Gani Qarri:Lavdi veprës kombëtare të Familjes Jashari
Faqja 1 e 1
Gani Qarri:Lavdi veprës kombëtare të Familjes Jashari
Gani Qarri:Lavdi veprës kombëtare të Familjes Jashari
Familja Jashari, kjo rrënjë e burimit shpirtëror të atdhetarizmit vet-flijues kombëtar, me bëmat e sajë kombëtare,mbinjerëzore dhe kolektive familjare, ia ktheu nderin popullit shqiptar duke u dëshmuar me heroizma të përmasave historike në çastet më vendimtare,me luftën e sajë të pa epur deri në vdekje për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Ajo me sakrificat sublime të shtrenjta dhe të pashembullta,të vetëflijimit kolektiv Familjar i kaloi përmasat e një flijimi të rëndomtë,të njohur nga e kaluara e afërt dhe e largët,jo vetëm në historinë e kombit tonë por edhe te kombet tjera,duke u kthyer në Mit për të gjitha kohët në gjithë hapësirën kombëtare shqiptare.
Me gjithë flijimet e tilla të Familjes Jashari e cila u ringjall si feniksi nga hiri i heroizmave të saj për liri,sakrificave të familjeve tjera shqiptare dhe rënies së shumë dëshmorëve nga të gjitha trojet shqiptare për lirin e vendit,Kosova edhe 13 vjet nga këto ngjarje të jashtëzakonshme në historinë më të re shqiptare dhe evropiane, dhe tri vjet të kaluara nga shpallja e pavarësisë së saj,mjerisht ajo as sot nuk mund të quhet plotësisht e lirë dhe në tërësi sovrane, derisa 30 % e territorit akoma sundohet nga bandat dhe policia e Serbisë.
Në Kosovë edhe sot gjenden dhe dallohen qartë gjurmët e luftës edhe pas trembëdhjetvjetorit të rënies së Familjes Jashari, jo vetëm te shtëpia muzeale e Adem Jasharit, ku muret dhe shumë gjëra tjera përreth mbajnë shenjat e plumbave dhe të djegieve, njejtë si eshtrat e të vrarëve dhe veshjet e tyre të coptuara nga lufta,pamja e të cilave vret edhe sot,njejtë siç vret zemrat e nënave dhe baballarëve të të pagjeturve, moskthimi politik dhe tendenciozë i afro 2000 shqiptarëve të vrarë dhe kidnapuar nga Serbia edhe pas 13 vjet të rënies së Adem Jasharit dhe tri vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës,për të cilët as sot nuk ka asnjë gjurmë ,që na bën ti kujtojmë me dhembje të madhe të gjithë.
Sakrificat e pashembullta të luftës për liri,heroizmat e flijimi të familjes Jashari, ndihma gjithë shqiptare dhe përkrahja e shtetit amë Shqipërisë,ndryshuan për të mirë, kahjen e historisë sonë më të re ,të cilën flaka e zjarrit të luftës dhe bashkimi i forcave kombëtare e vunë në ecje drejt rrugës e cila qonte kah liria e shumë pritur. Ky nderim u përket gjithë shqiptarëve të të gjitha trojeve etnike,si shembull i arritjes së lirisë së mohuar,të cilën Kosova me sakrificat e veta dhe ndihmën e NATO-s e realizoi. Ajo arriti të çlirohet nga Serbia dhe të shpallet shtet i lirë dhe i pavarur, i njohur tashmë ndërkombëtarisht nga 75 shtete anë e mbanë botës,edhe pse me mbikëqyrje ndërkombëtare nga përfaqësues të OKB-s dhe Bashkimit Evropian, edhe sot.
Çështja e Kombit, duhet ta bashkoj politikën shqiptare edhe sot, e cila para çështjeve madhore të kombit nuk guxon të jetë e përçarë ngase shqiptarët me gjithë Shqipërinë Shtet të lirë dhe Kosovën e Pavarur,vazhdojnë të mos jenë faktorë as vendimtar e as vendim marrës si në Ballkan,e aq më pak në Evropë. Kosova e pavarur ,nuk ishte ëndërr vetëm e shqiptarëve të Kosovës, por e të gjithë shqiptarëve kudo janë, dhe, megjithëse Kosova është bërë Shtet i pavarur,çështja shqiptare nuk mund të quhet e zgjidhur përfundimisht përderisa nuk janë çliruar të gjitha trojet shqiptare,për të cilat luftonte Baca. Ai nuk luftoi vetëm për pavarësinë e Kosovës,por për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve tona, realizimin e të cilave nuk e arriti,edhe pse su ndal së luftuari gjithë jetën e tij, për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare me shtetin amë,Shqipërinë.
Derisa qëndrimi i Serbisë ndaj shtetit të Kosovës,edhe më tej mbetet armiqësor,Kosova përveç trashëgimisë së hidhur nga e kaluara, ka shumë probleme edhe me pavarësinë e cunguar ,ngase me flamurin e ri u zyrtarizua jo vetëm ndarja e Kosovës nga Shqipëria por edhe ndarja e kombit me vet faktin që shqiptarët e Kosovës,tanimë jo vetëm se kanë një flamur tjetër të imponuar,ndryshe nga ai kombëtar me të cilin luftoi edhe Adem Jashari për liri, por ata edhe pa dashjen e tyre identifikohen me emrin kosovarë. Këtë me siguri nuk e deshën ata që kanë dhënë jetën në ditët më të vështira duke derdhur gjakun për lirinë e shqiptarëve,këtë nuk mund ta donte as Adem Jashari ,dhe nuk mund ta aprovojnë as shqiptarët të cilët kundërshtuan gjithmonë qëndrimet e padrejta të fuqive të mëdha,për mos pranimin e çështjes sonë kombëtare në Kongresin e Berlinit të vitit 1878 dhe vendimin për ndarjen e tokave tona nga shteti amë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër me 1913, me ç`rast mbi gjysma e trojeve shqiptare,mbetën jashtë Shqipërisë.
Është e ditur për të gjithë se ndarja e trojeve shqiptare u kthye në tragjedi kombëtare ku shumë pjesë të kombit nuk arritën ti mbijetonin kësaj ndarje e cila u bë shkak i dhembjeve dhe vuajtjeve afro njëshekullore për popullin shqiptar nën pushtimin e shteteve fqinje si atë grek dhe sllavë ,që i detyroi shqiptarët të ngriheshin kundër padrejtësis së ndarjes dhe copëtimit të dhunshëm të trojeve tona,në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar e cila asnjë herë nuk pushoi deri në historinë tonë më të re me ç`rast edhe ne u bëmë dëshmitar të tragjedive të mëdha me flijime dhe sakrifica deri në shkrirje masive të familjeve shqiptare për mbrojtjen e atdheut dhe pragut të shtëpisë,duke vdekur pranë tij pa ia kthyer shpinën armikut edhe me çmimin e vdekjes kolektive familjare në shërbim të çështjes së Atdheut të pushtuar.
Sipas historisë thuhet se derisa përfaqësuesit shqiptar në Konferencën e Londrës mungonin dhe fjala e tyre nuk dëgjohej,ndarja e trojeve shqiptare me 1913 ,përfundoi pa kundërshtime, duke u ngushëlluar me vetëm një Deklaratë të ministrit të atëhershëm të Jashtëm britanik, Eduard Grei, i cili në fund të Konferencës së Londrës,kishte deklaruar:“Sot morëm një vendim të padrejtë ndaj shqiptarëve që herdo-kurdo, ne duhet ta rregullojmë ”,ndaj si ka mundësi që tani shqiptarët ta pranojnë vetë ndarjen, kur ne e dimë se për mbrojtjen e shtetit amë dhe forcimin e pozitës historike të popullit shqiptar në tërësi,përveç luftërave kombëtare, na u desh edhe ndihma e miqve tanë, ku rol vendimtar pati SHBA- e cila ndihmoi për ruajtjen e Shqipërisë, përcaktimin e statusit të vendit tonë dhe të njohjeve ndërkombëtare për Kosovën.
Përkundër terrorit që përjetonte Kosova nga pushtimi serb,në kohën kur vetëm mund të ëndërrohej për pavarësinë e trojeve të pushtuara shqiptare, me emrin e Adem Jasharit në gojë dhe bëmat e tij heroike në zemër,mijëra shqiptar u hodhën në luftë e demonstrata masive nga të gjitha anët, duke përvetësuar ndjenjat patriotike për lirinë e dëshiruar përgjatë një shekulli të cilën na u desh ta pritnim aq gjatë për të përjetuar atë gëzim,shijen e të cilit akoma nuk e njihnim. Vendosmëria për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare,u vulos me Historinë madhështore kombëtare të Familjes Jashari e cila u shkrua pa fjalë të mëdha, thjeshtë dhe pa mburrje, që mbart aq bukur mbi vete dëshminë e asaj ngjarje historike, e cila ushqen me aq krenari lavdin e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, të cilët në çastet më vendimtare,dhanë edhe jetën për lirinë e Kosovës.
Fal gjakut të Familjes Jashari,shokëve të Ademit dhe bashkëthemeluesve të UÇK-s, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Bajrami të cilët ranë heroikisht me 31 janar të vitit 1998 në një pritë të organizuar nga forcat e pushtuesit serb,viktimave të Reçakut dhe gjithë dëshmorëve të luftës ,anë e mbanë trojeve shqiptare, të cilët janë lavdia e kombit tonë,sot Kosova është e lirë, por pas dëshpërimeve të njëpasnjëshme nga udhëheqjet e pa afta,të cilat vendit nuk i sollën prosperitet,por varfëri, korrupsion dhe izolim total për Kosovën, duke mbytur kështu shpresat e dikurshme të popullit për begati familjare dhe lëvizje të lirë me Pasaportën e shtetit tonë të pa varur,anë e kënd botës,ndaj te shqiptarët e dëshpëruar sikur ka ndryshuar çdo gjë,që nga Humori, Hareja dhe këngët tona dikur të bukura, të cilat sot, ose janë bastarduar tërësisht ose pothuajse gati nuk ekzistojnë fare. I vetmi i pandryshuar dhe i përcjellur me pietetin e merituar monumental ndër vite, mbetet Kujtimi i pa harruar i Veprës heroike kombëtare të Familjes dhe Komandantit Adem Jashari,Heroit të luftës së UÇK-së, i cili u kthye në Mit me vlerë muzeale gjithëkombëtare,me të cilin shqiptarët e të gjitha trojeve duan të identifikohen, duke e konsideruar atë, si hero të tyre! Lavdi Veprës heroike,të Familjes Jashari!
Gani Qarri Cyrih 5 Mars 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gani Qarri:Kronologji e shkurtër e qëndresës së familjes Jashari
» Gani Qarri:Dedë Gjon Luli; Jetë e shkrirë në luftë kombëtare
» Xhevat Rexhaj:LETËR Z. MURAT JASHARI- PËRFAQSUES I FAMILJËS HEROIKE JASHARI
» Agim Gashi: Lavdi veprës së Kadri Manit-Një vit pa Kadriun
» PËRKUJTOHET ISMET JASHARI-KUMANOVA-LAVDI GJITH DESHMOREVE TE KOMBIT SHQIPETAR!
» Gani Qarri:Dedë Gjon Luli; Jetë e shkrirë në luftë kombëtare
» Xhevat Rexhaj:LETËR Z. MURAT JASHARI- PËRFAQSUES I FAMILJËS HEROIKE JASHARI
» Agim Gashi: Lavdi veprës së Kadri Manit-Një vit pa Kadriun
» PËRKUJTOHET ISMET JASHARI-KUMANOVA-LAVDI GJITH DESHMOREVE TE KOMBIT SHQIPETAR!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi