Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pacolli: Kosova, si shtet i ri, ka nevojë për shumë miq

Shko poshtë

Pacolli: Kosova, si shtet i ri, ka nevojë për shumë miq Empty Pacolli: Kosova, si shtet i ri, ka nevojë për shumë miq

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 02, 2011 8:29 pm


Pacolli: Kosova, si shtet i ri, ka nevojë për shumë miq



Pacolli: Kosova, si shtet i ri, ka nevojë për shumë miq 02_03_2011_Takim_1Presidenti Pacolli priti një delegacion të përfaqësuesve të tri shteteve afrikane.


Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot një delegacion të përfaqësuesve të tri shteteve afrikane: Republika e Afrikës Qendrore, Cape Verde (Kepi i Gjelbër) dhe Kongo-Brazzavile, të kryesuar nga diplomati Dominique N’Gouabi Osser.

Në një bisedë miqësore, Presidenti Pacolli i njoftoi ata për zhvillimet aktuale në vendin tonë, krijimin e institucioneve, si dhe sfidat që e presin Republikën e Kosovës në të ardhmen.

Presidenti Pacolli theksoi se Kosova, si shtet i ri, ka nevojë për shumë miq dhe në këtë prizëm ajo ka një respekt të veçantë për popujt e Afrikës dhe dëshiron bashkëpunimin sa më të mirë me shtetet e këtij kontinenti.

Temë dominuese e takimit të sotëm ishte sigurimi i sa më shumë njohjeve për Republikën e Kosovën. Presidenti Pacolli shprehu synimin e institucioneve të vendit ton që sa më shumë shtete të Afrikës ta njohin vendin tonë.

Ai gjithashtu u shpreh në të mirë të intensifikimit të marrëdhënieve me ato shtete që e kanë njohur vendin tonë, duke shkëmbyer vizita në nivelin politik, por edhe duke i hapur rrugë bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe në fusha të tjera me rëndësi dhe me interes
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi