Gani Qarri:Kronologji e shkurtër e qëndresës së familjes Jashari
Faqja 1 e 1
Gani Qarri:Kronologji e shkurtër e qëndresës së familjes Jashari
Gani Qarri:Kronologji e shkurtër e qëndresës së familjes Jashari
Shtëpia e Jasharve pas sulmit barbar serb
Megjithëse unë pata bërë një shkrim për Familjen Jashari,me bindjen se mbeti një mangësi e madhe dhe zbrazëti e paplotësuar,për një kronologji shoqëruese,sado e shkurtër,mbi historinë dhe zhvillimet e kësaj qëndrese të pashembullt heroike,vendosa që nga të dhëna dhe shënime të ndryshme,intervista dhe shkrime mbi historinë e kësaj lufte, ta përgatisë këtë kronologji në pika të shkurta me qëllim të mirë dhe për sqarime plotësuese,që të kuptohen sa më mirë zhvillimet nga kjo ngjarje e madhe kombëtare e cila, shpresoj të jetë e mirëseardhur për të gjithë ne,me mirëkuptim dhe mirëpritje nga të gjithë kolegët dhe lexuesit e nderuar:
Në muajin Maj të vitit 1981 lufta e Tahir Mehës me të Atin dhe familjen e tij kundër policisë dhe ushtrisë jugosllave, kishte tronditur gjithë vendin si një tërmet i papritur,dridhjet e të cilit atëbotë i kishin kaluar kufijtë e Kosovës. Tahir Meha, si mik i ngushtë dhe dashamirë i familjes Jashari, vetëm një muaj pas demonstratave të njohura të vitit 1981 në Kosovën e asaj kohe,ishte gjendur i rrethuar nga forca të shumta të ushtrisë dhe policisë jugosllave,i cili nuk u dorëzua para tyre por luftoi pa ndërprerë për 18 orë rresht që nga ora 4-tër e mëngjesit deri në orën 22 të mbrëmjes,me vdekjen e tij trimërore.
Në varrimin e Tahir Mehës,Shaban Jashari me të bijtë Hamzën dhe Ademin,përveç nderimeve të fundit,ata para varrit të Tahir Mehës,kishin dhënë edhe një betim,i cili do të qohej në vend me heroizëm duke u bërë shembull historik për gjithë kombin se si vdiset me nder për lirin e Atdheut. Familja Jashari luftën kundër pushtuesit sllavë do ta përjetësonte në histori me një akt monumental trimërie të përjetshme,duke quar në vend betimin e dhënë i cili ishte i pakthyeshëm për ta,deri në frymëmarrjen e fundit.
Rrethimi i parë i Familjes Jashari
Dhjet vjet pas shtetrrethimit të Tahir Mehës nga policia dhe ushtria serbe,ajo do të provonte edhe një herë përsëritjen e akteve të saj makabre,por kësaj radhe kundër Familja Jashari.Dhjetë vjet pas vrasjes së Tahir Mehës në Dimrin e ftohtë të Dhjetorit të vitit 1991,nga policia dhe ushtria serbe,ishte rrethuar për herë të parë shtëpia e Familjes Jashari,në momente jo fort fatlume për shkijet,ngase në shtëpi gjendeshin të tre vëllezërit të cilët do ta mbronin si çdo herë me heroizëm dhe vendosmëri bindëse familjen e tyre.Zjarrit të hapur kundër shtëpisë dhe Familjes Jashari,nga policia dhe ushtria serbe, vëllezërit Jashari në mbrojtje iu përgjigjen flakë për flakë me zjarr, duke kthyer mbrapsht forcat e pushtuesit në mënyrë të turpshme.
Familja Jashari në Dhjetorin e ftohtë të atij Dimri,nuk ishin vetëm,ngase në çastet më të vështira,shqiptarët nga Drenica dhe e gjithë Kosova,ia kishin mësy Prekazit për t'iu gjendur pranë, kësaj Familje të lavdishme,duke kaluar dhjetëra kilometra në këmbë edhe pse policia serbe,Familjen Jashari e kishte rrethuar me një rrethim të trefishtë,njëjtë si dikur Familjen e Tahir Mehës,tani kishin ndryshuar kohërat,populli kishte filluar të vetëdijesohej dhe mbronte heronjtë e vet nga pushtuesi,kështu që policia e pushtuesit serb nuk pati sukses,përkundër rrethimit të hekurt që i kishte bërë kësaj Familje,ngase solidarizimi i popullit shqiptar me Familjen heroike të Jasharajve ishte më i madh se kurrë më parë.Policia pushtuese e Serbisë,duke vërejtur rrezikun e rrethimit të sajë nga të afërmit dhe dashamirët e Familjes Jashari,që ia kishin mësy nga të gjitha anët e Kosovës,Prekazit historik të qëndresave legjendare,atëbotë kishte pranuar ndërmjetësimin e Adem Demaçit,dhe me arritjen e muzgut të mbrëmjes ishte larguar kokulur nga kishte ardhur për të bërë kërdinë në fshatrat tjera përreth dhe gjithandej Kosovës,por duke mos u lajmëruar më në ato anë për afro shtatë vite me radhë.
Derisa Familja Jashari,kështu e kishte mbijetuar sulmin e parë nga policia serbe,në pjesët tjera të Kosovës dhe në mënyrë të veçantë në fshatrat për rreth Prekazit,vrasjet dhe keqtrajtimet,nuk pushuan asnjëherë,dhe me 28 Nëntor të vitit 1996 në fshatin Llaushë të Skenderajt,derisa po hynte në Derë të shkollës, ishte vra mësuesi Halit Geci,në varrimin e të cilit në pranin e mijëra pjesëmarrësve,për herë të parë u bë hapur paraqitja e pjesëtarëve të UÇK-s duke mbajtur edhe një fjalim para pjesëmarrësve në varrim.
Rrethimi i dytë
Pas mëse shtatë vitesh të kaluara,me 22 Janar të vitit 1997 duke shfrytëzuar errësirën e natës për mos vërejtjen e lëvizjeve të tyre,para agut të mëngjesit, policia serbe kishte rrethuar për herë të dytë,Familjen Jashari,derisa gratë dhe fëmijët po flinin, policia barbare pushtuese e Serbisë,kishte filluar sulmin e dytë ndaj familjes së pambrojtur,ngase asnjëri nga të tre vëllezërit, Rifati, Hamza dhe Ademi,nuk gjendej në shtëpi. Rrethimin e kishte hetuar plaku Shabani,i cili kishte dëgjuar zhurmën dhe shushuritjen e rrethimit nga e cila ata tashmë kishin mjaft përvojë.Bac Shabani megjithë moshën e shtyrë,ishte ngritur menjë herë dhe me ndihmën e grave dhe fëmijëve më të rritur,me gjithë plagosjen e dy vajzave,ia kishte arritur,ta mbronte Familjen me nder nga sulmet e pushtuesit,duke thyer me turp edhe kësaj radhe,policinë pushtuese të Serbisë.
Rrethimi i tretë-fatal
Por me 5 Mars të vitit 1998 tanimë për herë të tretë, bashkë me Familjen Jashari dhe Prekazin,forcat pushtuese policore- ushtarake të Serbisë,kishin rrethuar edhe një pjesë të Drenicës.Derisa Familja heroike Jashari po ngrihej nga gjumi për të hyrë në historinë më të re kombëtare me heroizmin e saj të pa shoq,me qëndresën e saj vendimtare,qindra polic dhe ushtar të Serbisë,marshonin drejt shtëpisë së Familjes Jashari në Prekazin legjendar,për rrethimin dhe shkatërrimin e Shtëpisë dhe Familjes në tërësi.
Ademi,Hamza dhe Shabani vigjilent të cilët ato net pothuajse fare nuk flinin,ishin njoftuar për lëvizjet e forcave të pushtuesit në drejtim të Prekazit,të cilat për shkak të gjerësisë së operacionit,dhe numrit të madh të forcave policore ushtarake në operacion,edhe nga vëzhguesit e UÇK-s nuk kishte mundur të kuptohej shpejt nëse ishte kjo msymje për operacion ndëshkues kundër tërë rajonit të Drenicës apo vetëm të Prekazit,dhe megjithëse Luftëtarët mitik të Familjes Jashari e kishin hetuar se po rrethoheshin,përmasat e vërteta të rrethimi të kobshëm i kishin vërejtur vetëm me ndriçimin e dritës së atij mëngjesi historik,ku qindra e ndoshta edhe mijëra ushtar e polic të pushtuesit,tashmë kishin rrethuar Prekazin dhe po i afroheshin Familjes Jashari,të cilën ata kishin vendosur ta mbronin me çdo kusht deri në vdekje me të gjithë pjesëtarët e familjes së tyre,të mëdhenj dhe të vegjël.
Luftimet e para kishin filluar që në orët e hershme të mëngjesit, luftime të një beteje historike e cila me gjithë forcat e pabarabarta,me heroizmin e treguar nga Familja Jashari,e cila nuk u gjunjëzua deri në vetëflijimin kolektiv familjar,bëri që kjo ngjarje heroike të shkruhej me shkronja të arta në Historinë më të re shqiptare,kur qindra polic dhe ushtar serb,sulmonin një shtëpi të vetme,në të cilën gjendeshin më shumë se 20 pjesëtar të moshës fëmijërore,nga 7 deri në 20 vjeç,të cilët të rrethuar nga tankse dhe autoblindat e pushtuesit po sulmoheshin nga çdo anë me të gjitha llojet e armatimit,dhe ata edhe në ato kushte,të vetëm kundër të gjithëve,kishin vendosur të qëndronin deri në vdekje,duke u bërë ushtar të mbrojtjes së familjes dhe pragut të shtëpisë dhe të gjithë ata që mund të mbanin një armë në dorë,që nga më i vogli deri në më të moshuarin,ishin kthyer në ushtar, të mbrojtjes së familjes dhe atdheut,për të mos kaluar armiku andej para se të binin trupat e tyre të vdekur.
Viktima e parë e kësaj lufte të pabarabartë,sipas shkrimeve dhe intervistave të pjestarëve të familjes në shtypin e vendit, shkrimeve të shumta në portalet shqiptare dhe dëshmive të dëgjuara mbi këtë ngjarje madhështore në shkallë heroizmi,e cila begatoi historinë kombëtare edhe me një vepër të re,të paparë në historinë tonë të deritanishme,ajo që u vra para syve të fëmijëve të saj të cilët ishin vënë në frontin e mbrojtjes,ishte bashkëshortja e Ademit,Adilja derisa po i sillte municion luftarak të shoqit.Do të kalonin ditë dhe netë,por qëndresa heroike e Jasharajve në mbrojtjen e Atdheut dhe familjes nuk do ndalej,deri në rënien e pjesëtarit të fundit të familjes.Ditën e dytë të saj,lufta ishte përhapur edhe në shtëpitë përreth ku disa shtëpi dhe familje të lagjes digjeshin në flakë,por qëndresa e tyre kishte vazhduar e pa epur edhe për të tretën ditë me radhë.Prekazi digjej si ditën e parë të luftës ashtu edhe ditën e dytë,por dramaticitetin e saj mitik,lufta do ta arrinte ditën e tretë të saj me 7 Mars kur në pamundësi që ta pushtonte familjen dhe lagjen Jashari,policia dhe ushtria serbe kishte filluar me gjuajtje nga topat e rëndë në shtëpinë e familjes Jashari në bodrumin e të cilës ishin strehuar një numër i madh i pjesëtarëve të familjes,të cilët bashkë me hedhjen në erë të pjesës ballore të bodrumit,të tavanit dhe një pjese të shtëpisë së tyre,nga goditja fatale,menjë herë kishin humbur jetën 13 pjesëtar të familjes Jashari,ku dhjetë nga ta ishin fëmijë.
Por Ademin dhe pjesëtarët e mbijetuar të familjes as atëherë nuk pati forcë që ti dorëzonte,ai edhe në ato momente thoshte se ne nuk i morëm armët për tu dorëzuar,por jemi betuar të luftojmë deri në frymëmarrjen tonë të fundit,deri në vdekje për liri dhe atdhe për të mos rënë kurrë të gjallë në dorën e armikut. Heroizmi i përmasave të tilla mitike të pjesëtarëve të familjes Jashari ishte dëshmuar jo vetëm nga pjesëtarët e saj të rritur dhe të regjur për luftë e qëndresa të mëdha heroike,por edhe nga më të vegjlite saj,të cilët edhe pse ishin fëmijë dhe si kishin rënë akoma brisk fytyrës,siç thuhet në shprehjet popullore,derisa edhe shtylla kryesore e asaj qëndrese kishte rënë,Adem Jashari ishte vrarë në derën e shtëpisë së tij duke e mbrojtur atë me heroizëm,luftën e kishte vazhduar furishëm Djali 13 vjeçar i Adem Jasharit,Kushtrimi,të cilin nuk e kishte mundur frika,por urrejtja kundër armikut që me të gjitha llojet e armëve po mundohej t'ia pushtonte atdheun dhe shtëpinë e familjes së tij,ndaj edhe pse ishte fëmijë,veproi si një Mic Sokol i vogël,kur me automatik në dorë i kishte dal ballë për ballë në luftë të hapur armikut,duke rënë si hero,i vrarë nga largësia me armët e kalibrave të mdhenjë të pushtuesit,të cilët akoma nuk besonin ti afroheshin shtëpisë së kësaj Familje Heroike të ngritur në Histori dhe Mit bashkëkohor. Me rënien e Kushtrimit,si luftëtari i fundit i asaj lufte të pa harruar në të cilën,të gjithë së bashku luftuan deri në vdekje për mbrojtjen e Shtëpisë, Familjes, Nderit të Atdheut dhe Kombit,u shuan mbrojtësit e mbramë të familjes heroike Jashari,të cilët vërtetë mbajtën me nder betimin e dhënë para varrit të Tahir Mehës,duke luftuar deri në frymëmarrjen e tyre të fundit,kur nga 22 pjesëtarët e pranishëm të Familjes Jashari që gjendeshin në shtëpi,20 nga ta ishin vrarë duke luftuar.Në mesin e të rënëve nga më të rinjtë ishte vajza e Hamzës,Blerina 7 vjeçare,kurse dëshmori më i moshuar i kësaj lufte,ishte Bac Shabani 74 vjeçar.
Epilogu i heroizmit të familjes Jashari:
Rifat Jashari;për mbrojtjen e Familjes dhe Atdheut në këtë luftë i kishte falur atdheut,Gruan dhe 4 fëmijët e tij nga mosha 11 deri 14 vjeçare,kurse ai me djalin e tij Muratin, Bekimin,djalin e vëllait të tij Hamzës dhe Lulëzimin djalin e Adem Jasharit,gjendeshin në Gjermani.
Hamëz Jashari; ishte vrarë në mbrojtje të shtëpisë,familjes dhe atdheut bashkë me Gruan dhe 7 fëmijët e tij,nga mosha 7 deri në moshën 20 vjeçare,derisa Djali Bekimi gjendej në Gjermani,ndërsa Vajza e vogël te dajët.
Adem Jashari; ishte vrarë i parafundit,duke ra heroikisht në pragun e derës së shtëpisë,ndërsa Gruaja e tij ishte viktima e parë e asaj lufte heroike por të pabarabartë,ku ishin vrarë edhe 2 fëmijë të tyre nga 5 fëmijët sa ata kishin.Djali Lulëzimi gjendej në Gjermani dhe dy vajzat e tij kishin qëlluar te farefisi i tyre.
Ndërsa Kushtrimi 13 vjeçar do të vdiste i fundit në fushë të mejdanit kombëtar duke i dalë ballë për ballë,në luftë armikut si një Mic Sokol i vogël,për të cilin me siguri Historia jonë duhet të shkruaj më shumë si për heroizmat e tij burrërore në moshën e tij fëminore,ashtu edhe për historinë e famshme të familjes heroike Jashari!
56 të vdekur ,të gjithë vëllezër e kushërinj të afërt të familjes Jashari
Se çfarë flijime të mëdha kërkohen për qëllime të larta,këtë më së miri e dëshmoi Familja Jashari me heroizmat e saj historike.Ajo mbi dhjetë vjet zhvilloi luftë intensive kundër terrorizmit të policisë dhe ushtrisë pushtuese të Serbisë duke u bërë shembull i qëndresës dhe pathyeshmërisë kombëtare,për të cilën ata familjarisht u flijuan,ngase për ta më e shtrenjtë ishte liria jonë kombëtare,sesa jeta nën robëri edhe pse 20 anëtarë të një familje kaq të devotshme kombëtare dhe 36 kushërinjtë e saj patriot,nuk arritën kurrë që ta përjetonin edhe vetë ata,lirinë e ëndërruar.
Kjo luftë pati vetëm një dëshmitare të shpëtuar,dhe ajo ishte vajza e vogël e Hamëz Jasharit,Besarta,e cila në mesin e gjithë atyre plumbave dhe granatave shkatërrimtare,e fshehur nën Magjen e shtëpisë,mbi të cilën Nëna e saj kishte gatuar bukën për Besartën dhe Familjen,ajo kishte shpëtuar,kurse kushëriri i sajë Bashkimi kishte mundur ti shpëtonte rrethimit.Bashkimi dhe Besarta e shpëtuar, 4 pjesëtarët e familjes që gjendeshin në Gjermani dhe 2 vajzat e Ademit që kishin qëlluar tek të afërmit e tyre,ishin 8 anëtarët e mbijetuar,nga 28 anëtarë sa kishte gjithsejtë,atëbotë Familja Jashari,nga të cilët sot pas 13 vitesh kjo Familja e ndritur është shtuar,rritur dhe gëzuar edhe me emrat e ripërtërirë të Bac-Shabanit,Hamëz dhe Adem Jasharit,të cilët,të ripërtrirë nga hiri i heroizmave historike të familjes,mu si feniksi,sigurojnë rritën e jetës së re dhe garantojnë historinë e paraardhësve të tyre heroik me shumë krenari.
Gani Qarri Cyrih 6 Mars 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gani Qarri:Lavdi veprës kombëtare të Familjes Jashari
» Xhevat Rexhaj:LETËR Z. MURAT JASHARI- PËRFAQSUES I FAMILJËS HEROIKE JASHARI
» Poezi nga martiri Ragip Jashari dhe biografi e shkurter
» Gani Qarri:ANTIGONA FAZLIU- apo Bukuroshja e Lirisë
» Gani Qarri: Ç`po ndodhë në Kosovë?
» Xhevat Rexhaj:LETËR Z. MURAT JASHARI- PËRFAQSUES I FAMILJËS HEROIKE JASHARI
» Poezi nga martiri Ragip Jashari dhe biografi e shkurter
» Gani Qarri:ANTIGONA FAZLIU- apo Bukuroshja e Lirisë
» Gani Qarri: Ç`po ndodhë në Kosovë?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi