Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Policia e Kosovës gjen fëmiun e rrëmbyer, e kthen në familje

Shko poshtë

Policia e Kosovës gjen fëmiun e rrëmbyer, e kthen në familje Empty Policia e Kosovës gjen fëmiun e rrëmbyer, e kthen në familje

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 03, 2011 9:23 pm


Policia e Kosovës gjen fëmiun e rrëmbyer, e kthen në familje

Arta Meha-Bota sot
Policia e Kosovës gjen fëmiun e rrëmbyer, e kthen në familje Rrembehet-


(I plotësuar)-Siç njofton Policia e Kosovës, fëmiu që ishte rrëmbyer sot (03.03.2011) në orën 07 :30 në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë është gjetur dhe kthyer tek familja e tijë, gjendja shëndetësore e tijë është e mirë. Për shkak të natyrës sensitive të rastit nuk mund të bëjmë publike detaje të hetimeve por do të njoftoheni ne ditët në vijim.

* * * * * * *

Rreth gjysmë orë pasi jam larguar nga shtëpia për të shkuar në punë, sipas asaj që më ka treguar bashkëshortja ime Violeta, një person pa maskë ka hyrë në shtëpi dhe e ka rrëmbyer fëmijën tonë. Fëmija jonë është i sëmurë, ka nevojë për inhalim dhe ka nevojë për terapi, prandaj nëse sot nuk e merr terapinë fëmijës i përkeqësohet gjendja shëndetësore. Unë apeloj edhe përmes medieve që të gjendet djali im dhe t’i shpëtohet jeta sepse nëse djali ynë është i sëmurë dhe ka nevojë për terapi mjekësore” thotë ekskluzivisht për “Bota sot” Skënder Zatriqi, babai i fëmijë së rrëmbyer.

* * * * * * *

Në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm, autoritetet e rendit janë informuar për rrëmbimin e një fëmije të moshës 5 vjeçare, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.



Lajmi për rrëmbimin është konfirmuar nga Arbër Beka, zëdhënës në Policinë e Kosovës.



Njësitet hetimore kanë dalë në vendin e ngjarjes, por informacionet aktualisht janë të kufizuara.



Emri i fëmijës nuk është publikuar për shkaqe sigurie.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se fëmija i kidnapuar është pesëvjeçar dhe është i biri i Skënder Zatriqi, i cili punon si kirurg në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

* * * * * *

QKU dënon sulmin dhe kidnapimin e djalit të kirurgut Skënder Zatriqi

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) dhe Sindikata e QKUK-së, dënojnë rastin e sulmit fizik ndaj çiftit bashkëshortorë që punon në QKUK dhe kidnapimin e djalit të tyre. Dhuna fizike ndaj kujtdo qoftë për QKUK dhe sindikatën e QKUK-së, është e pa pranueshme, aq më tepër, kur ajo ndodhë në shtëpi dhe tek punëtorët shëndetësorë, të cilët tërë jetën kanë punuar dhe mjekuar popullatën, kryesisht në bazë humanitare. Kërkojmë nga organet kompetente që sa më shpejtë të hulumtojnë dhe zbardhin rastin në fjalë kurse kryesit e kësaj vepre të marrin dënimin meritor. Mbesim me shpresë së organet e rendit dhe hetuesisë do ta zbardhin rastin dhe fëmija do tu kthehet prindërve të tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi