Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nisën bisedimet Kosovë-Serbi

Shko poshtë

Nisën bisedimet Kosovë-Serbi Empty Nisën bisedimet Kosovë-Serbi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 08, 2011 9:11 pm


Nisën bisedimet Kosovë-Serbi

Kosova dhe Serbia kanë nisur bisedimet e para që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Bisedimet në Bruksel ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian (BE) dhe do të fokusohen në çështje praktike. Prishtina shpreson që bisedimet të çojnë Beogradin që ta njohë pavarësinë e saj, të cilën Serbia e refuzon fuqimisht. Kosova është e njohur nga 75 shtete, përfshirë SHBA-të dhe shumica e vendeve të BE-së.

Nisën bisedimet Kosovë-Serbi 81edita-tahiri8

* * * * * * *

Sot fillojnë bisedimet Kosovë-Serbi

Takimi i parë i përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, që duhej të fillonte sot në orën 15:00 në Bruksel, është shtyrë për në mbrëmje, ngase delegacioni i Kosovës nuk kanë arritur të udhëtojë me kohë.

Nisën bisedimet Kosovë-Serbi Eeddiittaaaaaa

Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri nuk ka arritur të udhëtojë mbrëmë për në Bruksel, ndërsa udhëtimin i saj është shtyrë për sot, ngase Kuvendi i Kosovës të hënën mbrëma ka pasur debat rreth bisedimeve teknike me Beogradit. Mësohet se Tahiri dhe delegacioni kosovar do të nisen në orën 12:00 për në Vjenë, e më pas për në Bruksel.

Takimi i parë i drejtpërdrejtë do të fillojë rreth orës 19:00 në zyrat e ndërmjetësuesit të BE-së, Robert Cooper, ndërsa është planifikuar që këto bisedime të vazhdojnë të mërkurën në orën 10:00.

Këto bisedime po fillojnë pasi ndërmjetësuesi i BE-së, Robert Cooper arriti të përpilojë agjendën e bisedimeve me të dyja palët. SHBA-të në këto bisedim do t’i përfaqësojë zëvendëssekretari i Shtetit, Thomas Countryman.

Bisedimet në Bruksel do të ndërmjetësohen nga BE-ja dhe do të fokusohen në çështje të veçanta. Zyrtarët e BE-së thonë se fillimisht do të bisedohet çështja e lëvizjes së lirë, bashkëpunimi rajonal, lëmi i sundimit të ligjit dhe çështjet tjera praktike.

Në fund të bisedimeve të para, që do të përfundojnë të mërkurën, është paraparë që përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton të dal me një komunikatë rreth bisedimeve, ndërsa të dy palët do të japin deklarata për media.

Ndryshe, dje Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka marrë vendim për të mbështetur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Institucioni më i rëndësishëm vendimmarrës në vend ka shtyrë për të enjten votimin e dy projektrezolutave të propozuara për dhe kundër bisedimeve.

Partia Demokratike propozoi një rezolutë në mbështetje të këtyre bisedimeve, përderisa partia opozitare Vetëvendosje doli me një rezolutë kundër. ryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se i takon delegacionit të vendosë nëse do të niset në bisedime pa rezolutë nga Kuvendi. Kryeministri Hashim Thaçi e ka cilësuar dialogun si një proces të rëndësishëm dhe të domosdoshëm për Kosovën.

Deputetët opozitarë, sidomos ata të Vetvendosjes kanë qenë kundër fillimit të bisedimeve, duke potencuar se ky proces do ta largoj Kosovën nga Shqipëria duke e sjellë atë më afër Serbisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi