“STASI”: KONGRESI I GJUHES SHQIPE MBAHEJ NEN PATRONATIN E GRUES SE ENVER HOXHES
Faqja 1 e 1
“STASI”: KONGRESI I GJUHES SHQIPE MBAHEJ NEN PATRONATIN E GRUES SE ENVER HOXHES
“STASI”: KONGRESI I GJUHES SHQIPE MBAHEJ NEN PATRONATIN E GRUES SE ENVER HOXHES
Ish-Sigurimi gjermano-lindor, i njoftun me shkurtesen – STASI - ka tregue interes për Kongresin e Gjuhës Shqipe, zhvillue me 7 dhe 8 Dhetor 1984 në Tiranë. Simbas dokumenteve që ndodhen n’arkiva, STASI’t nuk i ka interesue përmbajtja dhe qëllimi i kongresit, por vetëm pjesëmarrësit në te, nji pjesë e të cilëve ishin albanologë të shquem, që vinin nga Gjermania Lindore ose ajo Perendimore.
Simbas dokumentit 22854, të sektorit që merrej me kundërspiunazhin në Ministrinë e Sigurimit të RDGJ, major Ditrich ka marrë raportin mbi Kongresin e Gjuhës, nga bashkëpunëtori me pseudonimin “doktor”. Bashkëpunëtori ka qenë nji GMS, që domethane se ka qenë bashkëpunëtor shoqnor i Sigurimit, nji lloj i veçantë bashkëpunëtori jozyrtar, të cilët kanë fillue me u regjistrue mbas vitit 1968.
Dokumenti quhet “Kongresi për Problemet e gjuhës shqipe”, me 7 dhe 8 Dhetor 1984 në Tiranë. Në te shkruhet:
“Shërbimit tonë i asht ba jo-zyrtarisht e ditun se Kongresi zhvillohet nën kujdesin e grues së Enver Hoxhës dhe duhet me pase pasqyrim të zgjanuem në shtypin shqiptar. Në Kongres, i cili kishte në rend të ditës çashtje të transformimit të gjuhës, ortografisë dhe gramatikës, merrnin pjesë 300 shqiptarë. Ata ishin përveçse gjuhëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Universitetit të Tiranës, edhe njerëz të kulturës dhe shkencës. Përveç tyne, në kongres merrnin pjesë edhe Dr. Köteritz (Dr. Këteric), gjuhëtar krahasues nga Gjermania Perendimore. Po nga Gjermania Perendimore ishte ftue edhe nji albanolog tjetër, i cili nuk erdhi në kongres. Po ashtu, pjesë merrte nji albanolog nga Suedia, katër italianë (ndër të cilët njifarë Dr. Alti Mari), nji francez dhe nji greke (me origjinë shqiptare). I ftuem po ashtu ishte nji shkencëtar jugosllav, i cili për arsye që nuk dihen, nuk mori pjesë në kongres. Gjuhëtarë bullgarë nuk u ftuen. Nji diplomat i Ambasadës Bullgare në Tiranë tregoi pakënaqësi të madhe, sepse Republika Popullore e Bullgarisë asht përpjeke kohët e fundit për përmirësimin e marradhanjeve me Shqipninë. Në Kongres morën fjalën katër shkencëtarë të huej: Dr. Këteric, Dr. Alti Mari, nji gjuhëtar nga RDGJ dhe nji francez….”
Ma vone, raporti sjell ate per çka asht fole nëpër korridore. Për shembull, në nji nga pasazhet lexohet: “Prof. Ryda, nga Akademia Shqiptare e Shkencave, më tha se Prof. Irmscher (Irmsher) nga Akademia e Shkencave të Gjermanisë Lindore, (RDGJ) ka me marre frik nji ftesë për me marrë pjesë në nji kolegjium gjuhe në Tiranë. Tema nuk asht ba e njoftun. Ryda më tha po ashtu, se Akademia e Shkencave të Gjermanisë Lindore asht e gatshme me ndihmue Akademinë Shqiptare të Shkencave (ASHSH) për përpunimin e nji gramatike për mësimin e gjuhës shqipe. ASHSH asht çdo kohë e gatshme me u konsultue….”
Ma tej shkrueht:
“Në nji diskutim me njifarë Prof. Buda (mbase nga Akademia Shqiptare e Shkencave), u ba e ditun se Shqipnia ka ba plane për me zgjanue mësimin e gjuhës gjermane. Gjermanishtja do të futet si gjuhë e huej në shkolla. Jo zyrtarisht, thuhet se Shqipnia do t`i drejtohet Gjermanisë Perendimore (RFGJ), nëse nuk merr ndihmën e duhun nga Gjermania Lindore. Gjuhëtari nga Gjermania Perendimore, Dr. Këteric, i ka thanë palës shqiptare se nëse marradhanjet diplomatike midis dy vendeve fqinje rifillojnë, atëherë kishte me qene mire qe postin e ambasadorit ta merrte albanologu Dr. Schmid, nga Universiteti i Freiburgut, meqenëse ai zotnon mirë gjuhën shqipe….”
Nji rol të veçantë, shkruhet në raport, për parapregaditjet e marradhanjeve diplomatike midis RPSSH dhe RFGJ (Gjermanisë perendimore), ka luejt një farë Prof. Knoblauch (Knoblau), i cili asht me prejardhje nga Gjermania Lindore, por aktualisht ka dy nënshtetësi; ate gjermano-perendimore dhe ate austriake. Ai me gjase ka krye punë të madhe për ngritjen e turizmit në Shqipni.
Dr. Köteric tha po ashtu, se kongresi tregon se Shqipnia në nji farë mase asht e gatshme të hapet ndaj vendeve të tjera. Jo zyrtarisht, u tha se mikpritja ishte shumë e madhe. Pjesëmarrësit e kongresit mund të porosisnin në hotel çfarë të donin dhe pagesa i kalonte palës shqiptare. Pos kësaj, ditën e fundit të kongresit, pjesëmarrësit, të paktën ata që vinin nga jashtë, morën 100 lekë.
Raporti përfundon me - “burimi duhet me u ruejt patjetër”.
(Marre nga gazeta e Tiranes, “Panorama”)
Shih ma poshte, ne rubriken Explorer te gazetes elektronike JAVA, dokumente qe sjell kjo gazete nga arkivat e STAS’it.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kongresi i Gjuhës Shqipe 1972-është i skaduar
» Avzi Mustafa: Kongresi i Elbasanit vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe gjuhës shqipe
» Fjalori i Gjuhës Shqipe, nga Mehmet Elezi
» Ftesë për promovim e Fjalorit të Gjuhës Shqipe
» Hapet klasa për mësimin e gjuhës shqipe
» Avzi Mustafa: Kongresi i Elbasanit vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe gjuhës shqipe
» Fjalori i Gjuhës Shqipe, nga Mehmet Elezi
» Ftesë për promovim e Fjalorit të Gjuhës Shqipe
» Hapet klasa për mësimin e gjuhës shqipe
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi