Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ibrahim Egriu:Të gjithë mësueseve anë e kand botës, në Illyri e Diasporë : -Gëzuar 7 Marsin, Diten e Mësuesit!

Shko poshtë

Ibrahim Egriu:Të gjithë mësueseve anë e kand botës, në Illyri e Diasporë : -Gëzuar 7 Marsin, Diten e Mësuesit! Empty Ibrahim Egriu:Të gjithë mësueseve anë e kand botës, në Illyri e Diasporë : -Gëzuar 7 Marsin, Diten e Mësuesit!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 08, 2011 1:11 am

Ibrahim Egriu:Të gjithë mësueseve anë e kand botës, në Illyri e Diasporë : -Gëzuar 7 Marsin, Diten e Mësuesit! 41497_1602953533_3356_n

Ibrahim Egriu:Të gjithë mësueseve anë e kand botës, në Illyri e Diasporë : -Gëzuar 7 Marsin, Diten e Mësuesit!

I perkujtojmë pishtarët e arsimit!

S’ mundem te anashkaloj pa i përkujtuar mësuesit e dashur: z. Abdiun, z. Emin Pustina, z. Bedri Kycyku, dhe shumë mësues e pedagogë të tjerë që s’ gjënden në mesin tonë e që kanë lënë gjurmë të thella në zhvillimin e proçesit arsimor dhe edukativ, duke nxjerrë në dritë shumë gjenerata anë e kand trojeve iliriane.

Nga mësuesi im mësova shumëçka në jetë. 15 (pesëmbëdhjetë) vitet e fundit të jetës së tij i kaluam se bashku me të dhe mësuesin, Dalip Bellçishta, poashtu i ndjere. Prej z. Abdiut e merrja literaturën e ndaluar nga pushteti i atëhershëm sllavo - komunist dhe, po prej tij, thitha nektarin e atdhedashurisë.
Mbi të gjitha e deshte kombin dhe atdheun. Shpesh herë më thoshte; -IMI,i vetmi djalë-Besniku të flijohet per atdhe, nuk më dhimset ! Pra, z. Abdiu ishte ai qe me frymezoi e me dha shtytje që me tërë qenien kryejë ca shërbime “të vogla” për popullin tim të shtypur e shumevuajtur. Pra, unë shpesh herë kam deklaruar, asgjë s’kam punuar, asgjë s’kam vepruar dhe te gjitha meritat i takojne mesuesit tim shume te dashur z. Abdiut. Gjate pergatitjes se lajmeve për radio-emisionin”Zeri i Kosoves” -Suedi dhe SH B A, gjatë diteve te shtuna, te diela e te hëna, duke shkruar nga 30-40 faqe me makine shkrimi e duke pirë vetem kafe e cigare, shpesh here e permendja z. Abdiun
duke thene:-Ja z. Abdi, porosine Tuaj jam duke ta plotesuar! Mos harroj pa përmend dhe mikun, mesuesin dhe pishtarin e arsimit te Gostivarit, z. Sefer Selimi, i cili me nxiti qe patjeter t’i kryej studimet univerzitare, ndaj dhe per kete i jam mirenjohes z. Sefer e jo vetes sime.Lavdi ! Lavdi o Sefer!
Meqë eshte fjala per kremten e 7 Marsit, do e permendi dhe nje shembëll me konkret gjatë kohes se qendrimit ne Zvicer:Mesuesi im lengonte nga nje semundje te pasherueshme ne lukth. Une s’mundesha te kthehem ne Diber,nje miku im nga Kosova-Hamzë Fejza, kushëriri i Shkurtes, udhetonte per Kosove, kurse une iu luta poqe se ka mundesi te shkoje deri ne Diber, te më sjellën një kufer me ca materiale te nevojshem dhe ne nderkohe t’i ben nje vizite z. Abdiut. Ai, si perçudi nuk me premtoi se do shkoje me siguri, por me tha te shohe se si do me vijne punet. Ai, shkoi dhe, jo vetem qe ma solli kuverin, por i kish bere vizite dhe z. Abdiut. Ja se si e pershkroi takimin me
mesuesin tim:
Bashkeshortja e tij dhe djali, porsa i treguan se ka ardhur nje mik i IMIT, kosovar qe punon ne Zvicer, menjherit siç ishte i shtrire ia brofi ne kembe dhe, me denese duke qa me tha:-Eja o te qafoj sepse sot ketu me ka ardhur Imi. U habita tha Hamza se ç’bënte per Ty dhe per z-jen Meskë. Mandej, pasi pyeti holle e gjate rreth halleve, nxorri nje foto qe e mbante nen jastëk e me tha:
A e sheh kete fotografi, ketu eshte Imi dhe Meska, me to dhe kujtimet e tyre jetoj dhe me to do te vdes! S’ia harroj dhe yzmetin (sherbimin) qe ma ka bere Meska vite me radhe sa here qe shkoja per vizite tek Ibrahimi.
U ndame me lote ne sy, tha Hamza dhe ate burr aq te mençur, aq atdhetar, aq mikeprites e aq trim kurrë s’do ta harroj.
Ne fund, miq te mi me te afer e me te dashur, per nder te 7 Marsit, Dites se Mesuesit, ne shenje kujtimi e respekti, jua dhuroj kete foto, dalur me z. Abdi Begu-Haxhiu, mesuesin dhe njeriun me te dashur ne jetë dhe pa të jeta me duket e shkretë . Lajmin per vdekjen e tij ne Zvicer, e pranova porsi rufe nga qielli dhe sinqerisht: “Nuk ka pasuri me te madhe ne bote se miku i mire.
Pa miq bota eshte e shkrete !
Lavdi vepres se tij dhe shpirti le t’i prehet plot drite!
Me dashuri e respekt te perjetshem:-Imi e Meska me familje
Suedi-Malmö, më 7 mars 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi