Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:KUR PREHEN KUJTIMET

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:KUR PREHEN KUJTIMET Empty Adem Zaplluzha:KUR PREHEN KUJTIMET

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 08, 2011 8:52 pm

Adem Zaplluzha:KUR PREHEN KUJTIMET U1_AdemZaplluzha2
Adem Zaplluzha:KUR PREHEN KUJTIMET

Mbrëmë sa shumë desha
Që me këngë ta mbysin heshtjen
Por pajën e nuses
E kishin fshehur tinëzarët
Në rrënjën e dhëmbit

Kot i shkoi dikujt ndërmend
Me i shkundur këngët
Nga degët e thyera të plepit
Në përparësen e agimit
Derdhen lotët e mollës

Ti sërish je duke pritur
Lindjen e ylberit
Pse kalove këndej sot
Kur e përkundnim heshtjen
E dhembjes mes dy gurëve

Nuk çmallen lotët
Nëse kosaxhinjtë e vjeshtës
Zbresin deri te burim
Për t’ i mprehur kujtime
E kosave të ndryshkura

Adem Zaplluzha
Nga libri Hijet e Ndryshkura
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi