova, Avezzano e Venecia.
Veprat themelore të Mikel Prendushit janë monografitë të titulluara : “Kontributi shqiptar në Rilindjen europiane” (1980), Kolë Idromeno (1984) dhe botimi italisht i veprës : “Intellettuali albanesi nel Rinascimeto italiano” ( 2003).
Studimet mbi kontributet e humanistëve shqiptarë në përjudhen e Rilindjes, janë model trajtesash dhe burimesh historike dhe bibliografike për lexuesin e sotëm. Ata dallohen nga thellësia e mendimit, nga metodika e trajtimit dhe nga pasuria e literaturës së shfrytëzuar.
Vepra e fundit e botuar në gjuhën italiane është ndër punimet e fundit të autorit. E veçanta e kësaj vepre është se ajo u shkrua në kushtet e një lodhje të plotë fizike, pasojë e trysnisë së vazhdueshme që i ishte bërë gjatë regjimin komunist(6) Libri i financuar nga Konsullata Italiane në Shkodër, me aprovimin e promovimin e Akademisë Marchigiana në vitin 2002, vë në dukje lidhjet e gjithanshme historike e kulturore, miqësinë tradicionale mes Italisë dhe Shqipërisë. Personalitet e trajtuara në libër janë figura të shquara shqiptarësh, një pjesë e mirë e tyre klerikë, që veprimtarinë e tyre e zhvilluan në territorin italian pas vdekjes se Skënderbeut. Janë figura personalitetesh të shquara në fushat e shkencave humane, historike, shkrimtarë, profesorë universitetesh, poetë, filozofë e artistë, që krijuan dhe publikuan veprat e tyre në Itali. Me veprën e tyre, ashtu siç shprehet M. Prendushi, ata dhanë kontributin e tyre në Rilindjen italiane. Në këtë libër lexuesi njihet me humanistët më të shquar shqiptarë si: Vëllezërit Gazulli, Mons. Pal Engjëlli, Dhimitër Frangu, Marin Barleci, Marin Biçikemi, Mark Bajaziti etj. Një vend të rëndësishëm zë edhe trajtesa e lidhjeve të qytetit të lindjes, Shkodrës, me Venedikun.
Në vitin 1990 M. Prendushi mbrojti dhe fitoi gradën “Doktor i Shkencave Historike”. Ai mbajti detyra të ndryshme shtetërore dhe shoqërore. Ishte pedagog në Universitetin e Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, President i Shoqatës së Miqësisë Itali –Shqipëri (1992-2000), Drejtor i Bibliotekës së Shkodrës “Marin Barleti”, njëra nga bibliotekat më të rëndësishme shqiptare.
Ndarja nga jeta e personaliteve shkencore siç ishte Mikel Prendushi, është gjithnjë një humbje jo vetëm për familjarët, por dhe për ambjentin shoqëror dhe intelektual ku jetoi.


Gjovalin Çuni
Drejtor i Bibliotekes Publike “Marin Barleti”- Shkoder


(1)Në fushën e përkthimeve At V. Prendushi cilësohet si një nga përkthyesit më të mirë shqiptarë. Përkthimet nga italishtja dhe gjermanishtja të veprave “Quo Vadis “?, (Sienkievicz) “Fabiola”, (Wiseman), “Dreizenhlinden” (Weber), “Le mie prigioni” (S. Pellico) e të tjera, padyshim quhen si modelet e sjelljes në shqip të veprave të huaja.
(2)I mangjepsur nga kultura gojore e Shqipërisë së Veriut ai i përmblodhi krijimet gojore në vëllimin “Kangë popullore gegnishte”. Nuk munguan shkrimet e tija as në fushën e publicistikës. Janë një varg shkrimet që tanimë i janë nënshtruar një analize të thellë shkencore përmes botimit të monografive të plota për të.
(3) Shih Librin “Burgu” i Arshi Pipa
(4)Pas një periudhe të gjatë “burgosjeje” vepra, tani së fundmi, ka zënë vend në programet shkollore të letërsisë.
(5) Shih “Zëri i Popullit”, dt. 11 maj 1967: Xhemal Dini: “Fletë –Rrufetë fishkullojnë indiferentizmin”
(6)Pas “mbledhjeve”të vitit 1967, Mikeli filloi te ndjehej keq kur qendronte në ambjente të mbyllura dhe me shumë njerëz.


*Drejtor i Bibliotekes Publike “Marin Barleti”- Shkoder
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi