Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hasan Bonjaku:Gëzuar Ditën Kombëtare të Mësuesit 7 Mars!

Shko poshtë

Hasan Bonjaku:Gëzuar Ditën Kombëtare të Mësuesit 7 Mars! Empty Hasan Bonjaku:Gëzuar Ditën Kombëtare të Mësuesit 7 Mars!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 08, 2011 9:52 pm

Hasan Bonjaku:Gëzuar Ditën Kombëtare të Mësuesit 7 Mars! Thumbnail
Hasan Bonjaku

Gëzuar Ditën Kombëtare të Mësuesit 7 Mars!

Këtu punohet në : mësim, edukim, shkencë, atdhetari, punë dhe dëfrim.
Kështu meriton ta quajmë këtë takim të bukur festiv.
I nderuar Kryetar i Komunës Qendër Vlorë, Z. Fredo Berberi!
I nderuar Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore Kanina, Z. Imer Yzeiri!
Të nderuar mësues në pension dhe aktualisht në proces mësimor.
Të dashur nxënës dhe prindër!
Miq dhe të ftuar, mirë se keni ardhur në këtë ditë të veçantë për shkollën tonë.


Detyra e mësuesit ose e prindit të dytë, është sa e vështirë e me shumë përgjegjësi, edhe po aq fisnike. Këtë 7 mars e quaj vërtet të veçantë për ne mësuesët dhe nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Rrapo Hasimi, sepse kujtojmë me respekt dhe mirënjohje, hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887. Njëkohësisht ndihemi të privilegjuar sepse në rrethin e Vlorës, Kanina e lashtësisë, Kanina e historisë dhe e kulturës, çeli të parën shkollë shqipe në tetor të vitit 1908 gati 3 muaj para Kongresit të Manastirit.

Nuk ka banor Kanine që nuk i di përpjekjet e bijëve të kësaj kështjelle për mësimin e gjuhës shqipe. Abetaret shqipe të Naum Veqil Harxhit dhe Kostandin Kristoforidhit, i sillnin nga Stambolli djemtë që studionin jashtë. Dhe këta nuk ishin pak. Deri në prag të luftës së II-të Botërore ishin 35 djem Kanine me arsim të lartë. Këta atdhetarë hapën odat klasa, nga një në çdo lagje, ku djemtë dhe vajzat mësonin gjuhën e ëmbël shqipe.

Në këtë ditë të bukur ne shprehim mirënjohje dhe nderim në kujtim të atyre mësuesve që edukuan breza të tërë dhe sot nuk janë më midis nesh.

Sot me nderim kujtojmë mësuesin e parë Mustafa RamadanBega, si dhe Faslli Jahon, Fejzi Hoxhollin. Më pas nderojmë dhjetëra mësues, si Sabaudin, Petrite e Avdul Kapllani; Ptoleme Bega, Fejzi, Miriana e Vilsona Besho, Neshet Madhi, Meleq Kapllani, Bujar Osmëni, Shkëlqim Halili e shumë të tjerë, si dhe ata mësues që vazhdojnë të japin mësim.

Ne krenohemi se shteti demokratik na ka dhuruar një godinë të parametrave bashkëkohor, të cilën ne e kemi shndërruar në një model për shkollat e tjera. Nëse dikush që ka qenë në shtator, do të rikthehet sot në shkollën tonë, do të shohë ndryshime kolosale, fal punës sonë dhe sidomos të nxënësve. Unë me këtë rast, në emrin tim personal si drejtor i këtij Tempulli të Dijes, në emër të 12 kolegëve që japin mësim, si dhe të 160 nxënësve, falenderoj për ndihmën financiare të biznesmenve të Kaninës, Kryetarin e Komunës z. Fredo Berberi, institucionet e ndryshme shtetërore, prindërit që kanë dhënë ndihmën e tyre modeste si dhe punën e palodhur të nxënësve të mrekullueshëm që ka Kanina.

Ne krenohemi për arritjet tona në fushën e edukimit dhe shkencës. Veç klasave komode, gjithë ajër dhe dritë, Laboratorit të kimisë tejet modern, Këndit sportiv, paisjes së nxënësve me kostume dhe me stemën e shkollës, rregullin dhe disiplinën gjatë kohës së mësimit dhe në rrugë, zbatimit të programeve mësimore në nivele të larta, do t’u dhurojmë nxënësve brenda pak kohësh, edhe laboratorin e fizikës. Edhe pse e kemi ndryshuar pamjen e jashtme të oborrit, ne premtojmë se do ta shndërrojmë në një kopsht, ku të dëshirojnë të vijnë edhe nxënës që nuk jetojnë në Kaninë.

Sigla jonë është: Këtu punohet në :mësim, edukim, shkencë, punë dhe dëfrim. Ejani me ne dhe bëni si ne! Kur ekziston dëshira e mirë, puna ecën mbarë.

Talentin artistik të nxënësve ne e treguam kur, në pak javë ngritëm grupin artistik me 24 artist të vegjël. Për këtë falenderojmëkoreografin, aktorin dhe regjisorin z, Fitim Haxhiraj, i cili edhe pse i moshuar, ngjitet çdo ditë në Kaninë për të punuar me grupin artistik. Jam i bindur se me këtë punë, artistët e shkollës sonë, do të përfaqësojnë sot shkollën dhe nesër Kaninën, jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit!

Të dashur Prindër! Ju përgëzoj për fëmijët e mrekullueshëm që keni rritur. Me ta duhet të krenoheni ju, ne dhe Kanina! Mos kurseni asgjë për arsimimin e tyre. Ata janë e nesërmja e afërt dhe e largët e Kaninës dhe vendit tonë.

Të nderuar mësues, Gëzuar Festën e 7 Marsit!

Të nderuar pjesëmarrës! Fëmijët e shkollës sonë kanë në shtëpitë e tyre: gjyshet, nënat, motrat apo hallat, të cilat nesër kanë ditën e tyre! Ju urojmë gjithë Grave të Kaninës dhe të të gjithë Shqipërisë:

Gëzuar ditën e 8 Marsit!
Ju faleminderit!




Dërgoi për shtyp Vihelme Vranari Haxhiraj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi