Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kamerat filmuan ngjarjen, Emmy u tërhoq 100 metra zvarrë

Shko poshtë

Kamerat filmuan ngjarjen, Emmy u tërhoq 100 metra zvarrë Empty Kamerat filmuan ngjarjen, Emmy u tërhoq 100 metra zvarrë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 04, 2011 11:20 pm


Kamerat filmuan ngjarjen, Emmy u tërhoq 100 metra zvarrë

Kamerat filmuan ngjarjen, Emmy u tërhoq 100 metra zvarrë -ndryshe_2

Policia dhe grupi i hetimit kanë sekuestruar imazhet e marra nga kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja. Pamjet që janë regjistruar natën e së shtunës duke gdhirë dita e diel, konsiderohen si një provë e rëndësishme për ngjarjen. Imazhet përputhen edhe me deklarimet që ka dhënë në polici një prej rojeve të parkingut, i cili ka parë gjithçka që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 27 shkurt.

Burime nga grupi hetimor thanë se ngjarja është e regjistruar, që nga momenti kur Aziz Kelmendi ka dalë nga “Venue”, bashkë me të dashurën e tij të re, 24-vjeçaren Persida I. Kamerat kanë fiksuar momentin kur ai ka hipur në makinë dhe brenda pak sekondash pas tij ka dalë edhe Emmy. Ajo është afruar tek makina e tij dhe nga imazhet duket se ka tentuar të flasë me drejtuesin e mjetit. Rrezja e pamjeve që ka fokusuar kamera, nuk ka shkuar deri tek vendi ku ka ndodhur përplasja, por 100 metra janë regjistruar manovrimet me makinë dhe trupi i këngëtares që ishte i varur tek dera e shoferit.

SI NDODHI VRASJA

Në bazë të pamjeve filmike, dëshmisë së rojës së parkingut, gjurmëve që kanë lënë gomat e makinës tip “Tuareg” në asfalt, frenimi dhe vendi ku është gjetur e plagosur rëndë Emmy, grupi hetimor ka rindërtuar skenën e vrasjes së Emmy-t. Nga lokali “Venue”, ku të shtunën në mbrëmje këndonte këngëtarja Dafina Zeqiri, fillimisht ka dalë biznesmeni Aziz Kelmendi, i shoqëruar nga e dashura e tij, Persida I. Ata kanë hipur menjëherë në makinën tip “Tuareg”, me targë 612 KS 188, në pronësi të 47- vjeçarit Kelmendi. Disa sekonda pas tyre, nga lokali ka dalë edhe këngëtarja Elsina Hidersha, e cila është drejtuar menjëherë tek makina e biznesmenit, duke tentuar të hapë derën, në anën e majtë të makinës, krahu i shoferit.

Në këtë moment, Kelmendi ka mbyllur siguresat e të gjitha dyerve të makinës, në mënyrë që ajo të mos hipte. Pasi ka mbyllur dyert, ka hapur vetëm disa centimetra xhamin e derës së drejtuesit të mjetit. Në këtë moment, Emmy është kapur tek xhami i makinës me të dyja duart. Kelmendi ka mbyllur xhamin e derës duke i zënë gishtat dhe në këtë mënyrë Emmy nuk ka lëvizur dot. Më pas, i ka dhënë gaz makinës dhe ka lëvizur me shpejtësi nga “Venue”, në drejtim të kryqëzimit të “Varrit të Bamit”. Roja i parkingut ka deklaruar se përreth 100 metra këngëtarja është tërhequr zvarrë me makinë. Sipas tij, drejtuesi i mjetit ka ecur me shpejtësi dhe gjatë rrugës ka manovruar disa herë, në mënyrë që këngëtarja të shkëputej nga makina. Ajo ka rënë vetëm në momentin e frenimit dhe pasi trupi është shkëputur nga makina, goma e pasme e mjetit i ka kaluar sipër këmbës. Ky fakt vërtetohet edhe nga raporti mjeko-ligjor. Pas këtij momenti, Kelmendi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe mësohet se ka dërguar të dashurën e tij në hotel, për t’u rikthyer sërish aty, ku sipas tij ndodhi aksidenti dhe ka lajmëruar policinë.(panorama)

>> Vdes në spital këngëtarja Emmy >> Komente (134)

>> I ati i këngëtares: Ishte një vrasje e qëllimshme
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi