Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reagim:Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar-ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë-Deklaratë

Shko poshtë

Reagim:Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar-ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë-Deklaratë Empty Reagim:Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar-ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë-Deklaratë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 06, 2011 8:20 pm


Reagim:Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar-ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë-Deklaratë U1_IlliricumLibertasShoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë
Deklaratë
Sh.m.a.i.k ILLYRICUM LIBERTAS –Tetovë, e pranoi me dhimbje të papërshkrueshme lajmin për aktin e tmershëm terrorist të vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjes së dy të tjerëve në Frankfurt të Gjermanisë.
Edhe më i tmershëm ishte lajmi kur e kuptuam se jetët njerëzore humbën nga dora e një qytetari të Kosovës tonë, me përkatësi etnike shqiptare.
Me këtë rast, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve, kombit vëlla dhe qeverisë mike amerikane.
Në këto momente të rënda për ju, gjithë shqiptarët janë me ju dhe pranë jush.
Kërkojmë nga MPB e Kosovës që të marë masa urgjente dhe në bashkëpunim me policinë gjermane dhe amerikane ta sqarojnë rastin në mënyrë që të mos lejohet manipulimi nga propagandat e fuqishme armiqësore në Ballkan.
Nga ana tjetër nuk mund të mos e potencojmë se qeveria e Kosovës ka dështuar plotësisht në luftimin e patologjive të ndryshme fundamentaliste që paradoksalisht e kanë përfshirë Kosovën pas çlirimit të saj.
Qeveria e Kosovës duhet te jetë e vetëdijshme se me vetë faktin e vendndodhjes së saj gjeografike në Europë, ajo e ka në dorë fatin e kombit dy milionësh europian shqiptar në Kosovë.
Ajo duhet të ndërpresë menjëherë disa projekte aspak të dobishme të bashkëpunimeve arsimore, kulturore dhe ekonomike me qeveritë teokratike të Azisë së vogël, Lindjes së mesme apo Afrikës dhe të koncentrohet në përafrimin dhe integrimin sa më të shpejtë dhe të plotë politik, ekonomik, social, arsimor dhe kulturor në Bashkimin Europian, aty ku shqiptarët e kanë vendin nga kohëra që smbahen mend.
Shpresojmë që këto akte që fyejnë vlerat dhe traditat e kombit shqiptar të mos përsëriten kurrë më.
Tetovë/Oaeneum
3.03.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi