Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bisedimet Kosovë-Serbi

2 posters

Shko poshtë

Bisedimet Kosovë-Serbi Empty Bisedimet Kosovë-Serbi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 16, 2009 11:26 pm

Bisedimet Kosovë-Serbi Rohan-490x320



Bisedime, por jo për statusin


Nga Express më 16.02.2009 në ora 13:16

Ish-zëvendësndërmjetësi i OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan, ka deklaruar se roli i BE-së rreth çështjes së Kosovës është zbehur, për shkak se nuk ka një qëndrim të përbashkët.

Në një intervistë për BBC-në, zoti Rohan ka thënë se qëndrimi i disa vendeve të BE-së për të mos njohur pavarësinë e Kosovës e zvarrit stabilizimin e rajonit, e rrezikon vetë misionin e BE-së në Kosovë si dhe e inkurajon Serbinë në rezistencën e saj ndaj shtetit të ri të Kosovës.

Zoti Rohan ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës, një vit më parë, shënon fillimin e procesit të normalizimit dhe të stabilizimit të rajonit, që mund të marrë, sipas tij, shumë vjet. Zëvendësndërmjetësi i OKB-së për Kosovën ka thënë se bisedimet e paralajmëruara mes Kosovës e Serbisë për çështje teknike nuk kanë të bëjnë me statusin meqë ai, sipas tij, është tashmë i zgjidhur. Por, ka thënë Rohan, bisedimet për çështjet praktike mund të shënojnë një fazë të re të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Arbër Vllahiu zhvilloi një bisedë me zotin Albert Rohan, në njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe fillimisht e pyeti se si e sheh ai këtë përvjetor, çfarë është arritur deri tani?

Rohan: Mendoj se ka aspekte pozitive dhe më pak pozitive. Ajo që është pozitive është se nuk kishte një shkallë të gjërë të dhunës gjatë këtij viti. Kishte disa incidente, por asgjë shumë serioze. Nuk kishte eksod të serbëve nga Kosova, siç kishin parashikuar disa.

Parlamenti ka miratuar ligjet kushtetuese dhe të gjitha ligjet që janë paraparë me planin Ahtisaari. Institucionet kanë qenë të hapura dhe të forcuara dhe këtu kam parasysh Ministrinë e Jashtme që nuk ka ekzistuar më parë. Forca e Sigurisë është në proces të krijimit dhe mendoj se në kuadër të ndërtimit të institucioneve shumëçka është arritur.

Nga aspektet negative më duhet të përmend faktin se Kosova ende nuk është pranuar nga shumë vende dhe më e dhimbshmja e konsideroj të jetë, në veçanti, fakti se pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Mendoj se posaçërisht ky qëndrim i fundit e zvarrit stabilizimin e rajonit dhe inkurajon Serbinë në rezistencën e saj aktive ndaj shtetit të ri të Kosovës, si dhe ndaj misionit të BE-së. Kjo e vë në rrezik suksesin e misionit të BE-së. E gjithë kjo është shumë negative. Por edhe situata sociale dhe ajo ekonomike e qytetarëve të Kosovës duhet ende të përmirësohet. Mendoj se për shkaqe të kuptueshme përparimi ka qenë modest.

BBC: Kur flasim për njohjet dhe posaçërisht pasi ju përmendet këto pesë vende anëtare të BE-së, a është kjo pasojë e diplomacisë së dobët të Kosovës apo ndoshta e diplomacisë shumë aktive të Serbisë?

Rohan:
Mendoj se as njëra, as tjetra. Arsyeja është se, duke përjashtuar këtu Greqinë që gjithmonë në mënyrë tradicionale ka patur marrëdhënie të posaçme me Serbinë, të gjitha vendet e tjera kanë probleme të brendshme me grupet e pakicave ose me separatizimin, këtu marrim shembullin e Qipros, në veçanti veriun e saj, apo edhe atë të Rumanisë dhe të Sllovakisë, dhe problemet që kanë me pakicat. Pra, ato kanë arsyet e tyre që nuk kanë të bëjnë me Kosovën për të refuzuar njohjen e pavarësisë së Kosovës. Mendoj se është gabim, por këto janë arsyet dhe ato nuk kanë të bëjnë as me diplomacinë serbe dhe as me atë të Kosovës.

BBC: Pra kjo do të thotë se BE-ja nuk po e përmbush obligimin e saj në Kosovë sot?

Rohan:
Nuk mund të thuhet në atë mënyrë. Ajo që mund të thuhet është se për shkak të mungesës së një qëndrimi të përbashkët të BE-së në raport me Kosovën efektiviteti i BE-së është zbehur. Do të ishte shumë e lehtë që të luhej një rol shumë më i fortë dhe më i përcaktuar si dhe më efektiv sikur të kishte një qëndrim të përbashkët. Edhe në aspektin ndërkombëtar, roli i BE-së në këtë çështje është dobësuar nga fakti se nuk ka një qëndrim të përbashkët.

BBC: Ka zëra kritikë që thonë se edhe me pavarësimin e Kosovës gjendja në Ballkan dhe në veçanti në Kosovë nuk është stabilizuar. Këtu merret shembulli i veriut të Kosovës. Pajtoheni me këto kritika?

Rohan:
Unë e shoh pak më ndryshe. Mendoj se nuk mund të stabilizohet kjo pjesë e rajonit të Ballkanit, nga një ditë në tjetrën. Sikur të kishim një Rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ose sikur të kishte një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës rreth propozimit tonë, atëherë do të ishte shumë më lehtë dhe më shpejt. Por kështu nuk ndodhi dhe është një fakt që ne thjesht duhet ta pranojmë.

Sipas meje, shpallja e pavarësisë së Kosovës, vitin e kaluar, shënon fillimin e procesit të normalizimit dhe të stabilizimit që mund të marrë shumë vite. Por duhej të fillonte nga një pikë, sepse ajo që ndodhi në tetë vitet e kaluara ishte se problemi thjesht u la i pazgjidhur. Mendoj se me propozimin tonë dhe me shpalljen e pavarësisë, si dhe me njohjen e saj nga më shumë se 50 vende shumë të rëndësishme, ky proces ka filluar. Do të marrë kohë, por kjo eventualisht do të çojë drejt stabilizimit të të gjithë rajonit.

BBC: Ju thoni vende të rëndësishme e kanë njohur Kosovën. Ka vetëm 54 shtete që e kanë bërë këtë deri tani. Ka qenë parashikuar se shumë më shumë vende do ta bëjnë këtë në valën e parë të njohjeve. A mos ishte kjo për shkak të dobësisë së diplomacisë së Kosovës?

Rohan:
Jo! Unë nuk e di kush e kishte parashikuar këtë. Unë gjithnjë kam qenë shumë skeptik dhe asnjëherë nuk përmenda asnjë numër dhe asgjë tjetër. Ky është një vendim që merret nga vendet veç e veç. Dhe disa nga to, dhe evropianët janë më shumë të interesuar për problemin e Kosovës, sepse të tjerët në kontinentet e tjera nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë. Se do të kemi një proces të ngadalshëm dhe është dashur të pritej. Por nuk duhet të harrohet se 54 vendet në fjalë paraqesin më shumë se 60 për qind të fuqisë ekonomike të botës, pra më shumë se 60 për qind të GDP-së së botës. Këto janë vende të rëndësishme. Një nga rrjedhojat është se pavarësia është e pakthyeshme dhe kurrë nuk mund të zhbëhet. Kjo është me rëndësi për Kosovën.

BBC: Zoti Rohan a mund të jeni ju një nga diplomatët e huaj që mund të loboni për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës?

Rohan:
Unë nuk mendoj se kjo është detyra ime. Nuk mendoj se roli im është të loboj për pavarësinë e Kosovës. Kjo është detyrë e udhëheqjes së Kosovës dhe vendeve të tjera. Miqtë e Kosovës po ndihmojnë në këtë aspekt e kjo është një gjë e mirë. Por ashtu, sikurse edhe për zotin Ahtisaari dhe për veten time, nuk e shoh këtë si rol.

BBC: Zoti Rohan, t'i kthehemi planit tuaj, pra planit Ahtisaari. Ai nuk është pranuar nga serbët e Kosovës dhe as nga Beogradi zyrtar. Madje edhe misioni i EULEX-it ishte kushtëzuar nga Beogradi me një plan gjashtëpikësh të OKB-së. Besoni se plani juaj, në një mënyrë, mund të kthehet sërish në një udhëzues për Kosovën dhe për serbët e Kosovës?

Rohan:
Po ai ka qenë i tillë. Në fakt kur shpallja e pavarësisë u bë nga Parlamenti i Kosovës, ju kujtohet se ajo u bë mbi bazën e Planit Ahtisaari. Dhe ndërkohë, shumë pjesë të Planit Ahtisaari janë zbatuar. Pra, thjesht ka qenë një udhëzues. Ajo që është tragjike dhe njëkohësisht edhe ironike është se për shkak të rezistencës serbe, të gjitha ato pika që kanë të bëjnë me komunitetin serb në Kosovë, në veçanti të drejtat e komuniteteve dhe decentralizimi, nuk do të jetë e mundshme të zbatohen. Kjo sepse ka nevojë për një angazhim aktiv të atyre për të cilët janë hartuar, në këtë rast të serbëve të Kosovës. Përderisa ata nuk i shfrytëzojnë këto mundësi, të drejtat që sipas planit tonë janë parashikuar, nuk do të kenë asnjë efekt. Kjo është ironike sepse rezistenca serbe e dëmton interesin e serbëve të Kosovës.

BBC: Dhe më lejoni zoti Rohan, kur dhe si mendoni ju se Kosova dhe Serbia mund të fillojnë një marrëdhënie normale, apo një proces të pajtimit mes vete?

Rohan:
Mendoj se kjo do të marrë kohë. Sepse, qëndrimet kanë qenë aq shumë të barrikaduara, në veçanti në Beograd, sa që është shumë e vështirë që të ndryshohen. Do të jetë e nevojshme që, herët a vonë, Serbia ta pranojë realitetin. Por unë nuk kam guxim të vendos një kornizë kohore për këtë.

Autoritetet e Kosovës gjithnjë kanë thënë se janë të gatshme të diskutojnë me autoritetet në Beograd për çështjet praktike. Unë i përkrah ato dhe, nëse ju kujtohet, në Planin Ahtisaari ka pjesë që parashohin komisione të përbashkëta dhe instrumente të tjera të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Serbisë. Pra, ne i favorizojmë ato, gjithnjë përderisa është e qartë se bëhet fjalë për çështje praktike, si ndërmjet fqinjëve kudo në botë.

Këto nuk janë bisedime për statusin. Ai është zgjidhur dhe nuk mund të zhvillohen më bisedime për të. Për çështjet praktike, po. Ndoshta kjo është mënyra se si mund të fillojë një fazë bashkëpunimi ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Do të jetë në interes të të dyja palëve dhe kur të fillojë bashkëpunimi praktik, atëhere ndoshta pajtimi bëhet më i lehtë. (Marrë nga BBC)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bisedimet Kosovë-Serbi Empty Re: Bisedimet Kosovë-Serbi

Mesazh nga pimi Wed Feb 18, 2009 11:53 pm

Kosoves nuk i nevojitet asnjehere Serbia per asgje.Perendimi duhet ti beje shtypje Serbise qe ajo ta pranoje pavarsine e Kosoves jo per shkak te shqipetareve sepse atyre nuk ju duhet shume ai pranim i cili herdokurdo do te behet,pas nje,jave,nje muaji,nje viti,apo edhe pas disa viteve e dekadave.Pranimi i Kosoves nga ana e Serbise i nevojitet me se shumti serbeve te Kosoves te cilet ende jetojne ne shpresa te rrejshme se Kosova eshte Krahine autonome e Kosoves dhe Metohise.
Shqipetaret nese jane te menqur (qe nuk dyshoj se jane individualisht),kolektivisht ,pa nderhyrjen e shtetit, duhet ti bejne bojkot total mallrave dhe ekonomise serbe ashtu siq vepron ne Gjakove firma tregetare "Nertili"me pronar Lulezim Zeka ne te cilin nuk gjindet as edhe nje mall serb.Edhe medikamente nuk duhet te marrim nga serbet e lere me uje mineral,biskota,apo qipsa.
Izraelitet edhe sot e kesaj dite nuk marrin mallra gjermane...?!

pimi

Numri i postimeve : 13
Age : 70
Registration date : 14/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bisedimet Kosovë-Serbi Empty Re: Bisedimet Kosovë-Serbi

Mesazh nga pimi Thu Feb 19, 2009 12:01 am

Propozoj qe te hapet nje teme rreth bojkotimit te mallrave serbe ne Kosove.

pimi

Numri i postimeve : 13
Age : 70
Registration date : 14/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bisedimet Kosovë-Serbi Empty Re: Bisedimet Kosovë-Serbi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 20, 2009 7:04 pm

Bisedimet Kosovë-Serbi Sarkozy-490x320



Sarkozy: Pavarësia është e pakthyeshme


Nga Express më 20.02.2009 në ora 15:27

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy, ka thënë se pavarësia e Kosovës tashmë është njohur prej shumicës dërmuese të shteteve evropiane dhe është e pakthyeshme.

Në një mesazh urimi dërguar Presidentit Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrit Hashim Thaçi, me rastin e përvjetorit të parë të Pavarësisë së Kosovës, Sarkozy ka thënë se deklarata e pavarësisë e 17 shkurtit 2008 ka hapur një etapë të re drejt paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

“Kosova feston sot ditëlindjen e parë të pavarësisë së saj. Dëshiroj që në këtë ditë të veçantë t’ju adresoj, në emrin tim dhe në emrin e popullit francez, të gjitha urimet e mia”, thuhet në mesazhin e Presidenti francez.

“Kosova i ka treguar tërë botës se mund t’i dilte ballë sfidës së pavarësisë dhe të krijojë një shtet të ri, ku çdo bashkësi do ta kishte vendin e vet, ku normat dhe vlerat evropiane do të ishin njëkohësisht një qëllim dhe një kornizë aksioni. Kushtetuta të cilën e keni adoptuar më 15 qershor 2008 dhe ligjet e votuara që nga ajo kohë nga Parlamenti kosovar e dëshmojnë edhe vetë këtë gjë”, ka thënë ai.
Presidenti francez ka thënë se e di që mund të llogarisë në aksionin e kosovarëve të vendosur për t’i vënë rrënjët e Kosovës, me tërë larminë e saj, në gjirin e Europës.

“E çmoj vullnetin tuaj për të punuar për bashkimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe funksionimin e dialogut. Për të fashuar plagët e së kaluarës, pajtimi në mes të Serbisë dhe Kosovës, sikur dikur ai në mes të Francës dhe Gjermanisë, është i domosdoshëm. Vetëm ai pajtim do t’i mundësojë Kosovës dhe Serbisë të punojnë në një të ardhme të përbashkët që i pret në gjirin e Bashkësisë Evropiane. Sikurse tërë Evropës, Kosovës i duhet ndër të tjera që të përballojë sfidat ekonomike dhe sociale, dhe t’i sigurojë popullatës së vet një nivel zhvillimi adekuat”, thuhet në mesazhin e Presidentit francezë, të cilin e përcjell Presidenca.

Sarkozy është zotuar se Franca do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës në të gjitha sfidat.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bisedimet Kosovë-Serbi Empty Re: Bisedimet Kosovë-Serbi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 20, 2009 7:06 pm

Bisedimet Kosovë-Serbi Lavrov28-490x320


Lavrov i përgjigjet Thaçit: Rusia s’ka ndryshuar qëndrim


Nga Express më 20.02.2009 në ora 11:48

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të premten se Rusia nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket çështjes së Kosovës dhe se ende mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

“Sa i përket problemi të Kosovës, në ende qëndrojmë tek rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Po ashtu, nuk jemi tërhequr nga pozitat e përkrahjes se Serbisë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj”, ka thënë Lavrov në një konferencë për shtyp, pasi ka biseduar me ministrin e Jashtëm serb, Vuk Jeremic.

Sikur transmeton Ria Novosti, kryediplomati rus ka përgënjeshtruar Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka thënë se edhe Rusia do të njohë Kosovën e pavarur.

“Besoj se Thaçi është konfuz me dëshirat dhe realitetin ku jeton... Thaçi nuk ka kompetencë për të bërë një deklaratë të tillë për Federatën Ruse”, ka thënë Lavrov.

Në një intervistë për gazetën beogradase “Politika”, Thaçi ka parashikuar se Rusia do të përkrahë proceset pozitive në Kosovë dhe do ta njohë pavarësinë e saj në të ardhmen e afërt.

Kryeministri i Kosovës ka deklaruar se pikëpamjet e liderëve të Moskës janë në përputhshmëri me planin e Ahtissarit, i cili e shpuri Kosovën drejt pavarësisë. “Qeveria ruse ka qenë shumë aktive në proceset këtu. Autoritetet zyrtare të Moskës do ta njohin pavarësinë e Kosovës”.

Sipas tij, kjo njohje do të mund të përshpejtohej nëse Kosova e pavarur do të njihej nga Serbia. Por ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që republika e re, që sapo ka mbushur një vit, të njihet nga Rusia para se të njihet nga Serbia.

Kryeministri kosovar në këtë intervistë ka theksuar se pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshëm dhe se nuk ka asnjë forcë që mund ta ndalë këtë proces.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bisedimet Kosovë-Serbi Empty Re: Bisedimet Kosovë-Serbi

Mesazh nga pimi Sat Feb 21, 2009 5:44 pm

Zoti Lavrov duhet te di se Kosova nuk eshte"republike "sovjetike e as pokrajine serbe por eshte Shtet i pavarur dhe sovran i pranuar nga fuqite me te medha ekonomike,politike dhe ushtarake.
Zoti Lavrov dhe kelyshi Jeremic duhet te dijne se serbet ,si te gjithe sllavet tjere ,jane te ardhur ne tokat ilire prej stepeve ruse, dhe heret a vone nuk kane qare pa e pranuar Republiken e Kosoves,ahtu siq ka thene kryeministri Thaqi dhe presidenti Sejdiu.
Kjo eshte vetem realiteti i fazes se pare,ndersa realiteti i se ardhmes jo shume te larget eshte edhe pranimi i Shqiperise ne kufijte e saj te natyrshem,ku shqipetaret dhe te tjeret do te jene fuqi politike,ekonomike,kulturore,sportive dhe ushtarake.Dalengadale do te adaptohen te gjithe fqinjet,dashanires apo dashakeqes.

pimi

Numri i postimeve : 13
Age : 70
Registration date : 14/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bisedimet Kosovë-Serbi Empty Re: Bisedimet Kosovë-Serbi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi