Kosova ka nevojë për Ministrinë e diasporës
Faqja 1 e 1

Avni Dervishi
Opinion nga mërgimi
Pamje nga një aktivitet i bashkatdhetarëve tanë në Gjermani
William Walker - ambasadori shumë i respektuar nga të gjithë shqiptarët e të tjerët që e çmojnë demokracinë, me rastin e festimit të 1-vjetorit të shpalljes se pavarësisë, konkretisht në Washington, SHBA, tha: “Prishtina zyrtare nuk ka
bërë sa duhet për të vendosur lidhje me diasporën” si dhe “fondet për këtë mjaftojnë, por varet se si administrohen ato”. Kur të gjithë e çmoni Walkerin aq shumë, pse nuk po ia çmoni edhe mendimet e tij konstruktiv?
-------------------------------------------------------------------
Në çdo vend ka të arritura dhe dështime. Por të injorohen më shumë se 600.000 kosovarë që jetojnë jashtë, që kanë lindur në Kosovë, apo që prindërit i kanë nga Kosova, kjo është një kafshatë që nuk përbihet. Fjalët e premtimet vijnë e shkojnë, faktet qëndrojnë e flasin për vete.
Shumica e kosovarëve që jetojnë jashtë territorit të vendit nuk e kanë të drejtën e votës
- Më shumë se 600.000 banorë të Kosovës që kanë lindur në Kosovë apo prindërit i kanë nga Kosova jetojnë në vende të ndryshme të botës.
- 3 % e të ardhurave tona shkonte përpara në buxhetin e qeverisë në ekzil,
- “Vendlindja thrret” - ishte fondi që poashtu u mblodh nga diaspora.
- Ndasitë e ashpërsitë e partive në Kosovë, kanë ndikuar negativisht në ndasitë e përçarjet në diasporë,
- Afër 500 milionë sipas analistëve ekonomikë hyjnë në Kosovë çdo vit nga diaspora (kuptohet se tash më pak për shkak të krizës globale financiare),
- Shumica e kosovarëve që jetojnë jashtë territorit të vendit, nuk janë të regjistruar si banorë të Kosovës që dmth. se nuk kanë të drejtë ta ushtrojne njerën nga të drejtat themelore në çdo demokraci - të drejtën e votës kur mbahen zgjedhjet. Nuk besoj se ka nevojë të madhe që të ceken edhe fakte tjera rreth kontributit të pandërprerë që ka dhënë e po jep diaspora. Këto i dimë të gjithë. Apo jo? Para më shumë se 1 viti e ka shpallur Kosova pavarësinë dhe se sot nuk është duke funksionuar si shtet sovran këtë e dimë të gjithë. Poashtu të gjithë e dimë se diaspora ka qenë dhe është ajo që e mban Kosovën gjallë me shumëçka.
Gjatë një vizite pune në Kosovë më kontaktuan disa ekspertë amerikanë nga një bankë zhvillimore e një shteti evropian perëndimor. Qëllimi ishte që ata dëshironin ta formonin një fondacion të diasporës për zhvillimin e Kosovës dhe e kërkonin mendimin tim.
Iniciativa ishte shumë e mirë, por sigurisht se dihet se nga kush është dashur të vijë kjo nismë e qëlluar.
Në Kosovë përpara ka ekzistuar një departament për diasporën në Ministrinë e Kulturës dhe çështjeve jo rezidente, që më vonë në kohën e qeverisë Çeku është transformuar në një zyrë në kryeministri, ku është edhe sot.
- Mësim nga vendet fqinje? Sigurisht se po.
Nëse Kosova e kupton dhe e pranon se ka nevojë të mësojë nga përvojat e shteteve të tjera të zhvilluara që janë duke e jetuar endrrën që ndegjohet shpesh në Kosovë që është: Integrimi në strukurat evroatlantike, atëherë duhet të mësojme nga Letonia, Estonia, Hungaria, se shpejti edhe nga Kroacia etj. Poste kyqe kur bëhet fjalë për integrime evropiane e emancipime ndërkombëtare këto shtete i kanë dhënë e i japin disaporës se vet. Sepse ia di vlerën. Kosova çka iu bën? I kushtëzon në shumë raste me libreza partiake. Ky gabim po kushton.
Duke krijuar Ministrinë e Diasporës arrihet më lehtë deri ti:
1. Zhvillimi më i shpejtë ekonomik, që ka efekte - ndërlidhjet e absorbimet direkte ndërkombëtare të biznesit investues përmes rrjeteve ekonomike financiare që i kanë individë me ndikim në diasporë, ulja e papunësisë, përmirësimi i gjendjes sociale të kosovarëve, sigurimi e rritja e pensioneve, ulja e numrit të vetëvrasjeve, forcimi i gjendjes negociuese kundrejt fqinjëve por edhe jo miqëve të afert e të largët etj. etj.
2. Integrimi më i shpejtë me botën EU-Atlantike, përmes ndikimeve të përgjithshme dhe bashkërenditjeve të punëve si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës. Luftimi transparent dhe struktural i korrupsionit administrativ ku respektimi i rregullave të përbashkëta duhet të hyjë para familjarizmit e dhënies me të njohshëm të provimeve apo përkujdesit, si dhe para neglizhimit të vendit publik të punës e tejrespektimit të punës “anësore” private. Ndërlidhja më e fortë në mes të shkollave, fakulteteve dhe vëllazërimit të mëtejmë të qyteteve.
Duke pasur parasysh se Kosova ka nevojë për forcim e rritje të bashkëpunimit të të gjitha sferave, por edhe t´u ofrojë kosovarëve që jetojnë jashtë përkohësisht apo përherë shërbime që kanë nevojë e i meritojnë, koha është për formimin e Ministrisë për Diasporën.
-Çka mund të jenë pengesat?
MT/ Mirëqenia e popullit dhe forcimi i Kosovës duhet të jetë prioriteti nr.1
Pengesë të mundshme për formimi e saj sigurisht se dikush mund ta përmend pakon e Ahtisarit, Kushtetutën, buxhetin e konsoliduar të Kosovës etj, etj. Jo, kjo nuk bën të shihet ashtu, sepse asnjë dokument që është nënshkruar nga ndonjë kosovar nuk dmth se insitucionet e Kosovës nuk kanë të drejtë për vetiniciativë dhe sigurisht se dihet se nevoat e Kosovës janë të mëdha, por edhe intersimi është i madh. Ndërsa përgjigjet tjera pasojnë. As nuk ka nevojë që krijimi i një ministrie të ndërlidhet vetëm me zgjedhje të reja, ndryshime në qeveri etj. E njëjta vlen edhe në raste kur një apo disa ministra nuk e kryejnë punën e tyre ashtu si duhet d.m.th. ata duhet të ndërrohen me të tjerë, nëse nuk i kanë kryer detyrat e tyre konform interesave të kombit. Kjo është vetëm pozitive për çdo qeveri e vend e sigurisht edhe për
qeverinë me seli në Prishtinë. Se çdo qeveri në pushtet shprehet se është e kënaqur me punën e vet nuk është për t´u çuditur. Qeveria e Kosovës nuk dallon nga të tjerat në këtë aspekt. Sigurisht se ka elemente ku gjërat janë zhvilluar shumë përpara p.sh. Ministria e Arsimit, deri dikund edhe e transportit dhe të tjera ku gjërat kanë stepur p.sh. Ministria e Energjetikës, ajo e Shëndetësisë dhe ajo e Punëve të Jashtme etj.
Poashtu edhe për sa i përket degëve të partive që janë në perëndim nuk ka nevojë të mendoni se iu humb një damar financiar nëse formohet Ministria e Diasporës. Ju që mendoni se janë të rëndësishme, ka vend edhe për to. William Walker - ambasadori shumë i respektuar nga të gjithë shqiptarët e të tjerët që e çmojnë demokracinë, me rastin e festimit të 1-vjetorit të shpalljes se pavarësisë, konkretisht në Washington, SHBA, tha: “Prishtina zyrtare nuk ka

Ju që merrni vendime politike e ekonomike në Kosovë, harroni prestigjin personal, fitimet apo humbjet afatshkurtëra partiake, mirëqenia e popullit dhe forcimi i Kosovës duhet të jetë prioriteti nr.1: Mos prisni me, por bëni çdo gjë që të formohet sa me shpejt: Ministria e Diasporës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kosova s’ka nevojë për avionë luftarakë!
» Pacolli: Kosova, si shtet i ri, ka nevojë për shumë miq
» Schwartz: Kosova ndihet e braktisur, ajo ka nevojë për ndihmë
» Prof. Asc. Dr. Enver Bytyçi - Kosova nuk ka nevojë për “nënë e babë”!
» Godet Besa Luzha: Kosova ka nevojë për shtet ligjor, e jo policor

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi